E diel, 22/12/2024, 14:11
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

Dr Ingrid Mattson: Presidentja e Shoqatës Islame të Amerikës Veriore
Dr Ingrid Mattson: Presidentja e Shoqatës Islame të Amerikës Veriore
 
 Dr. Ingrid Mattson është një e konvertuar kanadeze. E lindur dhe e rritur në Ontario të Kanadasë në një familje katolike, ajo e braktisi njëherë e mirë fenë kur ishte adoleshente, por më pas pranoi Islamin në fund të shkollës së mesme.
Ajo tregon:
Në verën e vitit 1987 po udhëtoja me tren drejt Kolumbisë Britanike për të filluar një punë për mbjelljen e pemëve në mal. Sapo kisha përfunduar shkollën e mesme dhe sapo kisha nisur një studim vetjak të Islamit. Rastësisht disa ditë përpara udhëtimit tim në një librari kisha blerë librin e titulluar Islami shkruar nga Fazlur Rahmani.  Duke lexuar atë libër teksa udhëtoja, vendosa të aplikoja për të ndjekur studimet universitare në degën e Studimeve Islame.
Libri i tij ndezi tek unë dëshirën për të studiuar trashëgiminë klasike të teologjisë dhe të ligjit islam. Duke bërë një hap përpara, i shkrova një letër autorit të librit duke i përshkruar situatën time dhe duke e pyetur nëse mund të studioja me të.
 
E hodha letrën në një kuti postare dhe e harrova krejtësisht, derisa u ktheva në shtëpi në muajin gusht. Atje gjeta një letër të shkruar prej tij, ku më ftonte të shkoja në Universitetin e Çikagos për të studiuar me të. Fazlur Rahmani vdiq përpara se unë të mbërrija në Çikago, por libri dhe inkurajimi i tij më frymëzuan të nisja rrugën e dijes, e cila për mua ka qenë kaq shpërblyese.
Dr. Ingrid Mattson është profesoreshë në Macdonald Center for Islamic Studies dhe Christian-Muslim Relations në Seminarin e Hartfordit në Hatford, Konektikat, SHBA.  
Dr. Mattson përfundoi doktoraturën në Studime Islame në Universitetin e Çikagos më 1999. Hulumtimet e saj fokusohen në ligjin dhe shoqërinë islame; ndër artikujt e saj janë edhe artikujt mbi skllavërinë, varfërinë dhe teorinë ligjore islame.  

Dr. Mattson ka lindur në Kanada. Ajo ka studiuar filozofi në Universitetin e Vaterlosë, Ontario (1987).  Në vitet 1987-1988 ajo ka jetuar në Pakistan, ku ka punuar me refugjatet afgane. Në vitin 2001 është zgjedhur zëvendëspresidente e ISNA-s (Shoqata Islame e Amerikës Veriore) dhe në vitin 2006 u zgjodh presidente e kësaj organizate.

                                        Përktheu: Eglantina Muça
Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (01/08/2010)
Klikime: 769 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024