E mërkurë, 25/12/2024, 07:14
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Desha t’ju pyes a lejohet për burrat urinimi në këmbë?
Pyetja:
Selam alejkum!
Desha t’ju pyes a lejohet për burrat urinimi në këmbë?


Përgjigjja: Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ekzistojnë shtjellime nga fukahatë në lidhje me këtë dhe si shkak i kësaj janë transmetimet e ndryshme nga sahabët.

- Transmetohet se Aishja ka thënë: "Kush ju thotë se i Dërguari (lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të) ka urinua në këmbë, mos i besoni, ai nuk ka urinuar vetëm se i ulur.” (Shënon Tirmidhiu dhe Albani e cilëson të saktë)

Gjithashtu nga sahabët të cilët e kanë urryer urinimin në këmbë me një urrejtje të madhe janë Abdullah Ibën Mesudi dhe Ebu Seid Huderi, ndërsa nga tabiinët Shabiu dhe Ibrahim Saëdi.

- Në anën tjetër, Imam Muslimi përcjell në koleksionin e tij një rast në të cilin Hudhejfe Ibnu Jemani tregon se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ka urinuar në këmbë. Gjithashtu edhe Imam Buhariu e shënon të njëjtën gjë nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem. Në fakt kemi disa transmetime që vërtetojnë një praktikë të këtillë, qoftë nga i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, qoftë nga një numër sahabësh. Ndër sahabët prej të cilëve përcillet kjo janë: Omer Ibën Hatabi, Zejd Ibën Thabit, Abdullah Ibën Omeri, Sehl ibën Saëdi, Enes Ibën Maliku, Ebu Hurejre, Urvetu Ibën Zubejr, etj.

Ky dallim që vërehet nuk është ndonjë kontradiktë që do të duhej ta shpërfillte njërin nga transmetimet e përcjella nga sahabët, pasi Aishja përcjell atë që ka parë duke e praktikuar Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të. Ndërsa Hudhejfe gjithashtu përcjell atë që ka parë nga Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të. Prandaj nga këto dy lloje të transmetimeve konkludojmë se në esencë Muhamedi salallahu alejhi ve selem e kryente nevojën e vogël ulur, por në disa raste, kur ishte në udhëtim apo situata të ndryshme, ka ndodhur ta bënte nevojën e vogël në këmbë. Ekziston një parim i usulit se nëse një sahab mohon një praktikë se e ka vepruar Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, por tjetri pohon praktikën e tillë, atëherë përparësi ka pohuesi, pasi ai përcjell njohuri shtesë nga mohuesi. Sido që të jetë, mendimi më i qëndrueshëm në këtë çështje është ai të cilin e kanë përzgjedhur shumë dijetarë, ndër ta edhe dijetari Muhamed Uthejmin në librin "Sherhul Mumti<!--[if !supportFootnotes]-->1<!--[endif]-->”, se lejohet urinimi në këmbë nëse realizohen këto dy kushte:
1. që të mbrohet nga mos ndotja e spërkatja dhe në këtë duhet të kemi shumë kujdes; fatkeqësisht kjo është një gjë për të cilën neglizhojnë shumë njerëz. Prandaj forma më e sigurt që të ruhemi nga ndotja është që ta praktikojmë kryerjen e nevojës së vogël ulur;

2. që të jetë i fshehur nga njerëzit, pra mos të ekspozohet para njerëzve. Allahu e di më së miri! <!--[if !supportFootnotes]--><!--[endif]-->
 
 Alaudin Abazi
Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (10/01/2010)
Klikime: 1452 | Komentet: 4 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 3
3 rina  
0
Eselamun Alejkum we ramehtulla Allahu ju shperbleft per pergjigjet e sakta.

dua tju pyes se ne Ramazan perderisa une e asgjeroj ket muaj te shejt a mund te shkoj ne bazan te lahem edhe pse nuk e prish agjerimin a eshte gjynah tdua te me tregoni !!


1 FATIME  
0
Selam alejkum
DESHTA TE BEJE NJE PYETJE, kam lexuar se i Derguari ynë(lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të ) ishte i martuar vetem me Hatixhen, kurse kam ndegjuar se ai ka pasur shume gra, ju lutem me sqaroni me qarte kete çeshtje.

2 Argjendi  
0
Moter e nderuar Pejgamberi s.a.w.s gruan e par qe e ka martuar ka qen Hatixheja dhe nuk ka martuar grua tjeter deri sa nuk ka vdekur Hatixheja
Muhammedi a.s ka qen i kurorezuar me gjithesjt 13 gra, thuhet se prej tyre vetem me 9 ka pasur kontakt intim, per secilen martes qe e ka bere eshte fshehur pas nje urtesi e jo sikurse e quajn kafirat Muhammedit a.s si burr i grave, me disa nga grat e tij eshte martuar qe ta rris ummetin islam, ti bashkoj fiset etj
Allahu e din me se miri

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024