E diel, 19/05/2024, 05:26
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Çfarë hyn në devotshmëri?
Çfarë hyn në devotshmëri?

Ai i cili ka frikë Allahun e Madhëruar s’ka dyshim që shijon lumturinë...

"O besimtarë,
kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë”..”
(Ali Imran, 102)

 "Prandaj, shprehni devotshmëri Allahut sa të mundeni.”
 (et-Tegabun, 16)

 "O besimtarë! Frikësojuni prej Allahut dhe flisni vetëm të vërtetën!”
(el-Ahzab, 70)

"... Dhe kushdo që ka frikë Allahun dhe përmbush obligimet ndaj Tij, Ai do t’ia hapë rrugën e daljes (nga çdo vështirësi) dhe Ai do t’ia sjellë rizkun (furnizimin) prej nga ai nuk e mendonte..’’ (Talak, 2-3)

Në devotshmëri të plotë në radhë të parë hyn: Kryerja e obligimeve dhe lënia e harameve, pastaj në të hyn edhe kryerja e gjërave të pëlqyera dhe largimi nga gjërate e papëlqyera, dhe padyshim kjo është grada më e lartë e devotshmërisë.

Për këtë arsye, devotshmëria është porosi nga Allahu i Lartësuar, për të parët dhe të fundit, si dhe porosi e çdo pejgamberi për popullin e vet. Ai i cili ka frikë Allahun e Madhëruar s’ka dyshim që shijon lumturinë në këtë botë dhe botën tjetër, si dhe shpëtimin dhe rrugëdaljen nga problemet, vështirësitë e krizat.

Devotshmëria nuk përkufizohet me vend apo kohë, por ajo duhet të manifestohet vazhdimisht në jetën dhe aktivitetin e besimtarit, duke kujtuar çdo herë që Allahu i Lartësuar kontrollon robërit e Tij.
I Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur dërgonte ndonjë prijës me ushtri në mënyrë të veçantë e këshillonte për devotshmëri ndaj Allahut, dhe të sillej mirë me muslimanët.
Synimi i të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur e këshilloi Muadhin radijall-llahu anhu për devotshmëri në fshehtësi dhe publik, e udhëzoi atë në atë që e ndihmon për këtë gjë, e ajo është, të turpërohesh nga Allahu sikurse që turpërohesh nga ndonjë njeri me dinitet nga familja jote.
Kuptimi i saj është të ndjesh gjithmonë me zemër afërsinë dhe shikimin e Allahut prej teje dhe të turpërohesh nga shikimi i Tij mbi ty.


Thëniet e selefit për takvan

Muadh ibën Xhebeli radijall-llahu anhu ka thënë: Ditën e Kijametit do të thirret: Ku janë të devotshmit? Atëherë ngriten nën mbrojtjen e Mëshiruesit, nuk mbulohen prej tyre dhe nuk janë të fshehur. Atëherë atë e pyetën: Kush janë të devotshmit? Ai tha: Njerëz që iu frikësuan shirkut dhe adhurimit të idhujve, kurse e adhuruan Allahun sinqerisht.

Umer ibën Abdulazizi ka thënë: Devotshmëria ndaj Allahut nuk është duke agjëruar natën, as duke falur natën, e as duke bashkuar këto të dyja, por devotshmëria është të lësh atë që Allahu e ka ndaluar dhe të kryesh atë që Allahu e ka obliguar, e kush pas kësaj furnizohet me mirësi, atëherë ajo është mirësi mbi mirësi.

Abdullah ibën Mes’udi radijall-llahu anhu duke komentuar fjalët e Allahut të Lartësuar: "kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë”. [Ali Imran, 102], thotë: T’i bindesh (Allahut) e të mos bësh mëkate, ta përmendësh e të mos e harrosh, ta falenderosh e të mos e mohosh.
 
Shkruar nga Blerta Shaqiri
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (01/08/2010)
Klikime: 997 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024