E premte, 26/04/2024, 02:18
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

ÇFARË KEMI FITUAR ME RAMAZAN?

ÇFARË KEMI FITUAR ME RAMAZAN?              

 

Ja,ne veç jemi duke e përcjellur muajin e bekuar të Ramazanit,ditët e tija të bukura dhe netët e tij edhe më të bukura.Jemi duke e përcjellur muajin e Kur`anit,devotshmërisë,sabrit-durimit,xhihadit,faljes dhe të liruarit nga zjarri i Xhehennemit.
 Ndaj,pyesim se çfarë kemi shfrytëzuar nga begatitë e tija të shumta? A e kemi mësuar në të takvallëkun dhe a kemi dal prej tij me diplomë të mutekis-devotshmit? A e kemi mësuar në të durimin,vendoshmërinë në nënshtrimin ndaj Allahut xh.sh. dhe largimin nga mëkatet?
A jemi mësuar me xhihadin në të gjitha aspektet e saja?A kemi luftuar kundër veseve tona të këqija dhe a i kemi eliminuar ato?A po ne na kanë mundur veset dhe traditat e shëmtuara?A jemi munduar që ta fitojmë mëshirën e Allahut xh.sh. , faljen e Tij dhe lirimin nga zjarri i xhehennemit? A e kemi...? Shumë pyetje i parashtrohen besimtarit që ka zemër të sinqerte.Ai veten e pyet dhe në mënyrën më të sinqertë dhe hapur përgjigjet.

 SI E KE SHFRYTËZUAR RAMAZANIN?

 Ramazani është një shkollë e imamit-besimit.Ai është statcioni shpirtëror në të cilën njeriu furnizohet për pjesën tjetër të vitit dhe për përforcimin e motiveve dhe dëshirave të veta në pjesën e mbetur të jetës së tij.
Kur njeriu do të merr mësim dhe do ta shfrytezojë rastin që ta ndërrojë mënyrën e jetesës së vet,nëse nuk e ka berë në Ramazan!!?
Vërtet Ramazani është shkollë e ndryshimeve,ne në të i masim sjelljet tona,shprehitë,punët të cilat nuk janë në përputhje me urdhërat e Allahut xh.sh.
Thotë Allahu xh.sh.:“Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli,përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. „ (Er-Ra`d,11) 

I DASHURI VËLLA DHE E NDERUARA MOTËR!

 Nëse je prej atyre që në mënyrën më të mirë e kanë shfrytëzuar Ramazanin dhe janë stolisur me veti të devotshmërisë se dhe sinqerisht e ke agjëruar këtë muaj dhe ke bërë në të kijam,je falur,je munduar në luftën kundër veseve të këqija në veten tënde,atëher falenderoje Allahun xh.sh. dhe kërko prej Tij që të përforcojë në këtë deri në fund të jetës.
Asesi mos e çthur atë që e ke thurrur.Çka mendon nëse një grua e ka thurrur një xhemper të cilin e ka pëlqyer shumë e pastaj pa asnjë arsye fillon që ta grisë atë fije për fije ta çthurë atë?? Çfarë do të mendonin njerezitë? I njëjti rast është me atë i cili pas Ramazanit i kthehet mëkateve dhe i lë punët e mira dhe të nënshtruarit ndaj Allahut xh.sh. pasi që e ka shijuar ëmbëlsinë e adhurimit dhe lutjeve të Allahut xh.sh.,ai i kthehet ferrit të mëkateve dhe shkatërrimit.Vërtet janë të këqinjë ata të cilët dijnë për Allahun xh.sh. vetëm në Ramazan.
Vëllezër të dashur:Janë shumë aspekte të prishjes së marrëveshjes me Allahun xh.sh. të cilin e patëm nënshkruar me Të gjatë muajit të Ramazanit.Ja vetëm ca shembuj:
·        Shumë njerëz e lënë anash faljen e namazit me xhemat,pasi që xhamijat në namazin e Teravisë e që është sunnet,ishin përplotë të mbushura,ndërsa në namazet farze-të obliguara,numri i namazlinjëve është dukshëm më i vogël.
·        Muzika,filmat,veshja e që është në kundërshtim me rregullat e sheriatit,përzierja e meshkujve dhe e femrave nëpër parqe dhe vende të ndryshme,shkuarja në kafiteri,argëtimi etj…
·        Udhëtimet turistike në të cilat zakonisht bëhen mëkate të ndryshme.Sigurisht se në këtë mënyrë nuk falenderohet Allahu xh.sh. në begatitë që na ka dhënë dhe se nuk duhet ta përfundojmë Ramazanin në këtë mënyrë,por duhet që ta falenderojmë Allahun xh.sh. që na ka dhënë jetë që të shohim Ramazanin dhe që na mundësoi që ta kalojmë atë ibadet-adhurim.Një sjellje e këtillë paraqet jofalenderim dhe mohim të begative dhe sigurisht është një shenjë se punët tona të mira dhe ibadetet tona  gjatë Ramazanit nuk janë pranuar.
Agjëruesi i sinqertë: i gëzohet Bajramit dhe falenderon Allahun xh.sh. që ia ka mundësuar të agjërojë Ramazanin,mirpo përkundër kësaj ai qan nga frika se ndoshta Allahu xh.sh. nuk do t`ia pranojë agjërimin,sikur që bënin selefët-gjeneratat e para të muslimanëve duke qarë 6 muaj të plotë pas Ramazanit me lutje tek Allahu xh.sh. që t`ua pranojë agjërimin e tyre.
Njëri prej treguesve të punës së pranuar tek Allahu xh.sh. është se vepruesi i saj është më i mirë se ka qenë përpara.Thotë Allahu xh.sh.: “Dhe(përkujtoni)kur Zoti juaj njoftoi bindshëm:Nëse falenderoni,do t`ua shtojë të mirat.”(Ibrahim:7)
Kjo rritje është rritje ideore dhe reale e të mirave,ashtuqë shtohet imami dhe veprat e mira.Nëse njeriu vërtet do të ishte falenderues ndaj Allahut xh.sh.vetë,sigurisht se do ti shtonte veprat e mira dhe do të largohej prej mëkateve,se falenderimi i Allahut xh.sh. është në largimin nga mëkatet sikur që këtë e kanë thënë muslimanët e parë.

