E premte, 29/03/2024, 06:40
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Dialog me të keqen
 
Dialog me të keqen
artikuj
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Prandaj mbaje veten o rob i Zotit. Bëje kohën gjykatësin tënd dhe mos e vrit atë duke vepruar gjynahe që zemërojnë Zotin, por mbushe me vepra që e kënaqin Atë.”

Ishte natë e xhuma… më saktësisht ishte ora njëmbëdhjetë e natës, kur i përfundova të gjithë angazhimet e asaj dite.

Çfarë të bëj tani? Ku të shkoj? Kam shumë kohë të lirë... Qëndrova i vetëm, larg familjes dhe miqve... dhe vazhdoja të mendoj mbi diçka që mund të bëja, diçka që të më jepte kënaqësi.

Papritur në mendje më lindi një mendim dhe vendosa t’a realizoj, edhe pse ishte një mendim i keq.

I mbylla të gjithë dyert, dritaret dhe fika dritat. Në atë çast, errësira mbuloi çdo qoshe të dhomës time. I lumtur i thashë të keqes dhe gjynahut "I kam hapur krahët, prandaj eja!”

Por në atë çast dëgjova një zë që thoshte:”Ah sa keq për një rob të cilit sa më shumë i shtohen shkarjet, i pakësohen istigfaret. Sa më shumë afrohet me varret, aq më shumë i shtohen i pakësohet vullneti për punë të mira.

O frekuentues i të keqes turp a nuk të vjen

Nga Zoti i madhëruar, në çdo çast Atë pranë e gjen

Të mashtroi mëshira dhe afat i Zotit tënd

I cili t’i mbulonte gjynahet në çdo vënd.

Në atë çast u drodha... dhe i frikësuar hodha shikimin përreth. Me vete përsërisja fjalët:”Ah i mjeri unë! Kush është ky që flet?! Më pas dallova diçka të cilën nuk mundem t’a përshkruaj. I frikësuar ia beha në këmbë dhe ndeza dritat. Ajo që shihja ishte diçka e zezë sterë, por që më shumë nuk mundem t’a përshkruaj.”

Unë:”Kush je ti?”

E zeza mu përgjigj:”Jam vepra e keqe e jotja, jam gjynahu yt.”

Unë:”Po përse ke ardhur këtu dhe në këtë orë të vonë të natës?!”

E keqja:”Erdha të të këshilloj edhe pse këshillat janë të papranueshme për mua. Megjithatë, e drejta është ajo që e dëshmojnë armiqtë.”

Unë:”Mirë, por çfarë dëshiron të më thuash?”

E keqja:”Mos mendon se qëndron i vetëm këtu?”

Unë:”E çfarë synon me këtë pyetje?”

E keqja:”Pashë që ndiheshe mirë teksa po veprojë një gjynah dhe vepër të keqe. Sikur e kishe të garantuar llogarinë që do të japësh para Zotit!”

I thashë i zemëruar:”Kjo nuk është puna jote dhe nuk pranoj askënd që të ndërhyjë në çështjet dhe jetën time private.”

E keqja ma ktheu duke buzëqeshur:”Unë të thashë që kam ardhur të të këshilloj, por duket që ti nuk i pranon këshillat.

Më pas ajo lëvizi në drejtim të derës për t’u larguar, duke thënë:

Pas mureve të dhomës i fshihesh njerëzisë

Dhe harron që vëzhgohesh nga sytë e Perëndisë

Frikësohesh nga skandali që të poshtëron

Dhe s’i frikësohesh syrit të Zotit që në çdo çast të vëzhgon.

Pasi i dëgjova këto fjalë dhe i kuptova mirë, i prekur dhe indinjuar e thirra:”Mi përsërit dhe njëherë këto fjalë!”

Pasi ajo i përsëriti dhe një herë vargjet, u pendova për atë që doja të veproja pak më parë.

Atëherë i thirra me gjysëm zëri:”Afrohu o e keqe dhe më këshillo!”

E keqja:”Me një kusht: Të më dëgjosh deri në fund dhe të mos mbash qëndrim mospërfillës ndaj meje dhe këshillave të mia.”

Unë:”Pranoj.”

E keqja:”Shpesh herë të shoh të vetmuar dhe të mbyllur me gjynahet që Zoti i ka ndaluar. Padyshim që kjo është diçka e keqe, që i prish lidhjet e tua me Zotit dhe i ç’vlerëson veprat e tua të mira, siç ka treguar dhe i dërguari i Zotit a.s.”

Unë e ndërpreva:”Çfarë ka thënë i dërguari i Zotit për këtë?”

E keqja:”Ka thënë:”Unë njoh njerëz nga umeti im të cilët do të vijnë Ditën e Kijametit me vepra të mira sa mali Tuhame. Por Zoti do i bëjë pluhur dhe tym.”

Një nga shokët e tij, Theubani e pyeti:”Na i përshkruaj këta njerëz o i dërguar i Zotit me qëllim që t’a ruajmë veten dhe të mos bëhemi si ata!”

