E premte, 19/04/2024, 00:57
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Dashuria dhe urrejtja për hir të Allahut s.w.t
Dashuria dhe urrejtja për hir të Allahut, subhanehu ve teala

 
Shkruar nga Sulejman Ali Shejhut

Dashuria për hir të Allahut, subhanehu ve teala, dhe urrejtja për hir të Allahut, subhanehu ve teala, është shtyllë e rëndësishme prej shtyllave të besimit, andaj besimtari duhet të kujdeset për këtë dhe t’i përkushtoj rëndësi, ngase në hadith të vërtetë thuhet se hallaka më e fortë e besimit është të duash për hir të Allahut dhe të urresh për hir të Allahut.

Për këtë Allahu, subhanehu ve teala, ka cekur shumë ajete ne Kur’an: "Besimtarët të mos i miqësojnë mosbesimtarët, e t’i lënë anash besimtarët. E kush bën atë , ai nga feja e Allahut nuk ka asgje, përveç për qëllim ruajtja prej të keqës së tyre. Allahu ju tërheq vërejtjen me dënim prej Tij pse vetëm tek Allahu është e ardhmja” (Ali Imran:28).

Allahu lejoi miqësimin e tyre në rast se nuk mund të mbijetoni vetëm se me shtirje ose janë të robëruar, nuk mund të shprehin armiqësi ndaj tyre, atëherë lejohet bashkëjetesa formalisht, duke qenë zemra e mbushur me armiqësi dhe urrejtje, shpreson të largohet pengesa dhe të shpreh armiqësinë dhe urrejtjen, ashtu siç Allahu, subhanehu ve teala, thotë: "Me përjashtim të atij që dhunohet (për të mohuar) e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim” (En-Nahl:106).

Ibën abasi, radijallahu anhu, thotë: "Nuk është shtirja me vepër, por me gjuhë”. Gjithashtu thotë: Allahu i ndaloi besimtarët t’i marrin për mbrojtës dhe miq jobesimtarët, krahas besimtarëve vetëm nëse jobesimtarët janë ngadhënjyes, atëherë shprehim ndaj tyre butësi duke i kundërvyer në fe.

Allahu,subhanehu ve teala, thotë:
"O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejtja kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjoksat e tyre, është edhe më e madhe. Ne pra, u kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni” (Ali Imran:118)

Kurtuboi thotë: „Mos i merrni qafirat këshilltarë po edhe nëse janë të afërmit dhe farefisi juaj!”

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:
"O ju që besuat! Mos i zini miq as jehuditë, e as të krishterët .Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush I miqëson ata , ai është prej tyre. Vërtetë Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë. E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se ngarendin te ta (për miqësi) duke thënë: "Po frikësohemi se mos po na sillet ndonjë e keqe”. Po Allahu do të sjellë fitoren, ose diç tjetër nga ana e Tij, e atëherë do të pendohen për atë që e mbanin fshehtë në shpirtin e tyre. Ata që besuan ju thonë: "A këta ishin që e besuan në Zotin me betimin më të fortë të tyre se ishin me ju? I shkarërruan veprat e veta dhe agaun të dëshpruar. O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetës) s’ka dyshim se Allahu do të sjellë nje popull që ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e Allahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e Allahut që i jep atij që do. Allahu është dhurues i mash, i dijshëm. Mik (i afërt) juaji është vetëm Allahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe japin zekatin duke bërë ruku (duke qenë respektues). E kush ka për mik Allahun, të dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s’ka dyshim se ana (pala-krahu) e Allahut është ngadhënjyese”. (El-Maide:51-56).

Muxhahidi duke komentuar fjalën e Allahut "E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se vrapojnë te ta (për miqësi) thotë: "Ata janë munafikët (hipokritët) të cilët i kënaqin jehudët (çifutët), i marrin për miq dhe ua ushqejnë fëmijët e tyre”.

Aliu, radijallahu anhu, për fjalën e Allahut "…(një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve” thotë: "Janë të butë ndaj muslimanëve e krenarë dhe të vrazhdë ndaj qafirave, të vrazhdë për ata të cilët i kundërvejnë në fe ".

Ibën Abasi radijallahu anhu thotë: "Luftoni qafirat me shpatë, kurse munafikët (hipokritët) me gjuhë dhe vrazhdësi”.

Ibën Mesudi radijallahu anhu thotë: "Luftoni ata me dorë, nëse nuk mundeni, atëherë me gjuhë, e nëse edhe këtë nuk mundeni, atëherë me zemër”.

Marrë nga libri: "Hallka më e forte e besimit” i Sylejman Ali Shejhut
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (24/12/2010)
Klikime: 976 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024