E hënë, 23/12/2024, 12:59
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Dua të pendohem dhe të kthehem në Islam
Pyetja:

Desha t’ju bëj një pyetje shumë të rëndësishme dhe desha përgjigje sa më shpejt, një përgjigje të gjatë dhe të kuptueshme. Kam qenë në Islam 2 vjet, me besim të fortë, etj., etj.. Por më pas desha t’i bëja daua shokëve të mi (por edhe sikur më pëlqeu ndenjja me ta), më pas më filluan vesveset në abdest, në gusul, në nijet etj., besimi vazhdonte të më binte, shoqëria më tërhiqte, fillova t’i fal namazet në shtëpi në një moment (në darkë 2-3 namaze përnjëherësh), më vinte zor kur takoja muslimanë me mjekër...etj., etj., derisa u largova nga feja islame. Kam 5 vjet që jam larguar, por me mendje që do të kthehesha një ditë. Tani jetoj larg Shqipërisë, në një vend që nuk ka as xhami as muslimanë dhe kam dëshirë që të kthehem në Islam, por mendoj se e kuptoni se në ç’rrethana jetoj. Që të kthehem në Shqipëri kam frikë nga varfëria etj., se jam dhe pa letra. Këtu ku jetoj lexoj rreth fesë nëpërmjet kompjuterit, por zemrën e kam gur të fortë dhe namaz nuk fal. Them se u largova nga feja më shumë nga vesveset e shumta që kisha (kam akoma rreth fesë), se shoqërisë edhe mund t’i shmangesha. Shkurt desha një përgjigje se tani s’di ç’të bëj, dua që të pendohem dhe të kthehem, por mendoj se e kuptoni se në ç’gjendje jam. Jetoj në një ishull grek.


Përgjigjja:

   Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
   Vëlla i nderuar, të urojmë mirëseardhjen në faqen tonë. Vërtet ndihemi të nderuar dhe të privilegjuar nga letra jote dhe për besimin që ke te ne.
Njeriu i cili shijon ëmbëlsinë e një gjendjeje e ka të vështirë ta harrojë atë dhe nuk ka më keq se të privohemi nga një gjë të cilën e kemi poseduar më herët. Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotë: “Allahume ini eudhu bike minel hauri badel keur” (O Zoti im më mbroj nga zhgënjimi pas suksesit”, do të thotë privimit pas suksesit dhe mirësisë).
   Humbja e besimit tek Allahu i Lartësuar, pasi ka qenë në udhëzim të saktë, për njeriun është një humbje e cila nuk krahasohet as me humbjen e më të dashurve, të familjes, të pasurisë dhe të çdo gjëje e cila mund të ishte me vlerë në syrin e njeriut. Kjo është kështu për shkak se kjo humbje çon në kuptimin jo të drejtë të jetës së kësaj bote dhe në shkatërrim në botën tjetër, atëherë kur njerëzit do të ikin nga më të dashurit e tyre dhe shpresa e vetme e secilit do të jetë të shpëtojë veten duke mos u interesuar për të tjerët. Gjendja në këtë ditë (Dita e Gjykimit) do të jetë shumë e vështirë dhe e rëndë për çdo njeri, është ditë në të cilën edhe të Dërguarit do të thonë “Vetja ime, vetja ime”, e të mos flasim për njerëzit e thjeshtë sikurse ne, që kemi grumbulluar mëkate vetëm Allahu e di se sa.
   Për këtë ditë Allahu i Lartësuar thotë: “Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet. Prej nënës dhe prej babait të vet. Prej gruas dhe prej fëmijëve të vet. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet.” (Abese, 34-37)
   Kështu do të jetë gjendja e të gjithëve para se ta kuptojnë se çfarë do të bëhet me ta, ndërsa kur të përfundojë gjykimi dhe secili njeri do ta ketë të qartë vendin e tij, atëherë jobesimtari do të shpresonte të shndërrohej në dhe (tokë) e mos të ekzistonte fare, vetëm që t`i shpëtonte dënimit që e pret. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne ua tërhoqëm juve vërejtjen për një dënim të afërt (Ditën e Gjykimit), në ditën kur njeriu shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari (kafiri) thotë: “Ah, vaj për mua, sikur të isha dhe!” (Nebe, 40)
   Prandaj, vëlla i nderuar, të rikujtoj të mendosh pak më mirë për këto gjëra dhe të mendosh më mirë rreth gjendjes sate. Çfarë të pengon t`i kthehesh Zotit tënd dhe të kërkosh falje prej Tij? Çfarë kënaqësie shijon nga kjo botë, po të ishte e tëra e jotja, e cila në krahasim me botën tjetër dhe kënaqësitë e saj nuk arrin sa vlera e një thërrmije? Kjo është kështu nëse do të posedoje tërë botën, por cila është gjendja jonë dhe me çka joshen njerëzit kur nuk posedojnë as gjërat elementare të jetesës?
   Dëgjo çfarë tregon i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, rreth vlerës së kënaqësive të kësaj bote në krahasim me botën tjetër dhe të vështirësive të kësaj bote në krahasim me dënimin e botës tjetër. Shënon Muslimi në koleksionin e tij nga Enes ibën Maliku, se Muhamedi salallahu alejhi ue selem tregon për Ditën e Gjykimit, se si do të thirret njeriu që kishte qenë më i lumturi, më i pasuri dhe më i begaturi i kësaj bote dhe urdhërohet që të futet në xhehenem një moment dhe të shijojë zjarrin e xhehenemit vetëm pak. Pas kësaj ai nxirret dhe do të pyetet: “O biri i Ademit! A të kujtohet ndonjë e mirë dhe kënaqësi që ke shijuar ndonjëherë?” Ai do të betohet: “Vallahi, o Zoti im, nuk kam shijuar asnjë të mirë kurrë!” Gjithashtu thirret edhe njeriu më i përvuajtur në këtë botë dhe urdhërohet të futet një moment në xhenet. Pastaj nxirret dhe pyetet: “O biri i Ademit, a ke përjetuar ndonjëherë ndonjë vuajtje, a ke kaluar ndonjëherë ndonjë fatkeqësi”? Ai betohet: “Vallahi, o Zoti im, nuk kam pasur asnjëherë asnjë vuajtje dhe nuk kam përjetuar asnjë fatkeqësi kurrë!”
   Kështu është vlera e kënaqësive të kësaj bote dhe e vështirësive që përjetojmë në krahasim me botën tjetër dhe gjërat me të cilat do të ballafaqohet njeriu atje.
   Vëlla i nderuar! Është e mundur që këto gjëra të na duken të largëta për të ndodhur, por paramendo madhërinë e Krijuesit tonë, i cili na bëri prej asgjëje, prandaj mos të mashtrohemi me shpresa të kota dhe mendime shterpë, të cilat vetëm na bëjnë që të sillemi rreth gjërave të njëjta, fundi i të cilave është zero dhe humbje për ne.
   Paramendo fuqinë e Zotit tënd, i Cili ka në dorë çdo gjë dhe nuk ndodh asnjë veprim vetëm se me dijen e Tij. Pastaj paramendo fundin tënd, se çfarë do të ndodhë me ty kur ta përfundosh këtë botë dhe se sa ia vlen të kënaqemi dhe të dëfrehemi pas kënaqësive të kësaj bote duke e hidhëruar Allahun e Lartësuar, kur fundi i tyre është shkatërrim dhe humbje.
   Dëgjo se çfarë thotë Allahu i Lartësuar: “Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer, e llomitur...” (Hadid, 20)
   Vëlla i nderuar, mos e paramendo Islamin si një gjë të mbushur me obligime dhe ndalesa dhe asgjë tjetër. Dije se edhe ata që janë më së largu nga feja dhe besimi bëjnë thirrje për ligje dhe për vete vendosin ligje dhe ndalesa, pasi kjo është e vetmja mënyrë e funksionimit dhe e sistemimit të jetës në këtë botë. Por dallimi ynë nga këta është se ne për vënës dhe përpilues të ligjeve kemi zgjedhur Krijuesin tonë, i Cili e di më së miri se çfarë është e dobishme dhe e dëmshme për ne. Kurse ata për përpilues të ligjeve dhe të ndalesave kanë zgjedhur epshin e tyre dhe njerëzit të cilën peshojnë vetëm me peshoren e mendjes së tyre. Prandaj mendo kush do të fitojë nga këta?
   Vëllai im, të thërras me brendësinë e dashurisë vëllazërore që ndiej për ty, që në atë moment që të arrin kjo letër të ndalesh dhe të mendosh mirë. Çfarë përfitove gjatë këtyre 5 viteve në mëkat dhe hutim? Si do të ishte gjendja jote po të të vinte vdekja gjatë kësaj kohe dhe kush do të të ndihmonte? Kthehu te Krijuesi yt dhe që në këtë moment këndellu dhe mos iu nënshtro neglizhimit dhe hutimit që të kaplon sa herë që mendon kthimin tek Ai. Dije se kjo është nga shejtani, i cili të vendos pengesa, të cilat në esencë (edhe pse i sheh ti shumë të mëdha) nuk janë vetëm se dinakëri dhe hapa që ti je duke i pasuar.
   Kurse sa u përket mëkateve, dije se nuk ka njeri në këtë botë që nuk mëkaton, por i shpëtuari është ai i cili i dorëzohet Zotit të tij dhe i kërkon falje. Dëgjo çfarë thotë Allahu i Lartësuar për faljen e mëkateve, edhe nëse janë të shumtë sa malet: “Thuaj: O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet, Ai është që shumë fal dhe është mëshirues.” (Zumer, 53)
   Plotësisht është e kuptueshme edhe gjendja jote e vetmuar atje dhe kjo të bën që të mos jesh i vendosur në vetvete. Ne nuk dëshirojmë të japim këshilla të caktuara, se çfarë të veprosh, pa i pasur parasysh të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me ty. Por themi se ti je ai i cili duhet të mendojë dhe të planifikojë për veten e tij saktë se ç'është më mirë për ty. Nëse vepron në bazë të kësaj, e ke parasysh dobinë tënde dhe mbështetesh te Allahu i Lartësuar, atëherë të jesh i bindur se ajo që vendos do të jetë e mirë për ty, pasi për mbështetës ke marrë Allahun e Lartësuar, në dorën e të Cilit është çdo gjë.
   Në fund, bëjmë lutje tek Allahu i Lartësuar të të hapë rrugën e udhëzimit dhe të faljes dhe të të bëjë nga ata që i kthehen Atij, të mbron nga devijimi dhe hutimi. Amin!
 

Me respekt vëllai juaj
Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (13/09/2009)
Klikime: 758 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024