E enjte, 28/03/2024, 18:27
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

DR. ROLF BARON EHRENFELS

DR. ROLF BARON EHRENFELS
shkencëtar, antropolog (Austri)
 
Dr. Rolf Baron Ehrenfels rrjedh prej një familje shumë të njohur austriake. Është djalë i vetëm i shkencëtarit të madh Baron Hristian Ehrenfelsit, themeluesit të Psikologjisë Moderne Strukturore në Austri, (Modern Structural (Gestalt) Psychology). Që në fëmijëri, Rolf Ehrenfrlsi kishte simpati të përgjithshme e dashuri të veçantë për Orientin, sidomos për Botën islame! Motra e tij, poetja e njohur Imma von Bodmershof, e përshkruan këtë simpati e dashuri të vëllait për Orientin dhe Islamin në librin “Islamic Literature”, botuar në gjuhën angleze më 1953, në Lahore, Pakistan.
Në moshë të re Rolf Ehrenfrlsi i bëri vizitë Ballkanit dhe kudo që shkonte hynte edhe nëpër xhami e falej me besimtarët myslimanë edhe pse ishte krishterë! “Ngado që shkoja”, siç shkruan ai më vonë në kujtimet e veta, “myslimanët e Ballkanit (ndër ta i përmend edhe shqiptarët), më bënin pritje të përzemërt. Kjo më la përshtypje të thellë, ma shtoi edhe më tepër dashurinë për Fenë Islame, për myslimanët ...” Nuk shkoi kohë e gjatë edhe vet u bë mysliman, e përqafoi Fenë Islame dhe e ndërroi emrin që e kishte aq të njohur ...! E zgjodhi emrin Ummer.
Ummer Ehrenfrls, tani me emrin e ri mysliman shkoi në Nënkontinentin Indo-Pakistanez, me qëllim të veçantë: t’i hulumtoj çështjet, problemet kulturore-historike që kanë lidhshmëri me statusin dhe pozitën e femrës në shoqëri. Pas këtyre studimeve e hulumtimeve, kthehet në Austri dhe po aty i kryen specializimet në antropologji. Universiteti i Oxfordit ia botoi librin e parë me titull: “Studime Antropologjike në Indi”.
 
Dr. Ummer Ehrenfrlsi pas disa viteve kthehet përsëri në Indi dhe vendoset në qytetin Hajdarabad, ku e vazhdoi kontributin e tij në fushën e antropologjisë, i ndihmuar në hulumtime të ndryshme nga Fondacioni “wener-Gern Foundation” i Nju Jorkut.
Vite me radhë dr. Ummeri ka qenë drejtor i Departamentit Antropologjik në Universitetin e Madrasit, ku veprimtaria e tij origjinalen fushën sociale-kulturore-antropologjike është shpërblyer me medalje të artë nga “Royal Asiatic of Bengali”, (Shoqata Mbretërore Aziatike e Bengalit).
Ka publikuar dy vëllime të njohura në rrethet shkencore “General Anthropology”, Delhi, 1941, e po ashtu ka botuar edhe shumë vepra të tjera shkencore, fetare-islame etj.
Por, për ç’arsye vallë, ky emër kaq i njohur dhe me karrierë të shkëlqyeshme u bë mysliman dhe e pranoi Fenë Islame?
Dr Ummer Ehrenfrls deklaron: “Mësimet Islame janë vazhdimësi e zbulimeve Hyjnore. Të gjitha religjionet e mëdha rrjedhin prej një burimi. Pejgamberët e përgatitën njerëzimin për paqe dhe dëshmuan se mësimet dhe porositë e tyre nuk ishin veçse Frymëzime Hyjnore. Pranimi i tyre do të thotë se je kërkues i dashurisë, gjurmues i së Vërtetës Hyjnore.”
Termi “Islam” në thelb ka kuptimin paqe, bindje, nënshtrim ndaj vullnetit të Zotit. Historikisht, Feja Islame është feja e fundit prej feve të mëdha botërore në planetin tonë. Pejgamberi Muhammed (a.s.) është Lajmëtari i fundit prej të dërguarve të zgjedhur të Allahut të Madhërishëm.
Pranimi i Fesë Islame nga pjesëtarët e feve tjera nuk do të thotë mohim i fesë së tyre, por vazhdimësi e së Vërtetës së përsosur. Ndryshimet ndërmjet religjioneve janë pasojë e ndërhyrjeve njerëzore. Njësimi është Hyjnor. Themelin e këtij Njësimi e thekson qartë Kur’ani i shenjtë në porositë e tij. Dëshmimi i kësaj donë të thotë pranim i një fakti të vërtetë shpirtëror, që është i përbashkët për mbarë njerëzimin.
Koncepti i Dashurisë Hyjnore, që frymëzon dashurinë amnore, shprehet në Emrat e Allahut (Esma ul-Husna) si: Er-Rrahman, Er-Rrahim, të cilët rrjedhin nga gjuha arabe prej rrënjës RHM. Një kuptim të përafërt simbolik e gjejmë edhe te Gëteja: (Das Ewing-Weibliche Zihet uns Hinan) që ka kuptimin themelor: Mitër
Këtë kuptim kanë fjalët e paharrueshme të Pejgamberit (a.s.), kur u tha shokëve të vet: “Xhenneti qëndron nën këmbët e nënës”.
 
Shkoqitur nga libri “ Prej errësirës në dritë ” nga Mexhid Yvejsi

Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (13/09/2009)
Klikime: 703 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024