Pyetja:
Selam alejkum ue rahmetullahu ue berekatuhu! 1. Çfarë kuptimi kanë këto fjalë: “Allahu teala dhe Allahu aze ve xhel” 2. Kam dëgjuar se Zoti rri mbi Arsh, por çka është Arshi? 3. A lejohet të festosh Vitin e Ri?
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
1. Fjalët të cilat zakonisht i bashkëngjiten emrit të Allahut, si: "Allahu Teala" dhe "Allahu Azze ve Xhel", janë cilësi të Allahut të Lartësuar që tregojnë madhërimin dhe shenjtërimin e Allahut. Domethënia e "Teala" është "Madhështor", "i Ngritur", kurse "Azze ve Xhel" janë dy cilësi "Azze", "i Plotfuqishëm" dhe 'Xhel-le" do të thotë: "i Madhëruar" dhe "i Lartësuar".
2. Arshi është nga gjërat më të mëdha që Allahu i Lartësuar ka krijuar. Ai në Kuran thotë: "Ai është Zot i Arshit të madh!" (Teube, 129). Arshi është mbi qiejt dhe si vërtetohet në hadithe të sakta, është gjithashtu mbi xhenet. I Dërguari salallahu alejhi ue selem thotë: "Kur ta lusni Allahun për xhenetin, atëherë luteni për Firdevsul ala (shkalla më e lartë e xhenetit), pasi ajo është më e larta e xhenetit, është në mes të xhenetit dhe kulmi i tij është Arshi i Mëshiruesit (Allahut)." (Shënon Buhariu) Ekzistojnë disa hadithe që vërtetojnë madhërinë dhe gjerësinë e Arshit, por nga pamundësia që të zgjerohemi me këtë rast do të mjaftohemi me kaq. Allahu e di më së miri!
3. Sa i përket festimit të festave, më herët kemi publikuar disa përgjigje. Aty e keni të trajtuar çështjen më gjerësisht.
Alaudin Abazi
|