E enjte, 28/03/2024, 13:09
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Cilën pjesë po e lehtëson, cilën po e ngarkon ...!?
 
Cilën pjesë po e lehtëson, cilën po e ngarkon ...!?

Ose

.....sot edhe reja edhe djali betshin gjallë.
 

'' ... mos e hidhni veten në rrezik... '' 1

Ky është një paralajmërim Hyjnor drejtuar krijesave të Tij, duke e ditur mirë mentalitetin dhe aktivitetin e tyre. Pavarësisht kësaj, krijesat njerëzore vazhdojnë të tregohen më të çuditshmet nga të gjitha krijesat tjera. Nga shumësia e ngjarjeve, vështirësive dhe problemeve diku nga mesi i njerëzve ka edhe pyetje të këtilla si ''të vritet vetvetja apo jo?'' .


Por, ja që Krijuesi Fisnik prej kohësh ka dhënë përgjigje për këtë pyetje: ''... dhe mos mbyteni veten tuaj. Vërtet, Allahu është i mëshirshëm për ju '' 2

Ndoshta nuk jemi ndalur kur ta analizojmë situatën nga ky prizëm, për sa kohë që ndërgjegjja jonë e pastër dhe natyrale anon nga jeta dhe si e tillë bënë luftë me intrigat dhe opsionet absurde që dërgohen në mendjen tonë nga krijesa e mallkuar në metodat e tij.

Pavarësisht gjithë kësaj, leximi i këtij shkrimi merr shumë pak mundë dhe pak kohë. Atëherë vendos që tani pa menduar dy herë, se do ta lexosh deri në fund, e pastaj vazhdo dhe jeto...

Kur dikush thotë për një vend të kësaj bote se është parajsa e vërtetë, atëherë dije se nuk e thotë të vërtetën. Nuk ka vend, njeri dhe kohë që problemet, vështirësitë të mos jenë karakteristika të tyre. Askush nuk ka rehati të përhershme, pasuri absolute dhe të qëndrueshme apo jetë pa brenga. Marrim shembull akademikët. Ne të gjithë i çmojmë shumë ata dhe i vlerësojmë më shumë se çdo këndë për shkak të ngritjes së tyre intelektuale. Por, pavarësisht kësaj edhe ata dikur kanë pasur vështirësi të ndryshme e shumë të tjera mund të kenë edhe sot.

Në të kaluarën para se të bëheshin akademik edhe ata mund të kenë marrë njësh në kimi, ose të kenë pasur vështirësi në regjistrim në fakultet apo në pagimin e studimeve. Ndoshta edhe ata kanë vrapuar pas profesorëve për nënshkrime e nota duke duruar burokracinë dhe nënçmime të llojllojshme. Pavarësisht gjithë këtyre ne shohim vetëm anën e tyre të përsosur njerëzore.

Sigurisht me situatën në të cilën mund të gjendet dikush nga ju, kjo nuk mund të duket qesharake. Por, ja që cilido që të jetë shkaku juaj nuk mund të jetë justifikim për të marrë guximin e të çmendurit për të vrarë vetën. Duke e bërë këtë akt s'bëjmë tjetër veç se paraqitjes së një karakteri të dobët dhe qyqar.

Ne njerëzit ia mbajmë vetës për të mëdhenj, ndërkohë që milingona del me më karakter se ne. ''Imagjinoni përpjekjet që bënë ajo për të hipur në ndonjë mur. Mundet që ky mur të jetë i lëmuar, kështu që ajo ngjitet e bie, përpiqet andej e këndej, e ndodh që një gjë e tillë të përsëritet më shumë se dhjetë herë''.
3

E ne para se të marrim këtë hapë të ulët të vetëvrasjes sa përpjekje i kemi bërë për t'i tejkaluar vështirësitë. Sa herë kemi provuar me vetë iniciativë t'i zgjidhim problemet. Të gjithë dimë të gjejmë arsye për të arsyetuar rolin tonë të viktimës. Qindra herë na bie të dëgjojmë arsye të tilla si: ''kamë fëmijë, kërkojnë bukë, punë nuk ka askund ski çka me bë veç me vra veten''. Nëse njeriu maksimalisht mund të jetoj tre ditë pa bukë, edhe zvarrë po të mundohet për kaq kohë do të mund të siguronte ushqim.

