E martë, 24/12/2024, 03:57
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Çfarë të bëj me paratë e kamatës

 
 
Pyetja:

Eselamu alejkum vëllezër të dashur, Allahu ju shpërbleftë për këtë faqe të mrekullueshme që keni bërë, prandaj edhe unë ju shkrova këtë letër, se kam nevojë për një përgjigje nga ju.
Elhamdulilah, Allahu më ka udhëzuar! Unë, vëllezër të dashur, para tre vitesh pata një aksident automobilistik, por unë nuk isha iniciatori i ndeshjes. Fajtori i ndeshjes ishte një qafir, i cili ndërroi jetë në atë aksident. Unë pësova disa lëndime të rënda, të cilat do t’i kem inshAllah gjatë gjithë jetës. Kam probleme me syrin e djathtë (nuk mund ta lëviz), me vilicen në anën e majtë dhe hundën e kam me plastikë. Vetëm Allahu nuk deshi që unë të ndërroja jetë, se gjithë mjekët e Shkupit hoqën dorë prej meje. Dhe e lus Allahun që me atë që më sprovoi mua mos ta sprovojë asnjë besimtar. Amin!
Dhe kështu vëlla i dashur, që tre vite jam nëpër gjyqe, se kërkoj dëmshpërblim nga kompania e sigurimeve, se në gjyqet e qafirëve nuk ka drejtësi, por vetëm korrupsion. Dhe më saktë doja të pyesja, se inshAll-llah nëse marr ndonjë dinar për dëmshpërblim. Aty hyn edhe kamata e tre viteve, pra ju lutem më tregoni se ku mundem t’i harxhoj ato para në atë mënyrë që të jetë Allahu i kënaqur prej meje.
A më lejohet t’i riparoj WC-të e xhamive (me pllaka, ulëse wc-je (shole), lavamanë, etj.). Ose më saktë, kërkoj nga ju që të nxirrni një fetva nga hadithet e Pejgamberit alejhi selam se ku mund të shpenzohen sot ato para (paramendo nëse i kishe ti, ku do t’i shpenzoje).
Ma bëni hallall vëllezër, se ndoshta ju lodha pak me këtë letër të gjatë. Pra, ju lutem më gjeni një përgjigje për këtë hall. Allahu ju shpërbleftë me xhenetin Firdeus!
Eselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nga gjërat për të cilat ka konsensus (ixhma) te dijetarët islamë në përgjithësi është ndalimi i kamatës dhe se kjo vepër llogaritet nga mëkatet e mëdha. Prandaj ty nuk të lejohet të përfitosh nga ajo pasuri që në realitet është kamatë.
Kurse ajo se çfarë të bëni ju me ato para (kamata e përfituar nga vonesa) kemi mendime nga dijetarët, disa janë më rigorozë dhe thonë se nuk lejohet tërheqja e atyre parave në asnjë formë, por ato lihen aty dhe ju merrni vetëm shumën që ju takoi në esencë.
Kurse një grup tjetër dijetarësh janë të qëndrimit se nuk është e qëlluar lënia e atyre parave aty, pasi me këtë përfitojnë jobesimtarët dhe kjo në një formë është ndihmesë e atyre që të përfitojnë nga ne. Prandaj ata thonë se ato para tërhiqen duke mos pretenduar ndonjë përfitim personal nga ato. Eliminimi i këtyre parave dhe lirimi nga to bëhet duke i shpenzuar në gjërat që janë në interes publik. Me fjalë të tjera, shpenzimi i tyre bëhet në gjërat për të cilat nuk ka dobi ndonjë person i caktuar, por se nga ato kanë dobi shoqëria muslimane në përgjithësi. Dhe e tërë kjo duke mos shpresuar në shpërblim prej Allahut të Lartësuar nga kjo vepër. Si shembull mund të përmendim ndërtimin e WC-ve publike, qoftë edhe nëpër xhami, ose ndërtimin e rrugëve, rregullimin e çezmave publike në rrugë, etj.. Allahu e di më së miri!
 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (01/10/2009)
Klikime: 523 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024