Dhurata më e madhe në Xhennet, më me vlerë dhe më e lartë, padyshim se është shikimi në Fytyrën e Allahut subhanehu ve teala dhe dëgjimi i bisedës së Tij. Imam Muslimi transmeton nga Suhejbi, Allahu qoftë mbi të, i cili thotë se ka thënë:"Kur banorët e Xhenetit të hyjnë në Xhenet, atëherë All-llahu subhanehu ve teala do t’u thotë: A dëshironi edhe diç më tepër? Ata do të thonë: A nuk na i zbardhe fytyrat, a nuk na fute në Xhenet dhe na shpëtove nga Xhehenemi. All-llahu (subhanehu ve teala) do ta largojë mbulesën, kurse atyre nuk u është dhënë asgjë më e dashur për ta se sa shikimi në Zotin e tyre”. (Shënon Muslimi)
Pastaj e lexoi ajetin: "Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (Xhenneti) dhe më tepër (e shohin All-llahun)” (Junus: 26). I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, sqaroi se përskaj dhuntive të mëdha që ua ka dhënë All-llahu subhanehu ve teala në Xhennet, nuk u ka dhënë gjë që është më e dashur për ta se sa shikimi në Fytyrën e Tij të Bekuar. Andaj Allahu për kafirat ka thënë: "Jo dhe jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej Zotit të tyre (që ta shohin atë)”. (Mutaffifin: 15) Këtyre ua bashkoi dy llojet e dënimit, dënimin e zjarrit dhe dënimin e mosshikimit në Fytyrën e Allahut subhanehu ve teala, ashtu siç ua bashkoi miqve të Vet dy dhunti: Dhuntinë e kënaqjes në Xhenet dhe dhuntinë e kënaqjes me shikimin e Allahut subhanehu ve teala. Urime atij, i cili do të ketë nderin e madh të shikojë në Zotin e botëve. E lusim Allahun subhanehu ve teala të na bëjë nga ata që e shohim Allahun, për të cilët ka thënë All-llahu: "E s’ka dyshim se vepërmirët janë në përjetime e kënaqësi (në Xhenet). Të mbështetur në kolltukë vështrojnë. Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë e përjetimeve”. (El-Mutaffifin: 22-24).
selamu alejkum vellezer ALLAHU jua shperblefte me xhenetin firdeus,dhe ALLAHU na e mundesofte te gjidheve qe te shikojme FYTYREN E KRIJUESIT AMIN AMIN AMIN
selamun alejkum le ti lutemi allahut qe edhe ne te jemi prej tyre qe do e shohin allahun ton te madheruar ZOTI na udhezoft ne rrug te drejta... AMIN ...