Dashurija ndaj Allahut dhe shpresimi në të
Kemi bukë, qumësht, mish si dhe pemë dhe perime tjera të ndryshme dhe të shijshme pasiqë Allahu krijoi të gjitha këto për ne.
E pëlqen dashurinë që prindërit tuaj t’a shfaqin, apo jo?
Gjithashtu edhe ti i do ata. Ata të dojnë, të mbrojnë dhe t’i plotësojnë nevojat. Nëse has në ndonjë vështirësi, e di se janë gjithmonë afër teje që të ndihmojnë.
A ke menduar ndonjëherë sa e don Allahun dhe sa shpreson në Të? Allahu plotëson të gjitha nevojat e të gjitha krijesave që Ai krijoi. Duke iu falenderuar mëshirës së Tij të pakufishme, jetojmë në këtë botë në paqë dhe shijojmë të mirat e panumërta.
Allahu krijoi diellin ashtuqë ne mund të jetojmë në tokë. Allahu gjithashtu krijoi perimet, pemët dhe kafshët për ne.
Kemi bukë, qumësht, mish si dhe pemë dhe perime tjera të ndryshme dhe të shijshme pasiqë Allahu krijoi të gjitha këto për ne.
Allahu ka krijuar sytë që të shohim, veshët për të dëgjuar, hundën për të marrë erë dhe gjuhën për të shijuar. Këto janë vetëm disa të mira që Allahu n’a i ka dhënë. Nuk mund t’i llogarisim të gjitha të mirat që Allahu n’a i ka dhuruar. Në një ajet, Allahu, i Cili është aq i mëshirshëm për ne, n’a drejtohet kështu:
Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t'i numëroni të mirat e Allllahut nuk do të mundë të arrini t'i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës. (Ibrahim:34)
Siç kemi kuptuar nga Kur’ani, të qënit jofalenderues për të gjitha këto të mira, duke harruar se të gjitha të mirat vijnë nga Allahu dhe mos falendrimi Atij për të gjitha që Ai i ka bërë për ne, është një sjellje e ligë. Allahu nuk i do jomirënjohësit. Si mirënjohje për të mirat e Tij, Allahu kërkon vetëm që të adhurohet, të jemi mirënjohës ndaj Tij, dmth., t’i falenderohemi.
Marrë nga: Revista Mirësia nr.83
|