E enjte, 09/01/2025, 22:17
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Dashuria për nënën
Dashuria për nënën
 

 
Tregiminë vijim është një ngjarje e shkurtër, mirëpo shumë tërheqëse dhe kuptimplote. Mbetem me shpresë se do t’ju pëlqejë shumë...

   Pas 21 vitesh martesë, hasa në një dashuri të çiltër. Para disa kohësh fillova ta kaloja kohën me një grua të ve që prej 19 vitesh. Gruaja ime më tha: -E di shumë mirë se sa e do atë.
   Gruaja për të cilën më këshillonte shoqja ime që të kaloja çaste me të ishte nëna ime, e cila kishte mbetur e ve që para 19 vitesh. Punët dhe obligimet e shumta si dhe tre fëmijët kishin bërë që ta vizitoja nënën time shumë rrallë. Një ditë prej ditësh, gjeta kohë që ta ftoja nënën time për darkë. Mora telefonin dhe e telefonova. Ishte bërë vonë dhe nëna u bë merak kur ma dëgjoi zërin. Nuk e kishte zakon që të fliste me dikë në kohë të vona dhe më pyeti:
-Si je biri im?
-Mirë jam nënë,- iu përgjigja. -Të telefonova nga ndërgjegjja për të kaluar disa çaste me ty.
Më pyeti: -Vetëm ne të dy? U mendua pak dhe më tha: -Më pëlqen propozimi yt.

   Ditën e enjte, pasi mbarova orarin e punës, u nisa për në shtëpinë ku banonte nëna ime. Ndihesha paksa i shqetësuar... Kur arrita në shtëpinë e nënës, vërejta se edhe ajo ishte paksa e merakosur dhe ishte duke pritur te dera e shtëpisë.
   Ishte veshur bukur dhe m’u duk se kishte veshur fustanin e fundit që i kishte blerë babai im pak para se të vdiste. Duke buzëqeshur si një engjëll, më tha: -Biri im, të gjithëve u kam thënë se sonte do të dal me djalin tim dhe që të gjithë janë gëzuar, andaj të gjithë me padurim presin kthimin tim për t’ua sqaruar hollësitë e këtij takimi.
   Shkuam në një restorant jo të zakonshëm, mirëpo i bukur dhe i qetë. Nëna u mbështet në krahun tim dhe dukej si një zonjë. Pasi u ulëm, fillova të lexoja listën e gjellëve, ndërsa nëna mund të lexonte vetëm shkronjat e mëdha. Gjersa po lexoja listën e ushqimeve, nëna, e cila më shikonte me një buzëqeshje të gjerë, me dy buzët e saj të çara nga mosha, më ndërhyri duke thënë:
-Kur ishe i vogël, unë isha ajo që lexoja për ty.
-Ndërsa tani ka ardhur koha të ta kthej këtë borxh dhe ja unë po lexoj sot për ty. Çlodhu dhe pusho nëna ime- i thashë.

   Gjatë tërë mbrëmjes biseduam dhe nuk kishte asgjë të rëndomtë, me përjashtim të nostalgjive dhe përditshmërisë sonë. Qëndruam aq shumë, saqë ishte bërë shumë vonë. Pasi u kthyem dhe arritëm te dera e shtëpisë, nëna m’u drejtua me këto fjalë: -Kam dëshirë që të dalim së bashku përsëri, mirëpo me kusht që të paguaj unë.
   Ia putha dorën dhe i thashë lamtumirë. Pas disa ditësh më erdhi lajmi se nëna kishte ndërruar jetë. Kishte vdekur nga një sulm në zemër.
E tërë kjo ndodhi për një kohë shumë të shkurtër, saqë unë nuk munda të bëja asgjë për të. Kaluan disa ditë dhe nga posta më erdhi një letër e dërguar nga restoranti në të cilin kishim darkuar unë dhe nëna ime. Në të kishin qenë disa fjali të shkruara nga dora e nënës sime:
  
   "Kam paguar faturën para kohe, duke e ditur se nuk do të kem rastin të takohem me ty përsëri. Me rëndësi është se bëra pagesën për dy persona, për ty dhe gruan tënde. Ti assesi nuk mund ta përshkruash vlerën e asaj nate në të cilën darkuam së bashku. Të dua shumë biri im!”

