E diel, 22/12/2024, 04:33
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Hutbe

Burrëria mes dukjes dhe përmbajtjes
Burrëria mes dukjes dhe përmbajtjes
 

Falënderimi i takon Zotit të botëve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi më të nderuarin e të Dërguarve, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

Në epokën e qytetërimit dhe civilizimit botëror, zhvillimi teknik dhe teknologjik njerëzit i ka ngritur në botën e materializmit. Në anën tjetër, ata kanë pësuar rënie drastike në botën e idealizmit, moralit dhe ndërgjegjes. Janë ngjitur në kozmos, por këmbët i kanë mbetur në batak dhe llucë.

Muslimanët nga këto arritje trashëguan mykun, imoralitetin, prishjen, çoroditjen; duke i pasuar dhe ndjekur të tjetër nuk mundën ta arrinin qytetërimin, por as nuk mundën ta ruajnë e ta kultivojnë burrërinë, sidomos të rinjtë, të cilët po përjetojnë një gjendje të dhimbshme në ditët e sotme. Shikimi i tyre është i mangët për shkak të mjegullës para syve. Të vërtetat janë të zbehura. Pak prej tyre e dallojnë të saktën prej të pasaktës.

Të rinjtë mund të arsyetohen sepse mjetet e informimit, mediumet, i kanë tjetërsuar rregullat duke i kthyer në të kundërtën. Po ashtu e kanë ndryshuar edhe kuptimin e burrërisë te të rinjtë. Kështu që komiku trashaluq, artisti me famë, lojtari i shkathët janë bërë ikona të burrërisë. Të gjitha këto ikona me bagazh pasigurie dhe dyshimi po përfaqësojnë dhe prezantojnë "vlerat burrërore".

Islami në realitet ofron vlera të tjera të tipareve burrërore, duke vlerësuar në bazë të parimeve të besimit, të vendosmërisë dhe peshores së fuqisë logjike.  Kërkohet nga të rinjtë që të jenë burra me tipare dhe veti burrërore, të jenë burra e jo të vegjël dhe jo vetëm meshkuj. Sa dallim i madh është mes mashkullores dhe burrërores.

Të nderuar besimtarë!

Allahu i Lartësuar në Kuran përmendë mbi pesëdhjetë herë "burrërinë", ndonjëherë pati për qëllim llojin,  ndonjëherë vetitë (tiparet) dhe në disa raste që të dyja së bashku.

Të shohim në vazhdim disa karakteristika të veçanta të burrërisë, të cilat janë të përmendura në Kuran dhe Sunet. Ky vështrim le të jetë mësim dhe vetëdijesim për të gjithë mendjendriturit.

Së pari në Kuran.

- Burrëria e karakterizuar si pastërti, si në kuptimin material (lëndor) edhe moral

Allahu i Lartësuar thotë: "Ndërsa xhamia e themeluar në përkushtim (ndaj Allahut) që në ditën e parë, pa dyshim që është më e denjë për të falur namaz në të. Aty ka burra që duan të pastrohen. Allahu i do ata që pastrohen shpesh."1

- Burrëria veti e atyre që kanë lidhje të sinqertë me Allahun

Allahu i Lartësuar thotë: "Midis besimtarëve ka burra të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun."2

- Burrat preferencë kanë ahiretin para dynjasë

Allahu i Lartësuar thotë: "...burra, të cilët shitblerja nuk i pengon për të përmendur Allahut dhe të cilët falin namazin dhe japin zekatin dhe të cilët kanë frikë nga Dita (e Kiametit), kur zemrat dhe shikimet do të jenë të shqetësuara."3

- Autoriteti i burrave kundrejt grave

Allahu i Lartësuar thotë: "Burrat kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe, meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre."4

- Prej tipareve të burrërisë është nxitimi i tyre në vlera, në thirrjen e Allahut, në këshilla dhe mbështetjen e këshillëmirëve

Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe nga skajet e qytetit erdhi një burrë, duke nxituar dhe tha:"O populli im, ndiqni të Dërguarit!"5

"Aty erdhi një burrë, duke nxituar prej skajit të qytetit, e tha: "O Musa, paria është mbledhur e po bisedon për të të vrarë, prandaj ik, sepse po ta jap një këshillë të sinqertë."6

Gjithashtu të kujtojmë edhe disa tipare të burrërisë nga Suneti i të Dërguarit të Allahut të Lartësuar.