I kthehemi edhe një herë shembullit të milingonës. ''A nuk ke parë milingonën kur mban farat? Ajo mban mbi vete shumë herë më tepër se pesha e saj dhe përshkruan me të distanca të mëdha dhe vende të vështira.'' 4

E pse ne njerëzit parapëlqejmë të jemi kaq të dobët? Atëherë ai që ka vendosur ta vras vetën, le t'ia jap kurrizin e tij milingonës, sepse ajo po e meriton më shumë se këta tipa njerëzish të jetë kurrizore.

Vetëvrasja si dukuri negative për shoqërinë tonë nuk është më tash diç e re dhe jobrengosëse. Si një akt që nuk përafrohet me logjikën, vetëvrasja ishte problem edhe për gjuhëtarët të cilët i u desh të formulojnë këtë termë kaq qesharak gjersa i referohet njeriut.

Si problem vazhdoi edhe me tej me teologët të cilët prej kohësh kundërshtuan një dukuri të tillë. Por sistemet materialiste dhe individ e grupe njerëzish të ndikuar nga këto sisteme të cilët quan situatë deri te kjo çmenduri, sot mundohen të minimizojnë rolin e fesë në parandalim të kësaj dukurie. Në anën tjetër statistikat botërore edhe pse jo gjithëpërfshirëse flasin për këtë dukuri të jetë brengosëse.

Një pyetje e thjesht që ngritët në gjithë këtë amulli është edhe kjo: Çka po vritka nga vetja njeriu? Për ta thjeshtësuar më tutje: nëse njeriu po vepruaka kështu për shkak të dhimbjeve, brengës, e të ngjashme, që d.m.th. ai paska edhe pjesën tjetër jo materiale pra shpirtin ku po i mbajtka këto ndjenja. Atëherë me vetëvrasje duke vepruar në materien e tij kaq mizorisht veç se po e ngarkon shpirtin e tij, i cili tek te gjithë pavarësisht si përfundon jeta e njeriut vazhdon të jetoj në Jetën e Përhershme.

Pavarësisht të gjitha vdekjeve , vetëm ata që ia marrin vetës jetën e kanë të ndaluar hyrjen në Parajsë. Pra gjithkush pavarësisht veprave të mira apo të këqija, mund të shpresojë në mëshirën e Krijuesit dhe mund të shpresoj se kurdoherë pas shpagimit të mëkateve mund të hyjë në parajsë përveç kësaj kategorie njerëzish. Profeti a.s. ka thënë : '' Në popujt para jush ishte një njeri, i cili u plagos. Ai mori thikën dhe e preu dorën për t'i shpejtuar vdekjen vetës. U derdh aq shumë gjak, sa që vdiq. Atëherë Allahu i Lartësuar tha: ''Nxitoi robi t'ia marr shpirtin vetvetes para Meje, andaj ia kam bërë të ndaluar parajsën''
5. Nga çka u pa e kuptuam mirë se nga të gjitha veprimet ky akt po llogaritet të jetë më i ulëti.

Edhe psikologët të cilët i u vie të kenë në dorë njerëz me paramendime për vetëvrasjen, sikur nga ajo çfarë dëgjojnë nga pacient të tillë, bëhen nevojtar të vizitojnë kolegët e tyre. Nga çështjet që më së shumti i këshillojnë pacientët e tyre është çështja e besimit . ''E para është besimi i plotë i paluhatshëm se jemi krijesa nga i Vetëm Krijues - Allahu [subhanehu ve tala], pastaj bindja e plotë se ekziston bota tjetër. Këto dy elemente kyçe bëjnë që njeriu të mos mbetet asnjëherë pa ndjenjën e mbrojtjes dhe mbështetjes së plotë''.
6


Thirrje të kundërta me këto si për braktisje të besimit me arsyetime çdo herë e të reja nuk po na ofrojnë asgjë veç se shkatërrim të shoqërisë njerëzore.