   Në atë moment arrita të kuptoja domethënien e fjalës "dashuri” apo "të dua”. Nuk mund ta kuptosh domethënien madhështore të kësaj fjale derisa nga dashuria jote të mos vjelë mirësi dhe bukuri edhe pala tjetër, ashtu siç bëri nëna ime. Asgjë nuk ka vlerë më shumë se prindërit, e në veçanti nëna. Dhuroja kohën që ata meritojnë. Duhet ditur se ky është obligim i ynë nga Allahu ndaj prindërve, prandaj këto gjëra nuk shtyhen. Në këtë rast më ra ndërmend tregimi kur qe pyetur Abdullah ibën Omeri: "Nëna ime është e moshuar, nuk mund të lëvizë fare dhe më duhet ta bart në çdo vend, madje edhe kur kryen nevojën. Nganjëherë nuk ka fuqi që ta përmbajë veten, kështu që e kryen nevojën duke qenë në duart apo në shpinën time. A mendon se e kam kryer obligimin ndaj saj?” Ibën Omeri u përgjigj: "A ke harruar fëmijërinë tënde kur edhe ti veproje kështu me nënën tënde? Ti po i shërben duke shpresuar vdekjen e saj, ndërsa ajo të shërbente ty, me gjithë mundimet dhe lodhjet që kishte, duke shpresuar jetën dhe lumturinë tënde.”
   Me të vërtetë dallim i madh në mes këtyre dy qëndrimeve. Shpresojmë se porosia dhe mesazhi i kësaj ngjarjeje do të arrijë edhe tek ata që ende i kanë prindërit gjallë.


 

Marrë nga Assoc. Prof. Dr. Walid. I. S. Sharaiyra, ish- ligjërues në IIUM
rktheu nga gjuha arabe: Mr. Feim Dragusha

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (21/07/2010)
Klikime: 6468 | Komentet: 42 | Ranguar: 4.4/16
Gjithsejt komente: 421 2 3 4 »
42 ali  
0
inshallah allahu niman kret musliman ku jon tak jon amin

41 visar  
0
ALLAHU JU SHPERBLEFT ..

40 ali  
0
inshallahallahu nimovt kretmuslimave kujonathe tak jon allahu asht nja mashallah99 amna iko per 6 dit e kakriju ket bot mashallah helamdurila esalamalejkom kret e ma ban allal

39 lume  
0
asht mir pun me fol me mashli

38 sabat  
0
asht mir gruja edthe buri mu kon shptare edthe majupe in fe islamet a e cojn mir masani in plecni ako gruja ni thmi me cetrin bur e ku buri vish a thir arab athe famila burit nok vin mua kur ktu se se cam mir se di ca me bah seper bara jem kon ceter fare vlavi jem u kan me motran burittam motran ti po jon dah une vish po ko tajshomca me bah une po naj in pun suni mshkan in haram poune tutna se di ca mebah se dica me bahvallah buri jem mua ma ka bo inshallah jenat mesmukan metua kur kampreblem sedi ca me bah jam tu tutshompo se di ca me bah

37 mubarek  
0
Allahu ju shperblefte, ky eshte tregimi me i bukur qe kam lexuar ne jeten time.

36 mubarek  
0
Allahu ju shperbleft

35 nebahati  
0
allahu ju shperbleft per ket tem te qelluar se nuka gje mate shtrejt se nana ,

34 shuko  
0
All-llahu ju shperbleft me xhenet.

33 nero  
0
shum tem prekse ishalla Zoti ju shprerblen per postimet

1-10 11-20 21-30 31-32
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2025