E premte, 29/03/2024, 06:33
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tefsirë

ÇFARË THOTË KUR’ANI PËR (GAJBIN) TË FSHEHTËN?

ÇFARË THOTË KUR’ANI PËR (GAJBIN) TË FSHEHTËN?

 KAPTINA EL-BEKARE
Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.). [2:3]

(Zoti) Tha: “O Adem, njoftojë ata (engjëjt) me emrat e atyre (sendeve)!” E kur u rrëfeu atyre për emrat e tyre, (Zoti) tha: “A nuk ju kam thënë juve se Unë më së miri e di fshehtësinë e qiejve e të tokës dhe më së miri e di atë, që ju e publikoni dhe atë që e mbani fshehtë”. [2:33]

 KAPTINA ALI IMRAN
“Këto janë nga lajmet e fshehta (të hershme) që po t’i shpallim ty. Ti nuk ishe ndër ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranë tyre as kur ata ziheshin mes vete”. [3:44]
All-llahu nuk është që t’i lë besimtarët ashtu siç jeni, pa dalluar të keqin nga i miri. All-llahu nuk ju zbulon juve të fshehtat (e të dini se ç’mbajnë në zemrat e tyre). Por All-llahu është Ai që nga të dërguarit e vet zgjedh atë që do (e i zbulon ndonjë të fshehtë). Prandaj, besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, e në i besofshit dhe nëse ruheni, atëherë ju keni një shpërblim të madh. [3:179]

 KAPTINA EN-NISA
Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi. [4:34]

 KAPTINA EL-MAIDE
O ju që besuat, All-llahu do t’ju sprovojë me diçka nga gjahu që e arrijnë duart ose shigjetat tuaja, për t’u dalluar te All-llahu ai që i frikësohet Atij në heshtje (në bazë besimi). E kush i shkel (dispozitat) pas këtij (sqarimi), ai ka dënim të dhembshëm. [5:94]

 KAPTINA EL-EN’AM
Thuaj: “Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë depot e All-llahut (e t’ju sjell mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë (e t’ju tregoj se kur do t’ju vijë dënimi), as nuk u them se unë jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua. Thuaj: “A janë baras i verbëti dhe ai që sheh?” A nuk mendoni? [6:50]

Çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s’ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (Levhi - Mahfudh). [6:59]
E Ai është që krijoi qiejt dhe tokën me qëllim të caktuar, e (ruajuni dënimit) ditën kur thotë: “Bëhu”! Ajo bëhet. Fjala e Tij është e njëmendtë dhe Atij i takon sundimi ditën kur i fryhet “Surit” (kjo është hera e dytë). Ai e di të fshehtën dhe konkreten, është më i urti që di për çdo gjë në hollësi. [6:73]

 KAPTINA EL-A’RAF
Thuaj: “Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi, as ndonjë dëm, pos çka do All-llahu. Sikur ta dija të fshehtën, do t’i shumoja për vete të dobishmet, e nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë nuk jam tjetër vetëm se qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë. [7:188]

 KAPTINA ET-TEWBEH
Kur të ktheheni te ata, ata do t’ju kërkojnë falje, thuaju: “Mos u arsyetoni, ne nuk ju besojmë, për gjendjen e juaj na ka njoftuar All-llahu. Veprën tuaj do ta shohë All-llahu dhe i dërguari i Tij, e pastaj ju do të ktheheni te Ai që i di të fshehtat dhe të dukshmet, e Ai do t’ju lajmërojë për atë që keni vepruar”. [9:94]
Dhe thuaj: “Veproni, All-llahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët, e më vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes, e do t’ju njoftojë për atë që vepruat”. [9:105]

 KAPTINA JUNUS
Dhe thonin: “Përse nuk i vjen atij (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?”. Po ti thuaj: “E fshehta është (çështje) vetëm e All-llahut (Ai sjell mrekulli). Prandaj, ju pritni se edhe unë së bashku me ju po pres!” [10:20]

 KAPTINA HUD
Unë nuk u them juve se tek unë janë depot e All-llahut, as nuk u them se unë e di të fshehtën, as nuk u them se unë jam engjëll, as nuk u them atyre që sytë tuaj i nënçmojnë, se All-llahu nuk u dhuroi atyre të mira. All-llahu e di më së miri se çka në shpirtrat e tyre, pse atëherë unë konsiderohem zullumqar. [11:31]
Këto janë disa nga rrëfimet e panjohura (për ty), që po t’i shpallim ty, e që para këtij (Kur’anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra, të jesh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit. [11:49]
Vetëm All-llahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të tokës, çdo çështje i kthehet (në kompetencë) vetëm Atij, pra adhuroje Atë, mbështetu tek Ai, se Zoti yt nuk është i panjohur për atë që veproni. [11:123]

 KAPTINA JUSUF
“Këtë (e bëra thotë Jusufi) për ta ditur ai (ministri) se unë nuk e tradhtova tinëzisht dhe së vërtet All-llahu nuk realizon dredhinë e tradhtarëve. [12:52]
Ju kthehuni te babai juaj dhe thuani: “O at yni, djali yt vodhi, ne dëshmojmë vetëm për atë që dimë, e për të fshehtën ne nuk ishim roje!”! [12:81]
Këto janë nga ato lajme të panjohura, e Ne po t’i shpallim ty (Muhammed), se ti nuk ke qenë pranë tyre kur ata vendosën çështjen e tyre (hudhjen e Jusufit në bunar etj.) dhe kur bënin dredhi. [12:102]

 KAPTINA ERR-RRA’D
Ai është që di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është i madhëruari e i lartësuari. [13:9]

