E martë, 24/12/2024, 04:21
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Çfarë kuptimi kanë netët e mëdha para Ramazanit
Pyetja:

Ju lutem, a është dikush që më tregon se çfarë kuptimi kanë netët e mëdha para Ramazanit? Pse janë netët e mëdha para Ramazanit dhe ç’duhet të bëjmë në këto net?
Faleminderit për mirëkuptimin. Allahu ju ndihmoftë!


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Të adhuruarit e Allahut subhanehu ue teala bëhet duke pasuar argumentet që gjenden në Kuran dhe në Sunetin e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, por një gjë e tillë, në shumë raste, është e pamundur që të kuptohet drejt argumenti dhe pikërisht për këtë Pejgamberi salallahu alejhi ue selam ka porositur që të mos jemi nga fraksionet e humbura. Ai ka rrëfyer se si janë ndarë dhe si do të ndahen umetet në fraksione dhe në fund të hadithit na ka treguar se "të gjithë do të jenë në ferr, përpos atyre që janë në atë që jam unë sot dhe shokët e mi (sahabët)".
Gjithashtu thotë Allahu subhanehu ue teala: “Në qoftë se ata besuan ashtu siç besuat ju, ata vërtetë kanë gjetur rrugën e drejtë, e nëse refuzojnë, atëherë ata janë kundërshtarë (opozitë), po ty (Muhamed) kundër tyre do të të mjaftojë Allahu. Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi.” (Sureja Bekare, 137)
Kush janë ata që po thotë Allahu subhanehu ue teala “ju”? Ata janë sahabët. Pra, të vetmit që e kanë kuptuar Kuranin ashtu si duhet janë sahabët, pasi janë të lavdëruar nga ana e Allahut subhanehu ue teala në këtë citat kuranor dhe nga ana e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, siç e cekëm më lart.
Kjo hyrje qe e qëllimtë, që t`u bëhet e qartë se si duhet të adhurohet Allahu. E, për atë të cilën keni parashtruar pyetjen ju, nuk gjendet asnjë argument se shokët e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem e kanë bërë, kështu që është një risi e cila duhet të largohet nga shtëpitë e muslimanëve.
Allahu e di më së miri.
 

Fatmir Raçi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (29/09/2009)
Klikime: 1831 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024