Dobësimi i imanit
Pasojat, shkaqet dhe sherimi
Pasojat e dobësimi të imanit:
1. Rënia në mëkate
2. Zemërngurtësia dhe ashpërsia, "Edhe pas (faketeve të qarta) zemrat tuaja u bënë pasandej të forta si guri, e edhe më të forta…" [El-Bekare, 74]
3. Mospërkryerja e adhurimëve dhe mospërcjellja e tyre me frikë dhe me meditim në ajetet kur'anore.
4. Kryerja e adhurimeve me përtaci dhe lërja e tyre, " dhe kur ngritën për të falë namaz, ngritën me përtaci…". E gjithastu përtacia në sunnete dhe nafile (adhurime vullnetare).
5. Ngushtësia e gjoksit, ç'rregullimi temperamental, mërzia dhe monotonizmi.
6. Gjakftoftësia gjatë leximit të ajeteve kur'anore.
7. Pakujdesia ndaj Allahut duke mos i bërë dhikër e as duke iu drejtuar me lutje, "dhe shumë pak e përmendin Allahun".
8. Mos'hidhërimi kur shkelën ligjet e Allahut.
9. Dëshira për ngritje para njerëzve, dëshira për pozitë, dëshira për të udhëhequr bisedat dhe për të qën në krye të vendit në kuvende, dëshira që t'i çohën njerëzit në këmbë dhe ta respektojnë.
10. Moskujdesja ndaj mekruheve (të urrejturave), ai vetëm mëkatët i shikon.
11. Përçmimi i punëve të mira - "dhe mos nënçmo asgjë nga punët e mira."
12. Mospreokupimi me gjendjën e muslimanëve dhe mos marrja pjesë me to.
13. Koprracia.
14. Të thotë atë që nuk e vepron.
15. Humbja e ndjenjave për të mbajtur përgjegjësi për këtë fe.
16. Frika e madhe përballë fatkeqësisë.
17. Polimizimi dhe debatimi i tepërt.
18. Lidhja e ngushtë me këtë dunja, prehja në të dhe kënaqësia për të jetuar në të.
19. Preokupimi i madh me mirëmbajtjën e vetës, më ushqim, veshje dhe mbathje.
Shkaqët e dobësimit të imanit:1. Largimi për një kohë të gjatë nga ambjentet e imanit dhe nga shoqëria e të devotëshmëve.
2. Mosgadishmeria për punë të mira.
3. Largimi nga mesimi i fesë dhe librave të selefëve në lidhje me besimin, të cilët të ngjallin zemrën.
4. Zhytja në preokupimin e kësaj bote.
5. Preokupimi i tepërt me pasuri, fëmij dhe grua.
6. Shpresa e madhe - e gjatë.
7. Teprimi në ushqim, gjum, pushim, fjalë dhe përzierje në çdo punë.
Shërimi i dobësimit të imanit:1. Meditimi në ajetët kur'anore.
2. Ndenjat e madhështisë se Allahut Fuqiplotë.
3. Mësimi për fenë Islame.
4. Përmendja e shpeshtë e Allahut.
5. Shumimi i veprave të mira dhe përpikmëra në to.
6. Frika nga përfundimi i keq i jetës.
7. Përkujtimi i shpeshtë i vdekjës dhe vizita e vorrezave.
8. Përkujtimi i botës së ardhëshme.
9 Llogaritja e vetës.
10. Shpresa e shkurtë (për këtë botë).
11. Kujtimi dhe vetëdija për vlerën e pakët të kësaj bote.
12. Drejtimi kah Allahu [subhanehu ve teala] me lutje dhe përulje.
13. Madhërimi i dispozitave dhe ligjëve të Allahut.
14. Dashuria dhe urrejtja për hirë të Allahut.
Përktheu: Ankebut.com
|