- Burrat kryejnë dhe përmbushin obligimet

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur më të, tregon: "Një beduin erdhi te Pejgamberi dhe i tha: "Më trego për një vepër, nëse e punoj atë, do të hyj në xhenet." Pejgamberi tha: "Të adhurosh Allahun Një e të Vetëm dhe të mos adhurosh tjetër me Të në vend të Tij, të falësh me përpikëri namazet e përcaktuara, të japësh detyrimin e zekatit dhe të agjërosh muajin e Ramazanit." Beduini tha: "(Betohem) për Allahun, në Duart e të Cilit është shpirti im! Unë nuk do të shtoj asgjë mbi këto." Kur ai u largua, Pejgamberi tha: "Kush do që do të shohë burrë nga banorët e xhenetit, le të shohë këtë!7

- Burrëria reflekton mirëbërësin dhe shpirtmirësinë

Ibën Omeri tregon: "Pashë në ëndërr sikur në dorën time kisha një copë mëndafshi të trashë dhe me të fluturoja nëpër xhenet. Këtë ia tregova Hafsas dhe ajo ia rrëfeu Pejgamberit dhe ai tha: "Vërtet vëllai yt është një burrë shpirtmirë."8

- Durimi gjatë sprovave

Tregon Hababi, Allahu qoftë i kënaqur më të: "I Dërguari i Allahut ishte ulur dhe po rrinte i mbështetur në xhyben e tij nën hijen e Qabës. (Shkuam dhe) Iu ankuam (për mundimet që po vuanim nga femohuesit) duke i thënë: "A nuk po kërkon ndihmë për ne? A nuk po i lutesh Allahut për ne?" Ai tha: "Ndër popujt para jush, një besimtar do të futej në tokë në një gropë të hapur për të, pastaj do të merrnin një sharrë dhe do t’ia vinin në mes të kokës duke e ndarë në dy pjesë, megjithatë as kjo (torturë) nuk do ta lëkundte atë nga feja e tij. (Ose një besimtari tjetër) do t’i krihej trupi me krehër hekuri i cili do t’ia ndante mishin nga kockat dhe nga venat, por, prapëseprapë edhe një (torturë) e tillë nuk do ta bënte atë të hiqte dorë nga feja e tij. Për Allah! Pa dyshim që kjo fe (Islami) do të triumfojë, derisa udhëtari nga San’aja në Hadramaut (Jemen) nuk do të ketë frikë nga asgjë tjetër përveç vetëm nga Allahu ose nga ujku për delet e tij, por ju jeni shumë të nxituar."9

- Burrat falin dhe bëjnë veprime fisnike

Tregon Othman, Allahu qoftë i kënaqur më të: "I Dërguari i Allahut thotë: "Allahu e fut në xhenet një burrë i cili është i lehtë (i rehatshëm) si shitës po ashtu edhe blerës."

- Burrat kujdesen për namazin e vullnetar gjatë natës

Abdullah ibën Omeri tregon prej babait se Pejgamberi i Allahut ka thënë: "Sa burri mirë është Abdullahu! Sikur të falte namazin vullnetar natën." Pas kësaj Abdullahu vetëm pak flinte natën."11

Të nderuar muslimanë!

Askush nuk dëshiron të cilësohet si jo burrë. Çdo njëri mburret dhe krenohet kur cilësohet si burrë. Po ashtu edhe prindërit dëshirojnë që fëmijët të cilësohen me tiparet burrërore. Ëndërr e çdo të riu është që të ketë tipare të tilla.

Kurani përdori shprehjen "burrë" për t’i treguar vetitë e plota të besimit dhe sakrificës. Po ashtu burrat e përmendur në Kuran janë ata të cilët kanë besim të thellë dhe çështjet e dynjasë nuk e nëpërkëmbin në favor të botës së ardhshme. Përdorimi i tjetër i termit "burrë" tregon për vendosmërinë burrërore për ta ndihmuar dhe publikuar të vërtetën.

Omeri njëherë kaloi pranë disa fëmijëve, kur ata e panë atë u larguan me shpejtësi, ndërsa vetën njëri prej tyre mbeti, ai ishte Abdullah Ibën Zubejri. Omeri e pyeti pse nuk iku si shokët. Ai iu përgjigj: "O prijës i besimtarëve! Nuk kam bërë ndonjë mëkat që të të frikësohem, po ashtu edhe rruga nuk ishte e ngushtë që të ta zgjeroj."