 “SA TË JESH GJALLË,LUTJU ZOTIT TËND”

 Njeriu duhet që përherë ti nënshtrohet Allahut xh.sh. dhe t`i zbatojë urdhërat e tij,të jetë i vendosur në fenë e vet,e jo të jetë i luhatshëm sikur dhelpra,duke iu nënshtruar Allahut xh.sh. vetëm në një muaj apo vetëm në një vend apo me vetëm me ca njerëz.Jo,jo! Muslimani është i vetëdijshëm se Zoti i Ramazanit është Zot edhe i muajve të tjerë dhe se është Zot i të gjithë ditëve dhe vendeve,prandaj i mbetet besnik rregullave të Zotit deri sa të shkojë tek Zoti i vet:Ai me të është i kënaqur.Thotë Allahu xh.sh.:“Ti përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je urdhëruar;e bashkë me ty edhe ata që u penduan... „(Hud:112)“...pra drejtonju Atij dhe kërkoni falje prej Tij... „(Fussilet:6)
Thotë i dërguari i Allahut xh.sh.: “Besoj në Allahun xh.sh.,e pastaj përqëndrohu në të.”(Muslimi)
Ramazani ka përfunduar,por mbetet agjërimi nafile sikur që janë 6 ditët e muajit Sheval,dita e Hënë dhe dita e Ejnte,ditët e bardha,dita e ashures,dita e Arafatit etj...
Kijami(namazi i natës) ka përfunduar në Ramazan,mirpo ky lloj i namazit është i pëlqyeshëm çdo natë.Thotë Allahu: “…Ata qenë të cilët pak flinin natën,”(Edh-Dhariat:17)
Sadaka dhe sadakatul fitri kanë përfunduar në Ramazan,mirpo mbetet zekati dhe dyertë e sadakasë vullnetare janë të hapura gjatë tërë vitit.Mësimi dhe studimi i Kur`anit nuk është vetëm në Ramazan,por duhet bërë gjatë tërë vitit.
Pra,veprat e mira bëhen në çdo kohë,prandaj vëlla dhe motër muslimane mundohu që sa më shumë të bësh vepra të mira,ruaju dembelësisë dhe përtacisë,e nëse nuk i praktikon nafilet,ne asnjë mënyrë nuk të lejohet që ti lësh farzet,sikurse që është falja e namazit në kohën e vet etj...
Po ashtu asnjëher mos lejo që të bësh mëkate sikur që është të folurit e ndaluar,ushqimi,pija,të shikuarit dhe të dëgjuarit e ndaluar.Qëndro në rrugën e Allahut xh.sh. në çdo moment se nuk e dimë se kur do të na vjen meleku i vdekjes.Ruaju që vdekja mos të të gjejë në mëkate.O Zot,Ti je Ai ,që na i përforcon zemrat,përforcoj zemrat tona me fenë tënde!
 

Ju lutemi shperndajeni per hater te Allahut, Allahu ju shperbleft(amin). dhe po ashtu stafi i www.sinqeriteti.com

ua uron festen e ''Fiter Bajramit''


 

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (22/09/2009)
Klikime: 609 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024