Profeti a.s tha:”Ata janë vëllezërit tuaj, kanë ngjyrën e lëkurës tuaj dhe flenë natën ashtu siç flini dhe ju. Por ata janë njerëz të cilët kur janë vetëm me gjynahet që i ka ndaluar Zoti, i veprojnë ato.”

E keqja heshti dhe bashkë me të heshti dhe nuk foli dhe njeriu. Më pas...

Unë thashë:”Qenka një hadith i rëndësishëm dhe që të kall datën.”

E keqja:”Po. Dhe pikërisht për këtë fakt doja të të këshilloj, para se t’i shohësh veprat e mira pluhur dhe tym.

Ashtu siç veprat e liga i prishin lidhjet e tua me Zotin, ato i prishin edhe lidhjet dhe marrëdhëniet e tua me njerëzit. "

Unë:”Po njerëzit nuk e dinë se çfarë po veproj unë në vetmi? Si i prishin gjynahet lidhjet e mia me njerëzit, kur ata nuk më shohin?”

E keqja:”Këtë na e rrëfen shoku i Profetit a.s, Ebu Derda, i cili thotë:”Nëse një njeri vepron gjynahe të ndaluara nga Zoti, atëherë Zoti i bën zemrat e njerëzve që t’a urrejnë atë, edhe pse ai nuk e ndjen.”

Prandaj mbaje veten o rob i Zotit. Bëje kohën gjykatësin tënd dhe mos e vrit atë duke vepruar gjynahe që zemërojnë Zotin, por mbushe me vepra që e kënaqin Atë.”

Unë:”Por, edhe nëse veproj gjynahe, shumica e këtyre gjynaheve janë të vogla dhe jo të rënda. Unë mendoj se ato nuk do të ndikojnë në rregjistrin e veprave të mia, Ditën e Kijametit. "

E keqja:”Mos u bëj si ajo gruaja xhahile e cila e prishi gjithë tjerrjen me pretendimin se thurrja e një peri mbi një tjetër nuk do i sjellë asnjë dobi. Kësaj xhahileje nuk i shkoi ndërmend që të gjithë rrobat dhe veshjet e botës nuk janë gjë tjetër veçse një pe mbi një tjetër.

Edhe pse unë jam e keqja, jam e ndërgjegjshme sa shumë do të prekem kur të hapen regjistrat e veprave të njerëzve Ditën e Kijametit. Një fjalë e urtë thotë:”Milingona e njeh folenë e saj, me mirë se ç’e njeh deveja folenë e milingonës.”

Unë e pyeta gjithë habi:”Ku ndodhem unë mes gjithë këtyre parimeve? Duket që kam jetuar në verbëri dhe i mashtruar nga të mirat materiale të kësaj bote.”

E keqja:”Vihu në lëvizje o rob i Zotit pasi ke akoma kohë për të kompensuar neglizhencën ndaj Zotit tënd.

Jam unë e keqja ajo që:

Jam shkaku i shkatërrimit dhe humbjes tënde në Ditën e Kijametit.

Jam shkaku që njerëzit jepen më shumë pas jetës së kësaj bote.

Jam shkaku i humbjes së bereqetit të veprave.

Jam shkaku i humbjes së kujtesës dhe veprave.

Duke e ndërprerë i thashë:”Ti je shkaktare e gjithë këtyre problemeve?!”

E keqja:”Madje dhe më shumë. Më e keqja që veproj unë është se e keqja pason të keqen, gjynahu gjynahun. Këtë e rrëfejnë shumë nga dijetarët e parë, të cilët pohojnë:”Shenjë e shpërblimit të një vepre të mirë, është se ajo pasohet nga një e mirë. Kurse shenjë e ndëshkimit të një të keqeje është se ajo pasohet nga një e keqe tjetër.”

Unë:”Çfarë duhet të bëj tani që kisha vendosur të kryej një vepër të ulët dhe kisha mbyllur mirë dyert dhe dritaret?!”

E keqja:”Dije se nëse një njeri vendos të veprojë një vepër të keqe dhe nuk e vepron atë, i shkruhet sikur ka vepruar një të mirë, nëse e braktis për hatër të Zotit të madhëruar. Këtë fakt e përmend vetë i dërguari i Zotit a.s duke transmetuar vetë fjalët e Zotit:”Kush vendos të kryejë një vepër të keqe dhe nuk e vepron atë, ia shkruaj si një vepër të mirë.”

Prandaj pendohu o rob i Zotit, kërkoji Zotit falje dhe mëshirë për gjynahet e mëparshme, mbylle mirë derën dhe dritaret, fiki dritat e dhomës... por... këtë herë për të adhuruar Zotin. Të keqen dhe gjynahun e vepruar në fshehtësi, e fshin adhurimi dhe e mira e vepruar në fshehtësi.”

Marrë nga libri me titull "Dialogje besimi” i autorit "Xhasim El-Mutava”.

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (02/01/2011)
Klikime: 927 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024