Pyetja:
Çfarë gjuhe do të flitet në botën tjetër (xhenet, xhehenem)?
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij. E lus Allahun e Lartësuar të na lehtësojë llogarinë para Tij në botën tjetër dhe të përfundojmë në xhenetin e premtuar! Në Kuranin e Madhëruar dhe në Sunetin e pastër nuk ka shënime se në cilën gjuhë do të flitet në botën tjetër, edhe pse është shënuar një hadith, i cili i atribuohet të Dërguarit të Allahut, se gjoja ka thënë: “Admironi (respektoni) arabët për tri arsye: unë jam arab, Kurani është në gjuhën arabe dhe gjuha e banorëve të xhenetit është arabishtja.” Por në realitet kjo thënie që i është atribuuar Muhamedit, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, nuk është e saktë. Edhe shejh Albani e vlerëson si hadith mevdu. Edhe Ibni Tejmije është pyetur për mënyrën e të folurit në Ditën e Ringjalljes dhe është përgjigjur se nuk është e njohur për ne gjuha e komunikimit në atë ditë, ngase Allahu i Lartësuar nuk na lajmëroi, as i Dërguari i Tij. Po ashtu, as në mesin e sahabëve nuk pati rrahje të mendimeve për këtë gjë. Allahu e di më së miri!
Ulvi Fejzullahu
|