E hënë, 23/12/2024, 08:11
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Disa pyetje të ndryshme

Pyetja:

Selam alejkum!
Të nderuar, i kam disa pyetje. Ka kohë që më sillen në kokë por s’dija se kujt t'i drejtohesha. Duke dëgjuar radio dhe duke i lexuar komentet në këtë web faqe, e pashë këtë e-mail dhe shpresoj se do të gjeni kohë të më përgjigjeni.
 
1. Çfarë sure të lexoj që të më hiqet kjo vesvese: kur dëgjoj ndonjë krismë ose britmë frikësohem e sidomos kur kjo britmë ose krismë është afër shtëpisë, menjëherë më shkon mendja se mos i ka ndodhur diçka anëtarëve të familjes, mos u rrëzua, a mos  ka vdekur (mendime të këqia më sillen në kokë) deri sa e vërtetoj se çfarë ndodhi, me nxitim zbres e shikoj, krejt kohën deri sa e vërtetoj se çfarë ndodhi, më shpeshtohen të rrahurat e zemrës. Se di pse më është krijuar kjo, e di që e kam nga dashuria që i dua shumë anëtarët e familjes e s’kam dëshirë t’i ndodhë diçka, por nuk bën të bëj kështu pasi me caktimin e Allahut xh.sh. ndodh çdo gjë.
 
2. Pse po më ndodh që gjatë sures Fatiha po më hapet goja?
 
3. A e dini se si ka vepruar Pejgamberi alejhi selam më shumë, si selefitë apo hanefitë?
 
4. A i lejohet femrës të falë namaz pa çorape?

Ju faleminderit dhe Allahu ju shpërbleftë!
 

Përgjigjja:

Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu!

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Insha Allah do t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja sipas radhitjes që keni bërë:

1-2. Pyetja e parë ka të bëjë me të dytën pasi sipas asaj që po tregon ti ka mundësi që ke mësysh, të këshilloj që pas çdo namazi të lexosh Suren En-Nas dhe El Felek (kul eudhu bi rabin-nas dhe kul eudhu bi rabil felek) 5 minuta pas çdo namazi. Gjithashtu, sa më shpesh të përsërisësh suren el fatiha (elhamin) dhe insha Allah do të të hiqen këto probleme.

3. Pyetja e tretë nuk është bërë ashtu siç duhet sepse është dashur të pyesni se cilët janë më afër rrugës së Pejgamberit alejhi selam hanefitë apo selefitë, por edhe kjo pyetje nuk është në rregull pasi termi selefi përfshin edhe hanefitë. Fjala selefi do të thotë që ky person apo këta persona pasojnë gjeneratat e para, pasojnë rrugën e Pejgamberit alejhi selam, të shokëve të tij (sahabëve), rrugën e tabiinëve (prej të cilëve ka qenë edhe Ebu Hanifeja), rrugën e tabi tabiinëve (që kanë qenë imam Maliku, Shafiu dhe Ahmed ibn Hanbeli).

Pra, nëse thua se unë jam selefi do të thotë se ti e ndjek rrugën e të gjithë këtyre dijetarëve duke përfshirë edhe Ebu Hanifen, pasi të gjithë këta kanë ndjekur rrugën e Pejgamberit alejhi selam, mirëpo që të gjithë këta dijetarë të mëdhenj kanë gabuar në disa çështje e që ne tani nuk duhet t’i pasojmë këta dijetarë në gabimet e tyre dhe jemi të obliguar të pasojmë argumentet.

Pra, termi selefi përfshin edhe hanefitë, shafitë, hambelitë dhe malikitë. Ajo çfarë e ka për obligim çdo musliman është që të pasojë argumentin dhe jo të pasojë ndonjë dijetar edhe nëse ka gabuar.

4. Janë dy mendime të dijetarëve për çështjen se a lejohet që femra të falet pa çorape apo nuk lejohet, unë e kam mendimin se femrës i lejohet të falet pa çorape, mirëpo me kusht që me fundin apo hixhabin e saj të mbulojë këmbët, përndryshe nëse hixhabi apo fund i saj nuk i mbulon këmbët atëherë duhet të mbathë çorape.

 

Eroll Nesimi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (01/01/2011)
Klikime: 1334 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024