E njëjtë është situata edhe me ''Eutenazin'' një vetëvrasje me asistencë. "Përkrahësit e eutenazis thonë se kjo është çështje e lirisë personale". Ata argumentojnë me atë se refuzimi për të ndihmuar dikë nuk është veprim moral''.
7 Siç po e shohim absurditeti njerëzor ka shkuar shumë larg sa që veprime të tilla provojnë t'i legalizojnë me anë të ligjit si është fjala me shtetin e Belgjikës i cili e ka lejuar eutenazin.

Njeriu nuk e zgjedhë lindjen e tij, kështu që nuk ka të drejtë të thotë se dëshiron të zgjedh vdekjen të ashtuquajturën "vedja e mirë".

Si paska guxim dikush të shkatërroj diç që nuk e krijon vetë. Kështu si po veprojmë veç po keqpërdorim mirësitë Hyjnore. Paralajmërimi që vie nga historia fletë për një kujdes të vazhdueshëm që duhet të tregoj krijesa njerëzore. Dr. Kristofer Hufenland thotë: ''Fizicienti nuk duhet të bëjë asgjë më shumë veç se të mbroj jetë''.
8


Është koha që një nga ato ''JO'' të famshme dhe të mëdha ti themi edhe për dukurin e vetëvrasjes. Jo vetëm kaq por ta luftojmë këtë dukuri dhe ideologjitë që quan deri tek kjo dukuri deri në zhdukje. Kjo nuk është frazë emocionale dhe as patriotizëm por është nevojë dhe përgjegjësi.

Në vend të tyre t'i themi ''PO'' ideologjive që thërrasin dhe promovojnë jetë, paqe që ofrojnë shembuj për përballje të sprovave dhe vështirësive. Ideologji këto që gjallërojnë popullin tonë, e aktivizojnë atë, që e nxisin për respekt, dije, moral, dashuri, besim, mirëkuptim e të ngjashme.

Nëse deri tash kemi vuajtur nga ''kompleksi i inferioritetit'' për identitetin tonë fetar gjë që po ashtu nuk ka pas arsye për një çështje të tillë, atëherë le t'i ndryshojmë gjërat tash. Pra tani le të vuajmë nga ndjenja e përgjegjësisë morale, kombëtare dhe individuale për njerëzit tanë që marrin kësi hapa shkatërrimtar. Feja luan një rolë të rëndësishëm për personalitetin e njeriut. Ne duhet ta zhvillojmë këtë ndjenjë, t'i japim hapësirë më shumë teologëve, përndryshe që sot shpallemi fajtorë si individ dhe shoqëri për çdo vetëvrasje që mund të ndodhë. Ka kaluar koha ''për inat të rejës me vdektë djali'', sot edhe reja edhe djali betshin gjallë.



Gentian Jetishi
Ferizaj
Fusnotat




1. Kur'an, El-Bekare; 2:195
2. Kur'an, En-Nisa; :29
3. El-Omer, Nasir (2008).Milingona. Në: Albislam, viti VI, nr.61, fq.19-23
4. Po aty
5. Lutolli, Ismail & Ademi, Samire,(2004). Vetëvrasja nuk është zgjidhja jote...!. Në revistën Argumenti. viti III,Nr.27. dq.23
6. Ajeti(ZAIMI), Miradije.(2003). Depresioni sëmundje moderne. Në revistën Pena Studentore. viti I, Nr.11. fq.33
7. Moor.(12 May, 1999). Euthanasia ; An overview. BBC News, 12.22.2008, http://news.bbc.co.uk/1/hi/health/backgraund_briefings/euthanasia/331255.stm
8. Willis,Mike.(28 November 2000). The pro-life view. 12.22.2008. http://news.bbc.co.uk/2/hi/health/backgraund_briefings/euthanasia/331261.stm

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (13/09/2009)
Klikime: 695 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024