Pyetje:
Es-selamu alejkum! Ju përshëndes juve redaksi e nderuar. Kam një pyetje për hoxhën e nderuar. A mund të na tregoni se deri në cilin muaj të shtatzënisë janë të lejuara marrëdhëniet intime dhe a ka diçka të rrezikshme kjo për foshnjën në bark? Allahu ju shpërbleftë dhe na bashkoftë në Xhenet!
Përgjigje:
Alejkumus selam ve Rahmetullah!
Marrëdhëniet intime nuk kufizohen në ndonjë periudhë të shtatzënisë dhe nuk ka asnjë pengesë për to, qoftë edhe një natë para lindjes, përveç nëse mjekja specialiste e gjinekologjisë vëren ndonjë çrregullim në zhvillim të frytit dhe sugjeron që marrëdhëniet intime të shmangen tërësisht në periudhën pak para lindjes, apo të zhvillohen por me kujdes.
Allahu e di më së miri!
Amin, lutjet tuaja të mira qofshin të pranuara!
|