Dëshiroj të bëhem....
"Tregohet se një njeri kishte ardhur te Pejgamberi a.s. dhe e kishte pyetur atë... Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i ditur! -Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Frikësoju Zotit, bëhesh njeriu më i ditur. Ai tha:
Dëshiroj të bëhem njeriu më i pasur! -Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Bëhu i kënaqur me atë që ke, do të jesh njeriu më i pasur.
Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i drejtë! -Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Dëshiro për njerëzit atë që dëshiron për vete, do të bëhesh njeriu më i drejtë.
Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i mirë! -Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Bëhu i dobishëm për njerëzit do të jesh njeriu më i mirë.
Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i veçantë! -Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Shpeshtoje të përmendurit e Zotit do të bëhesh njeriu më i veçantë.
Ai tha: Dëshiroj që të më kompletohet imani (besimi)! -Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Përmirësoje moralin-sjelljen tënde, do të të plotësohet imani (besimi).
Ai tha: Dëshiroj që të bëhem prej të mirëve (prej muhsininëve)! -Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Adhuroje Zoti sikur je duke e parë Atë, edhe nëse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty, kështu bëhesh prej të mirëve.
Ai tha: Dëshiroj që të bëhem prej atyre që i nënshtrohen Zotit! -Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Kryeji farzet e Zotit bëhesh i nënshtruar ndaj Tij.
Ai tha: Dëshiroj që ta takoj Zotin duke qenë i pastër nga mëkatet! -Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Pastrohu nga papastërtia (xhynybllëku), do ta takosh Zotin i pastër nga mëkatet.
Ai tha: Dëshiroj që të ringjallem Ditën e Kijametit në dritë! -Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Mos i bë të padrejtë askujt do të ringjallësh Ditën e Kijametit në dritë.
Ai tha: Dëshiroj që të më mëshirojë Zoti Ditën e Kijametit! -Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Bëhu i mëshirshëm ndaj vetes dhe ndaj robërve të Tij, Zoti do të të mëshirojë Ditën e Kijametit.
Ai tha: Dëshiroj që të më pakësohen mëkatet! -Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Shpeshtoje fjalën "estagfirullah” - "kërkoj falje nga Zoti” do të të pakësohen mëkatet.
Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më fisnik! -Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Mos iu anko askujt për punët tua, do të jesh njeriu më fisnik.
Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i fuqishëm! -Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Mbështetu te Zotit, do të bëhesh njeriu më i fuqishëm.
Ai tha: Dëshiroj që Zoti të m’i hap dyert e furnizimit! -Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Qëndro i pastër, do të të hapën dyert e furnizimit.
Ai tha: Dëshiroj që të bëhem nga të dashurit e Zotit dhe të Dërguarit të Tij! -Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Duaje atë që Zoti dhe i Dërguari i Tij e duan, do të bëhesh njeriu më i dashur.
Ai tha: Dëshiroj që të jem i sigurt nga hidhërimi i Zotit dhe i Dërguarit a.s. në Ditën e Kijametit! -Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Mos u hidhëro ndaj askujt nga krijesat e Zotit, do të jesh i sigurt nga hidhërimi i Zotit.
Ai tha: Kam dëshirë që të më përgjigjet ndaj lutjes! -Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Largohu nga ushqimi haram, të përgjigjet ndaj lutjes sate.
Ai tha: Dëshiroj që t’m’i mbulojë Zoti (mëkatet) në Ditën e Kijametit! -Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Mbuloji të metat e vëllezërve tu, edhe ty Zoti do t’i mbulojë të metat tua Ditën e Kijametit.
Ai tha: Çfarë të shpëton nga mëkatet, ose nga gabimet?! -Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Lotët, nënshtrimi dhe sëmundjet.
Ai tha: Cila vepër (e mirë) është më e madhe te Zoti? -Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Morali i mirë, modestia dhe durimi ndaj belave.
Ai tha: Cila vepër (e keqe) është më e madhe te Zoti? -Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Morali i keq dhe koprracia e tejskajshme.
Ai tha: Çfarë e qetëson hidhërimin e Zotit në këtë botë dhe në botën tjetër? -Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Lëmosha sekrete dhe mbajtja e lidhjeve farefisnore.
Ai tha: Çfarë e shuan zjarrin e xhehenemit në Ditën e Kijametit? -Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Durimi në këtë botë ndaj sprovave dhe belave të ndryshme.”
|