Dispozita e Islamit rreth duhanit dhe dëmet e tij për njeriun 1. Duhani është bimë e keqe. Allahu thotë: “U lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet.” Araf, 157.
2. Duhani është shkak për shumë sëmundje shkatërruese. Allahu thotë: “Dhe mos vrisni veten tuaj (duke vrarë njëri-tjetrin). Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm për ju. Kush bënë këtë që ndaloi Zoti dhe tejkalon kufijtë,Ne do ta hedhim atë në zjarr të fortë. Dhe kjo është e lehtë për Allahun.” Nisa, 29-30.
3. Duhani është shpenzim i tepruar. Allahu thotë: “Ai (Allahu) nuk i do ata që e teprojnë.” Araf, 31.
4. Duhani është shpenzim i panevojshëm. Allahu thotë: “Ata që shpenzojnë tepër janë vëllezër të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.” Isra, 27.
5. Duhani është i dëmshëm. I dërguari i Allahut thotë: “Mos e dëmto veten e as mos e dëmto dikë!”
Vëlla i dashur, sa i dëmton robërit e Allahut kur ti pi duhan! E dëmton ambientin dhe plagos ndjenjat e të tjerëve. Dëmton familjen tënde. Dëmton njerëzit në vendet publike si në tren, autobus, tregje në vende të pritjes. A nuk ke dëgjuar fjalën e Allahut, i Cili thotë: “E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me shpifje dhe me një mëkat shumë të madh.” Ahzab, 58.
Realitete dhe llogaritje
Llogaritje e bërë në Amerikë, e cila sqaron mesataren e të vdekurve në vit për shkak të sëmundjeve që ka shkaktuar duhani. Llogaritje e bërë në Britani, e cila sqaron mesataren e të vdekurve në vit për çdo 100.000 me shkakun e vdekjes. Prej atyre që pijnë duhan Numri i përgjithshëm i të vdekurve Sëmundja Ata që pijnë duhan Ata që nuk pijnë duhan Sëmundja 4974 8655 Kanceri i fytit 514 10 Kanceri i mushkërive 31998 136659 Tensioni i gjakut dhe sëmundjet e zemrës 54 1 Kanceri në pjesë të tjera të frymëmarrjes 92829 118686 Kanceri i mushkërive 271 2 Infarkti i zemrës 8034 36378 Kanceri i stomakut dhe pankreasit 2477 413 Ndezje e bronkitit kronologjik 5068 8443 Kanceri i buzëve dhe i gojës 555 67 Dështimi i zemrës |