E diel, 28/04/2024, 00:49
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Disa vepra që të shpiejnë në xhenet
 
Disa vepra që të shpiejnë në xhenet
 
 
1. Leximi i Ajetit Kursi pas çdo namazi

    Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu]  se i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush e lexon ajetin Kursi pas çdo namazi nuk e pengon këtë njeri për t'u futur në xhenet përveç se vdekja.”  [transmeton Nesaiu]

        2. Thënia e Shehadetit pas çdo abdesi

        Transmetohet nga Omer Ibën Hatabi [radijallahu anhu] se i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Çdonjëri prej jush, që merr abdes e më pas thotë “أشهد أن لا إله إلا الله , وأن محمدا عبده ورسوله (Esh-hedu En La ilahe il-lallah ve Enne Muhammeden Abduhu Ve Resuluhu) Dëshmoj se nuk ka të adhuruar meritor tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut, do t’i hapen tetë dyert e xhenetit e do të futet nga cila derë dëshiron.”

        3. Të kërkuarit nga Allahu xhenetin

        Transmetohet nga Enesi [radijallahu anhu] se i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:“Kush kërkon nga Allahu [subhanehu ve teala]  tri herë xhenetin, xheneti do të thotë: “O Zot, fute këtë njeri në xhenet!” Ndërsa kush kërkon tri herë mbrojtje prej zjarrit të xhehenemit, xhehenemi do të thotë: “O Zoti im, largoje këtë njeri nga zjarri!”

        4. Kërkimi i diturisë

        Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ai i cili merr rrugën për të kërkuar dituri, Allahu do t’ia lehtëson rrugën për në xhenet.”

        5. Mësimi përmendësh dhe të vepruarit me kuptimin e Emrave të Allahut

        Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu [subhanehu ve teala] posedon nëntëdhjetenëntë emra.  Ai i cili i mëson përmendësh dhe vepron me kuptimin e këtyre emrave do të hyjë në xhenet.”

        6. Falja e namazit të natës

        Transmetohet nga Abdullah ibën Selami [radijallahu anhu] se i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Përhapeni selamin, shpërndani ushqim, vizitoni farefisin dhe faluni gjatë natës kur njerëzit janë në gjumë do të futeni në xhenet me siguri dhe paqe.”

        7. Ndërtimi i xhamiave

        Transmetohet nga Othmani [radijallahu anhu] se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: “Kush e ndërton një xhami për hir të Allahut, Allahu [subhanehu ve teala] do t’ia ndërtojë një shtëpi në xhenet.”

        8. Haxhi i pranuar

        Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu]  se i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Umreja deri në umre i shlyen mëkatet, ndërsa nuk ka shpërblim tjetër për Haxhin e pranuar vetëm se xheneti.”

        9. Largimi i një pengese nga rruga

        Transmetohet nga Ebu Hurejra [radijallahu anhu] se i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “E kam parë një njeri duke u shëtitur në luginat e xhenetit, që shkak për hyrjen e tij në xhennet ishte një pemë që e kishte prerë ngase iu pengonte myslimaneve.”

        10. Falja e namazit

        Transmetohet nga Ebu Musa el-Eshari [radijallahu anhu] se i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush e falë namazin e sabahut dhe ikindis do të  hyjë në xhenet.”

 

        Përgatiti:
     
   Abdyl Fuga

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/10/2009)
Klikime: 3210 | Komentet: 8 | Ranguar: 5.0/5
Gjithsejt komente: 8
8 e devotshmja  
0
selem alejkum inshalla Allahu ju shperblen per punen qe po e boni ,e permes jush e kuptojn te verteten.

7 ilmiu  
0
selam, Ajeti kursij eshte ne suren EL Bakare ,Ajeti nr.255 -KURANI ne verzion shqip

6 bokeisieri  
0
e selam alekum ALLAHU JU NDIHMOFTE ma gjithe te mirat e ti me te mirat ehde flm shume qe na beni te mundur te mesojme shume gjera te rendesishme

5 dili  
0
ne cilen sure, ne kur`an esht ajeti kursi....

4 BESA  
0
Allahu ju rujt se shum web faqe e mire;) Es Selamu Alejkum

3 ina  
0
Allahu na meshirofte ,na ruajte nga zjarri i xhehenemit dhe na futte ne xhenetin e Tij te gjithe myslimanet dhe myslimanet te gjalle dhe te vdekur me meshiren e Tij te pashtershme,inshallah!!

2 amir  
0
insha`All-llah.
jeta eshte e shkurtur andaj e lusum allahun qe te ne udhzoj ne rrugen e drejt e cila osht rruga e xheneti. AMIN

1 muslimane  
0
Insha'All-llah bohem prej atyne qe hyjn en Xhennet e shpetojme prej zjarrit.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024