E premte, 10/01/2025, 06:22
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Çfarë i pëlqeu sahabëve më së shumti në dynja?
Çfarë i pëlqeu sahabëve më së shumti në dynja?

Një ditë, i Dërguari i Allahut s.a.v.s tek qëndronte me shokët e tij, i ka pyetur duke filluar me Ebu Bekrin, Allahu qoftë i kënaqur më të:
 "Çfarë të pëlqen prej dynjasë?"

Ebu Bekrin r.a. tha:

Gjërat që më pëlqejnë më së shumti nga kjo botë janë tri:
Të qëndruarit pranë teje, të shikuarit në ty dhe harxhimi i pasurisë sime për ty

Më pas e pyeti Umerin, Allahu qoftë i kënaqur me të:

Po ty, o Umer?

Umeri r.a. tha:
Gjërat që më pëlqejnë më së shumti nga kjo botë janë tri:
Urdhërimi në të mirë edhe nëse është fshehurazi, ndalimi nga e keqja edhe nëse është haptazi dhe thënia e drejtë edhe nëse është e hidhur.

Më pas e pyeti Uthmanin, Allahu qoftë i kënaqur me të:

Po ty, o Uthman?

Uthmani r.a. u përgjigj:
Gjërat që më pëlqejnë më së shumti nga kjo botë janë tri:
Ushqyerja e të varfërve, përhapja e paqes (selamit) dhe falja natën kur njerëzit janë në gjumë.

Më pas e pyeti Aliun, Allahu qoftë i kënaqur me të:

Po ty, o Ali?

Aliu r.a. tha:
Gjërat që më pëlqejnë më së shumti nga kjo botë janë tri:
Nderimi i musafirit, agjërimi në verë dhe goditja e armikut me shpatë.

Më pas e pyeti Ebu Dherr El-Gifariun:
Po ty, o Ebu Dherr, çfarë të pëlqen në këtë botë?

Ebu Dherri r.a. u përgjigj:
Në këtë botë më pëlqejnë tri gjëra: uria, sëmundja dhe vdekja.
Pejgamberi s.a.v.s e pyeti se pse o Ebu Dherr!?

Ai iu përgjigj:
Më pëlqen uria që të më zbutet zemra, më pëlqen sëmundja që të më shlyhen gjynahet dhe e dua vdekjen që ta takoj Zotin tim.

Ndërkohë zbriti meleku Xhibril dhe pasi që ju dha selam tha: edhe mua më pëlqejnë nga dynjaja tri gjëra: transmetimi i mesazhit, kryerja e amanetit dhe dashuria ndaj të varfërve.

Më pas u ngjit në qiell dhe zbriti përsëri dhe tha: Allahu i Lartësuar ju dërgon selam dhe thotë: Atij i pëlqejnë nga dynjaja tri gjëra: gjuha e cila është e lagur me të përmendurit e Allahut, zemra e bindur ose e nënshtruar dhe trupi i cili sprovat i duron.

Subhanallahi ve bihamdihi subhanallahil adhim!

Vëllau juaj në Islam, Labinot MALIQI
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (22/05/2010)
Klikime: 700 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2025