E martë, 24/12/2024, 18:52
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Dua t’ju bëj disa pyetje
Pyetja:

Përshëndetje!
Përshëndetje nga Shkupi dhe urime për punën qe po beni! Lexova disa nga përgjigjet qe keni dhënë dhe ndjehem shumë e kënaqur me mënyrën e argumentimit te tyre. Prandaj dua t’ju bëj disa pyetje, me padurimin për të marrë përgjigjet e tyre.

1. Çfarë mund të më tregoni për leximin e Kuranit për të vdekurit si në gjuhën arabe, ashtu edhe në gjuhën shqipe? A ka më pak sevap nëse lexohet në shqip dhe pse, kur kihet parasysh se në shqip edhe e kupton përmbajtjen?
2. Ka një muaj që më ka vdekur një kushëri dhe nusja e tij nuk di të lexojë në gjuhen arabe, por i lexon vazhdimisht Jasinë burrit të vet në gjuhën arabe, por të transkriptuar në shqip, me shkronja shqipe. I kishin thënë se kjo i ul vlerën Jasinit dhe se më mirë ishte ajo të paguajë dikë që di të lexojë arabisht për t’i kënduar Jasin apo çfarë të dojë ajo për burrin e vet. Desha të di sa është e vërtetë kjo?

Ju faleminderit shumë! Zoti jua shpërbleftë!

Përgjigja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Edhe ne ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë mirëseardhje në faqe, lusim Allahun e Lartësuar t’ju shtoj interesimin për dituri dhe krahas kësaj edhe veprat!

Çështja për të cilën ju pyesni është një nga çështjet mjaftë delikate, posaçërisht për trojet tona.

Me këtë rast nuk do të japim përgjigje, por vetëm dëshirojmë t`ju bëjmë me dije se së shpejti do të publikohet një studim në rubrikën e temave të fikut, ku do të trajtohet kjo çështje detajisht. Prandaj ne nuk do të nxitojmë në cekjen e qëndrimit përfundimtar të kësaj çështjeje, vetëm pas përfundimit të studimit.

Mendojmë se rinia islame shqiptare ka nevojë për ngritje dhe tejkalim të barrierave me të cilat është duke u ballafaquar. Dhe forma më e qëlluar në këtë është dija e mirëfilltë e bazuar, larg nga anshmëria dhe favoritizmi i padrejtë.  

Leximi i Kuranit për të vdekurit është një çështje për të cilën dijetarët tanë të nderuar e kanë trajtuar në përgjithësi, pothuajse të gjitha librat voluminoz të fikhut flasin për këtë pikë duke shpjeguar qëndrimet e fukahave, mendimet e tyre, normalisht edhe argumentet në të cilat ata ulema (dijetarë) ndërtojnë konkluzionet e tyre.

Të trajtohet kjo çështje në formë që lexuesi shqiptar të kuptojë qëndrimet e këtyre ulemave, argumentet me të cilat janë mbështetur dhe metodat me të cilat këta ulema debatojnë, duke respektuar mendimin e kundërt, duke larguar nga vetja fanatizmin, pasimin e verbër, nënvlerësimin e njëri-tjetrit, të gjitha këto ndikojnë që të ngremë edhe tek ne kulturën e mospajtimit, largimin e pasimit të verbër, fanatizmin në qëndrime dhe arrogancën, e cila është prezent te rinia jonë.

Prandaj ne kemi zgjedhur këtë metodë në trajtimin e çështjeve. Pa dyshim, trajtimi i çështjeve të ndryshme të fesë në këtë formë ngrenë një vetëdijesim te muslimanët, posaçërisht te rinia islame, pasi ata me këtë formë të njohjes, arrijnë ta kuptojnë vlerën e shkencave islame dhe dijetarëve, të cilët kanë lënë pas vete dije të shumta, thesare të çmuara, për të cilat ia vlen të krenohet dhe nëpërmjet të cilave duhet të japë mundin t’i kthej umetit të tij krenarinë, e mos të kërkoj krenari, përparim dhe avancim në gjërat të cilat i serviren atij nga armiqtë.   

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/10/2009)
Klikime: 580 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024