Sa e sa fëmijë e të rinj janë të vjetër dhe në moshë! Sa e sa të vjetër janë fëmijë! Burrëria nuk vlerësohet me moshë, me trup e pasuri; por me fuqinë shpirtërore, që e ngre nga gjërat e ulëta në të larta.

Burrëria kultivohet vetëm me ujitjen e besimit, rritet me dritën e diellit të imanit. Burrat që historia i njohu u edukuan para duarve të Muhamedit, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të.  Mëso për Usame Ibën Zejdin, i cili ishte komandant i ushtrisë në moshën 16-vjeçare. Ali bin Ebi Talibi, i pari i cili e pranoi Islamin prej fëmijëve. Sumre Ibën Xhundubi u vra nga armiqtë e Islamit në moshën 15-vjeçare.

Të nderuar besimtarë!

Njeriu duhet të plotësojë disa komponentë të burrërisë, të kompletojë disa pjesë përbërëse për t’u cilësuar me këto veti. Prej tyre disa po i përmendim.

- Ambiciet dhe synimet e larta

Ambicia është shenjë e potencës, personin e ngrit në nivele të larta madhore të zhvillimit dhe ngritjes me dituri dhe punë. Fjala e urtë thotë: "ambicia (entuziazmi) është gjysma e potencës". Pra, ai që ka synime të larta i paraprin gjërave dhe në këtë mënyrë veprimet rezultojnë me suksese.

Njeriu duhet të jetë larg çdo loje dhe zbavitje që ul dhe nënvlerëson synimet madhore. Mesazhi islam dënon kotësinë, pavlerën dhe padobinë, të cilat e therin dhe e vrasin krenarinë dhe fisnikërinë burrërore.

- Përkushtimi, dinjiteti dhe krenaria

Ata që kultivojnë trimërinë, përkushtimin, zellin, këta janë krenarë me veten dhe nuk lejojnë injorimin, nënçmimin, poshtërimin. Islami i edukoi bijtë e vet në heroizëm dhe ideale të larta për ta përkrahur dhe përmbajtur të vërtetën për hir të Allahut të Lartësuar.

Muhamedi alejhi selam na mësoi krenarinë, bujarinë dhe trimërinë. Ishte burrë me të gjitha tiparet, të cilën muslimanët e kanë për model.

- Besnikëria

Të qenët besnik do të thotë të veshësh petkun e burrërisë. Muhamedi alejhi selam ishte njeri besnik, që u dëshmua edhe para shpalljes dhe pas tij me qëndrime besnikërie. Këtë gjë e dëshmuan jo vetëm miqtë, por edhe armiqtë e tij.

- Forca e vullnetit dhe vetëpërmbajtja

Është mejdani i parë i burrërisë, kur njeriu dominon vetveten në raste kur është fort i prirë për të keqe. Burrë i fortë është ai kur epshi e thërret për të keqe dhe ai refuzon. Para vetes ka sprova dhe ai nuk bie pre e tyre. Shpirtin e menaxhon e nuk prihet prej tij. Nuk bie viktimë e dëshirave të epshit kur fton në të keqe për të mëkatuar ndaj Allahut të Lartësuar, por e ka frikë Atë.

Në momentet e hidhërimit është i vetëpërmbajtur, nuk viktimizohet nga mendjelehtësia. Pa dyshim që këta meritojnë lavdërimin e Allahut të Lartësuar.

"...e mposhtin zemërimin dhe ua falin fjaet njerëzve. Allahu i do bamirësit."12

E lus Allahun e Lartësuar të na forcojë në besimin e drejtë islam!
O Allah! Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!


Përgatiti: Ulvi Fejzullahu
12.5.200

9

1

Tevbe, 108.
2
Ahzab, 23.
3
Nur, 37.
4
Enisa 34.
5
Jasin, 20.
6
Kasas, 20.
7
Transmeton Buhariu.
8
Transmeton Buhariu
9
.Transmeton Buhariu
10
Transmeton Ibën Maxhe, thotë hadithi është hasen.
11
Transmeton Buhariu.
12
Aliimran, 134.

Kategori: Hutbe | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/05/2010)
Klikime: 652 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024