E mërkurë, 25/12/2024, 06:21
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Disa i falin e disa thonë që është bidat
Pyetja:

A mund të më tregoni me argumente se a falen në namazin e jacisë, se pari katër rekate sunet, sepse disa i falin e disa thonë që është bidat.
 

Përgjigja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Para farzit të jacisë të falësh katër rekate sunet është qëndrim i disa dijetarëve, posaçërisht i ulemave hanefi, kurse argumenti i tyre në këtë është hadithi, të cilin e transmeton Ibën Maxheh: “Kush falë katër rekate para (farzit të) Jacisë, Allahu do t`ia ndërtojë një shtepi në xhenet.”

Por hadithi me të cilën ata argumentojnë është i dobët, prandaj thënia se katër rekate (në formë të definuar) janë sunet para namazit të jacisë nuk është qëndrim i fortë.

Ajo që mund të konsiderohet sunet para namazit të jacisë është se lejohet apo të themi më mirë preferohet falja e namazit nafile pa definuar numrin e tyre si përgatitje për hyrjen në farz, pasi për këtë kemi argument të saktë. Transmeton Buhariu se Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Ndërmjet dy ezaneve ka namaz, ndërmjet dy ezaneve ka namaz, ndërmejt dy ezaneve ka namaz, për atë që deshiron (t’i falë)”. Do të thotë ndërmjet çdo ezani që paralajmëron hyrjen e kohës dhe ikametit ka namaz nafile.

Kurse ajo pse në hadith edhe ikameti u quajt ezan është për shkak se kjo në gjuhën arabe  është e njohur dhe përdoret, ashtu si përdoret për Hënën dhe Diellin, Kameran (dy hënat), etj.

Prandaj, nëse dikush i falë katër rekate para jacisë, ta akuzojmë se ka bërë bidat (risi) është një papjekuri e disa entuziastëve, të cilët kanë dëgjuar diçka rreth kësaj, por nuk kanë kuptuar çështjen siç duhet.

Shkaku pse ata kanë rënë në këtë gabim është arsyeja se disa nga dijetarët, kur kanë sqaruar rreth asaj se sa rekate preferohet të falen para jacisë, kanë thënë se nuk transmetohet në praktikë të saktë nga Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) se ka falur katër rekate, por ekzistojnë disa transmetime se ai i ka falur dy rekate. Prandaj ata e llogaritën se derisa kjo (falja e katër rekateve) nuk paska qenë praktikë e Profetit (salallahu alejhi ue selem), atëherë është risi (bidat).

Megjithatë, jemi të sigurt në qëllimin e mirë që kanë ata në pasimin e sunetit dhe të larguarit nga bidati, por nuk do të thotë se sa herë që kemi qëllim të mirë do të qëllohet edhe vepra apo thënia. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/10/2009)
Klikime: 871 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 Aferdita  
0
s.a deshta tju pershendes dhe tju bej nje pytje pres te me ktheni pergjigje.jam e fejuar dhe deri tash kam raporte shum te mira me te fejuarin mirepo ndodh qe ndonjehere kemi zenka,mirepoo desha te dii se sii mundd ta fitojj zemren e tijj me shumm me veprattt qe i lejohen nje femer ne fee:( pres pergjigje ..

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024