E shtunë, 18/05/2024, 14:19
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Djajtë e zgjidhur
Djajtë e zgjidhur


‘’Kur vije Ramazani hapen dyert e Parajsës, mbyllen dyert e ferrit dhe prangosen djajtë ’’ Ramazani muaji i shumë pritur, por në vendin tim sikur nuk frymonte si till. Tani ato vargjet se zemra bëhet guri çenkan më se të vërteta .



Por më besoni, se s’ka guri dhe asgjë që i bën ballë këtij muaji dhe sigurisht s’flasë për aspektin fizik por për atë shpirtërorë që kohëve të fundit kërkohet me ngulm që të ngulfatet.

Ditët flori të këtij muaji po ecin, agjëroi dhe përfitoi kush e bëri këtë, e kush nuk e bëri vetëm se e ngarkoi dosjen e tij . Ecin ditët e tij, ecin për tu arkivuar si lëndë speciale për Ditën e Gjykimit.

Kujt do që i arrin ky mesazh, dhe nuk është nga agjëruesit, e ftojë që agjërimin e tij ta filloj që ditën që pason.
Nuk është turp ta filloni që nesër, turp është ta leni për ndonjë herë tjetër ose mos ta filloni kurrë.

Thirrni mendjes, fëmijë të vegjël agjërojnë pastaj pleq të shtyrë në moshë e të mos flasim për të tjerë njerëz në mes të këtyre dy periudhave. Nëse nuk je fëmijë a po i moshuar, atëherë burrë sigurisht që s’je.

Mesazheri i fundit i Zotit, Muhammedi paqja qoftë mbi të ka thënë :
‘’Kur vije Ramazani hapen dyert e Parajsës, mbyllen dyert e ferrit dhe prangosen djajtë’’

Tani imagjinoni që disa qytetar tonë dalin më djaj se vetë djajtë e vërtetë, që duhet të lidhen edhe ata që në paqe të i jetojmë ditët e këtij muaji që për një vit të tëre e presim me kaç shumë gëzim e shpresë për përmirësim të vetës dhe shoqërisë sonë.

Ja pse po u them kështu !!!

Nuk është e pazakontë të dëgjoni për ndonjë shef të ndonjë kompanie private që në mënyrë diktatoriale i torturon punëtorët e tij që agjërojnë a po që falen.

Duke shfrytëzuar mungesën e ligjit për të drejtat e punëtorëve, këta ‘big boss-a’’ me shpirt dhe mendje të ngushtë, tregohen më tiranët gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe gjithnjë për mesditën e së premtes.

Tregohen aq të poshtër, sa ndonjëherë befasohesh se si dinë të flasin shqip, sepse nënvetëdije krijon mendimin se nuk janë shqiptarë a po mysliman nga sjellja që tregojnë.

Tutje nga djaj të tillë janë edhe një tip i personave të rrugaçëve klasikë.

Të gjithë e dimë se gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, në shumicën e vendeve ku ka shumë mysliman mbahen disa kurse të Edukimit Fetar, Mësim Besimit Islam ose të Leximit të Bukur të Kuranit.

Kjo është hijeshia më e madhe e këtij muaji. Por ja që kjo begati dhe sidomos kjo në veçanti në kohët e fundit sikur nuk ka mbetur pa u prekur nga etiketimet e këtyre rrugaçëve klasik.
Ja pse po u them, se pikërisht kjo është tragjedi.
Njerëzit e tillë sapo të kuptojnë për ndonjë që frekuenton këto kurse menjëherë do fillojnë ngacmimin, provokimin dhe etiketimin e nxënësve frekuentues në këto kurse.

Vetëm pse frekuentojnë në kurse të fesë Islame këta të rijë duhet që tu përgjigjen pyetjeve të tilla si : Pse po bëhen sulme terroriste në X a po Y vendin ?A je taliban ? A është hoxha yt me mjekër, e pantolla të shkurtë a është taliban ? Pyetje të tilla të mëdha madje edhe për një ekspertë të përgatitur do të ishte e vështirë përgjigjja, e për disa sigurisht janë shumë private dhe tamam me stil rrugaçi.

Shikoni këtë situatë nga aspekti socio-psikologjik se kush është terroristë në situata të tilla. Kush është më terroristë dhe taliban se ai që i torturon fëmijët dhe të të rinjtë me pyetje të tilla.

A është i vetëdijshëm qytetari shqiptarë për gjuhën me të cilën po komunikon dhe efektet e saj tek masa e gjerë dhe grupmoshat e ndryshme.

Kjo dukuri është shqetësuese, dhe nuk ka përshkrim më të mirë pos për tragjedi të këtij populli.

A e dini se ka plotë të rinj që kanë braktisur këto kurse thjeshtë për shkak të presionit të rrugaçëve të tillë e fjalorë të tillë nganjëherë përdoret edhe nga pseudo-intelektualët që janë në fron.

Vetëm për një moment, merrni frymë thellë, harroni këtë botë dhe imagjinoni Ditën e Gjykimit. Çfarë mendoni se veprat e tilla do të vlerësohen atë ditë ?!!!
A mendoni se për një të ri që e ka braktisur kursin e edukimit shpirtëror për komenti tënd do të dëshmoj për të mirë tuaj nesër në atë ditë .

Për Zotin Një dhe të Vetëm, janë me fat dhe flori i këtij vendi , ata të rijë që edukohen të shpresojnë Parajsën duke e përmirësuar vetveten dhe shoqërinë. Këta janë pasuri e një kombi dhe vendi dhe jo ata që kërkoni ju të i mbani të hutuar thjeshtë dhe domosdoshmërisht të mos vijnë deri tek kontakti me Krijuesin Suprem.

Minutat prej ari të këtij muaji po ecin, janë duke ecur edhe kur ju po i lexoni këta rreshta.
Bashkohu edhe ti në lutjen e sinqertë drejtuar Zotit të Madhërishëm për falje të mëkateve tona, për shtim të begative tona, për ripërtërije të udhëzimit tonë dhe udhëzim të personave tonë të dashur.

Le të lutemi në minutat e këtij muaji, sepse edhe sekondat e çka është më e vogël se ajo janë të bekuar në këtë muaj.
Le te lutemi se lutja është falas, nuk kërkon ndonjë formalitet , por vetëm sinqeritet dhe bindje.
Lutja e ndryshon përcaktimin Hyjnor tha Mesazheri i fundit i Zotit.
Askush nuk mund të thotë se ne e kemi për caktim të jemi ‘gjynahat e botës, këta e ata, të shkertit’. Ne vetëm kur e neglizhojmë raportin tonë me Zotin jemi të tillë përndryshe ne jemi ARI I KËSA TOKE.


Le të lutemi që Krijuesi Suprem të na e pranojë agjërimin tonë. Ti falë njerëzit tonë që e braktisën agjërimin e këtij muaji, ata që e privuan vetën nga të mirat e këtij muaji.
Le të lutemi që Zoti të i falë dhe përudhë të gjithë ata që u treguan të vrazhdë gjatë këtij muaji ndaj besimtarëve që agjëruan.
Lutemi që të i përudhë dhe t’i kthjellë disa terroristë dhe talibanë të rrugëve që i irritojnë të rinjët nga feja e Zotit , që etiketojnë nga padituria e tyre. Të i fali Zoti se e bëjnë se nuk janë të vetëdijshëm se çfarë bëjnë.

Të lutemi : "All-llahu im, Ti je Falës, Bujar dhe e do faljen, ndaj më fal mua” .

Gentian Jetishi
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (07/01/2010)
Klikime: 669 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024