Pyetja:
Në raste të shikimit diçka më pëlqen për atë që posedon personi qafir (jobesimtar), për shembull veturë apo fëmijë i vogël i prindërve jobesimtarë. Çfarë të them që të mos t’i marr mësysh (dëmtoj me shikim), ngase unë di se nuk lejohet që të bëjmë dua për mosbesimtarët përveç që t’i udhëzojë Allahu i Lartësuar?
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Muhamedin, familjen e tij dhe shokët e tij. Nuk ka ndonjë të keqe nëse një besimtar kur shikon diçka që i ka dhanë Allahu i Lartësuar jobesimtarëve nga të mirat e kësaj bote që të thotë: "Masha-Allah la kuete il-la bilah”, në mënyrë që mos t’i marrë mësysh.
Kjo që cekëm më sipër është bazuar në Kuran në suren Kehf, ku besimtari i tha shokut të ti jobesimtar se çfarë të thoshte kur të hynte në kopshtin e tij: "E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: "Ma shaell llah, la kuvvete il-la bil-lah" (All-llahu çka do, bëhet, s'ka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët)...” (Suretu Kehf: 39)
Thotë dijetari i njohur islam Ibën Tejmije në fetvatë e tij: "Besimtari i tha shokut të tij: "E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: "Ma shaell llah, la kuvvete il-la bil-lah" (All-llahu çka do, bëhet, s'ka fuqi pa ndihmën e Tij). E duke argumentuar nga kjo ngjarje këto fjalë i thotë ai i cili frikësohet se do të marrë mësysh dikë.
Lutja drejtuar Allahut për udhëzimin e jobesimtarëve
Sa i përket lutjes drejtuar Allahut për udhëzimin e jobesimtarëve, është transmetuar nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem që ka bërë dua për Dousin (një fis që ende ishin jobesimtarë), siç transmetohet në hadithin e vërtetë që shënon Buhariu dhe Muslimi: "O Allahu, udhëzoje Dousin!” E po ashtu edhe duaja për një fis tjetër, Thekif: "O Allah, udhëzoje Thekifin!” (Ahmedi, Tërmidhiu)
A lejohet duaja për mëshirë dhe falje për jobesimtarët?
Kurse duaja që Allahu t’i falë e t’i mëshiroj jobesimtarët nuk lejohet sipas mendimit të të gjithë dijetarëve. Duke u bazuar në fjalën e Allahut në Kuran, ku thotë: "Nuk është e drejtë për Pejgamberin e as për besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërt të tyre, pasi ta kenë të qartë se me të vërtetë ata (idhujtarët) janë banues të xhehenemit.” (Suretu Teube: 113) Po ashtu edhe nga Suneti i Muhamedit salallahu alejhi ue selem, ku transmetohet se hebrenjtë e Medinës kanë ardhur te Muhamedi salallahu alejhi ue selem dhe janë shtirur se po teshtijnë dhe thoshin elhamdulilah me shpresë që Muhamedi salallahu alejhi ue selem t’u thoshte jarhemakallah (Allahu ju mëshiroftë). Por Muhamedi salallahu alejhi ue selem nuk u thoshte "jarhamekallah” por u thoshte juhdikumullah ue juslih balëekum (Allahu ju udhëzoftë dhe ua përmirësoftë gjendjen). Kur Muhamedi salallahu alejhi ue selem nuk bëri dua për ta për rahmet (mëshirë), e kuptuam se është e ndaluar. Ajeti kuranor që cekëm më herët na bëri që të kuptojmë që është e ndaluar të bëhet dua për jobesimtarët, për guaranët, për xhunubët (për falje mëkatesh).
Marrë nga: http://www.islamweb.net
Përktheu: Hevzi Kadriu