 KAPTINA EN-NAHL
Vetëm All-llahut i takon (ta dijë) fshehtësia e qiejve dhe e tokës! Cështja e katastrofës (e kijametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh një shikim, ose ajo është edhe më afër. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send. [16:77]

 KAPTINA EL-KEHF
Ata (që bisedonin për këtë) do të thonë: “Ishin tre, i katërti i tyre ishte qeni i tyre, dhe thonë: “Ishin pesë, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre”, kjo ishte hamendje, po edhe thonë: “Ishin shtatë, e qeni i tyre ishte i teti!” Thuaj: “Zoti im di më së miri për numrin e tyre, përveç një pakice nuk di kush për ta, e ti (Muhammed) mos polemizo për numrin e tyre vetëm ashtu në tërësi, dhe askë mos pyet për ta”. [18:22]
Thuaj: “All-llahu e di më së miri sa kanë ndejur, Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe e tokës. Cfarë (i çuditshëm) është të pamurit e Tij dhe çfarë është të dëgjuarit e Tij! Pos Tij ata (njerëzit) nuk kanë ndihmëtarë. Në vendimin e Tij nuk mund t’i përzihet askush. [18:26]

 KAPTINA MERJEM
Ato janë xhennetet e Adnit, që Mëshiruesi u pat premtuar robve të vet, pa i parë ata (i besuan pa i parë), e premtimi i Tij është i kryer. [19:61]
A thua ka zbuluar fshehtësinë, a mos ka marrë prej All-llahut ndonjë premtim? [19:78]

 KAPTINA EL-ENBIJA
Të cilët ia kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk e shohin dhe ata të cilët ia kanë dronë kijametit.. [21:49]

 KAPTINA EL-MU’MINUN
Ai e di të fshehtën e të dukshmen, Ai është larg atyre që ata ia shoqërojnë. [23:92]

 KAPTINA EN-NEML
Thuaj: “Askush veç All-llahut as në qiejt, as në tokë nuk e di të fshehtën, as nuk e dinë se kur ringjallen!” [27:65]

 KAPTINA ES-SEXHDEH
Ai është njohës i të (gjitha) fshehtës dhe të dukshmes, i gjithëfuqishmi, mëshirëbërësi. [32:6]

 KAPTINA ES-SEBE’E
E ata që nuk besuan thanë: “Nuk do të na vijë neve kijameti!” Thuaj: “Po, pasha Zotin tim që e di të fshehtën, patjetër do t’ju vijë ai juve. Atij nuk mund t’i fshihet as në qiej e as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë”. [34:3]
E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që e brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai, për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë. [34:14]
Kur ata më parë e mohuan atë dhe prej së largu thoshin me hamendje (s’ka ringjallje, s’ka përgjegjësi etj.) [34:53]

 KAPTINA EL-FATIR
Dhe asnjë mëkatar nuk do ta bartë mëkatin e tjetrit, po edhe nëse mëkatari thërret ndonjë për t’ia bartur atë, ajo nuk do t’i bartet atij, edhe nëse (ai që thërret) është i afërt i tij. Ti mund t’ua tërheqësh vërejtjen vetëm atyre që i kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk shohin dhe që e falin namazin. E kush pastron veten, ai ka bërë pastrimin për të mirën e vet, se vetëm te All-llahu është e ardhmja. [35:18]
Nuk ka dyshim, All-llahu e di të fshehtën e qiejve e të tokës dhe Ai është që e di se çka mbajnë gjoksat. [35:38]

 KAPTINA JA SIN
Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetëson Kur’anin dhe i frikësohet Mëshiruesit edhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij për falje dhe shpërblim të mirë. [36:11]

 KAPTINA EZ-ZUMER
Thuaj: “O All-llah, Krijues i qiejve e i tokës, Njohës i të fshehtës dhe i të dukshmes, Ti je që gjykon mes robërve Tu për atë që ata kundërshtoheshin”. [39:46]

 KAPTINA EL-HUXHURAT
S’ka dyshim se All-llahu e di fshehtësinë e qiejve e të tokës, All-llahu sheh atë që punoni ju. [49:18]

 KAPTINA KAF
Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë. [50:33]


 KAPTINA ET-TUR
A mos te ata janë fshehtësitë, e ata i shkruajnë? [52:41]

 KAPTINA EN-NEXHM
A mos është që tek ai ka njohuri për të fshehtën (çështjen e dënimit në Ahiret) dhe ai po e ditka? [53:35]

 KAPTINA EL-HADID
Ne i dërguam të dërguarit Tanë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t’i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz, e edhe për t’u ditur tek All-llahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. S’ka dyshim se All-llahu është i fuqishëm, mbizotërues. [57:25]

 KAPTINA EL-HASHR
Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi! [59:22]

 KAPTINA EL-XHUMUAH
Thuaj: “S’ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t’ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t’ju njoftojë me atë që keni punuar”. [62:8]

 KAPTINA ET-TEGABUN
Eshtë i gjithëdijshmi i të fshehtës e i të dukshmes, është ngadhënjyesi, i urti. [64:18]



 KAPTINA EL-MULK
Ata, që pa e parë i frikësohen Zotit të vet, për ta ka falje dhe shpërblim të madh. [67:12]

 KAPTINA EL-KALEM
A mos te ta është e fshehta (e Lehvi Mahfudhit), e ata prej aty trumbetojnë (se janë të mirë)? [68:47]

 KAPTINA EL-XHINN
Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt. [72:26]

 KAPTINA ET-TEKVIR
Dhe ai nuk është që në të fshehtën (shpalljen) ka dyshim (ose ua lë mangu). [81:24]

Kategori: Tefsirë | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/10/2009)
Klikime: 937 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024