E premte, 26/04/2024, 16:35
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Brenda një minuti
 
Brenda një minuti
 
 
Image    Vërtetë koha është jeta yte, në të cilën mund të shtosh shumë të mira, e të fitosh shumë shpërblime.

Brenda një minuti, ti mund të përfitosh shumë të mira, mund të arrish shumë shpërblime, mund të ngritësh shkallët dhe vlerat tua, mund të pastrosh mëkatet tua.

Brenda një minuti, në fletoren e veprave tua, mund të shkruhen shumë të mira, nëse din ti shfrytëzosh dhe ti ruash minutat tua!

1- Brenda një minuti, ti ke mundësi të lexosh suren Fatihah 7 herë, dhe në bazë të shpërblimit të çdo shkronje nga 10 të mira (sevape), shpërblimi i leximit të kësaj sureje, arrin mbi 1400 të mira, e nëse e lexon 7 herë, atëherë shpërblimi me lejen e All-llahut do të arrijë në 9800 të mira. Dhe e gjithë kjo, brenda një minuti.

2- Brenda një minuti, ti ke mundësi të lexosh suren Ihlas (Kul huvAll-llahu ehad) 20 herë, dhe leximi i saj është sa një e treta e Kur'anit.

Siç ka thënë Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem: "Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, ajo (sureja ihlas) është sa një e treta e Kur'anit" (Buhariu) sh.p.

E nëse e lexon 20 herë, don të thotë sikur ta kesh lexuar gjithë Kur'anin 7 herë. E nëse e lexon për çdo ditë nga 20 herë, atëherë në muaj do ta kesh të lexuar 600 herë, e në vit 7200 herë, dhe ajo arrin shpërblimin sikur ta kesh lexuar Kur'anin 2400 herë.

3- Brenda një minuti, ti ke mundësi të lexosh një faqe nga Libri i All-llahut, subhanehu ve teala.

4- Brenda një minuti, ti ke mundësi të mësosh një ajet të shkurtër nga Libri i All-llahut, subhanehu ve teala.

5- Brenda një minuti, ke mundësi të thuash :"La Ilahe il-la All-llah,vahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shej'in kadiir." (Nuk ka të adhuruar me meritë, përveç All-llahut, Një dhe i Pashoq, Atij i takon sundimi dhe lavdërimi, Ai është i Plotëfuqishëm mbi çdo send) 20 herë, dhe me këtë do të arrish shpërblimin sikur të kesh liruar 8 robër nga bijtë e Ismailit.

Siç ka thënë Muhammedi s.a.v.s: "Nëse e thua këtë 10 herë, e ke shpërblimin sikur t'i keshë liruar 4 persona, nga bijtë e Ismailit." (Buhariu dhe Muslimi) sh.p.

6- Brenda një minuti, ke mundësi të thuash: "Subhanall-llahi ve bihamdihi" (I Lartësuar qoftë All-llahu dhe Atij i takon falenderimi) 100 herë, e kush e thotë këtë 100 herë në ditë, i fshihen mëkatet, edhe nëse ato janë sa shkuma e detit. (Buhariu dhe Muslimi).

7- Brenda një minuti, ke mundësi të thuash: "Subanall-llahi ve bihamdihi ,subhanall-llahil-Adhim." (I Lartësuar qoftë All-llahu dhe Atij i takon falenderimi, i lartësuar qoftë All-llahu i Madheruar) 50 herë, dhe këto dy fjalë janë: "Dy fjalë të lehta në gjuhë, të rënda në peshojë (në Ditën e Gjykimit), të dashura të i Gjithmëshirëshmi, subhanehu ve teala." (Buhariu dhe Muslimi).

8- Brenda një minuti, ke mundësi të thuash: "La haule ve la kuvete il-la bil-lah." (Nuk ka ndryshim e as fuqi, përveçse me All-llahun) më shumë se 40 herë, e kjo është "një arkë prej arkave të xhennetit." (Buhariu dhe Muslimi).

9- Brenda një minuti, ke mundësi të thuash:"La Ilahe il-la All-llah." (Nuk ka kush që meriton të adhurohet pos All-llahut) më shumë se 50 herë, e kjo është fjala më e madhe, fjala e teuhidit me të cilën kush e përfundon këtë jetë, hyn në xhennet.

10- Brenda një minuti, ke mundësi të kërkosh falje nga All-llahu s.v.t. 100 herë, duke thënë: "Estagfirullah." (Kërkoj falje nga All-llahu) dhe kjo është shkak për faljen e  All-llahut s.v.t. ndaj teje, për dhënien e të mirave në këtë jetë, për shtimin e fuqisë, për largimin e sprovave, për lëshimin e shiut, për furnizimin e njeriut me pasuri dhe fëmijë, etj.

11- Brenda një minuti, ke mundësi të dërgosh salavat mbi Muhammedin s.a.v.s. 50 herë, duke thënë:"All-llahume sal-li ala ala Muhammed." (O Zot, ki mëshirë ndaj Muhammedit s.a.v.s.) e do të dërgojë All-llahu mbi ty 500 herë, ngase All-llahu për një dërgon mbi ty 10. Siç ka thënë Muhamedi s.a.v.s: "Kush dërgon mbi mua një salavat, All-llahu i Madhëruar ka për t'i dërguar atij 10 salavate." (Muslimi) sh.p.

12- Brenda një minuti, ke mundësi të mendosh në krijimin e qiejve dhe të tokës, e të jesh nga ata që kanë arsye dhe intelekt, të cilët i ka lavdëruar All-llahu në Kur'an. Ku thotë: "Vërtetë në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt." [Ali Imran, 190] sh.p.

13- Brenda një minuti, ke mundësi të lexosh 1-2 faqe nga ndonjë libër i dobishëm.

14- Brenda një minuti, ke mundësi të kontaktosh me një të afërm tëndin, nëpërmjet telefonit për hirë të All-llahut.

15- Ke mundësi t'i ngritësh duart dhe të kërkosh çfarë të duash nga All-llahu s.v.t. brenda një minuti.

16- Ke mundësi t'i përshëndesësh me selam disa vëllezër, brenda një minuti.

17- Ke mundësi të urdhërosh në të mirë, brenda një minuti.

18- Ke mundësi të ndalosh nga e keqja, brenda një minuti.

19- Ke mundësi të këshillosh një vëlla tëndin, për hirë të All-llahut, brenda një minuti.

20- Ke mundësi të largosh një pengesë nga rruga, brenda një minuti.

Dhe në fund në bazë të sinqeritetit tend dhe frikës tënde ndaj All-llahut, All-llahu e rritë shpërblimin ndaj teje, dhe t'i shton të mirat.

Dhe dije se të gjitha këto vepra të mëdhaja, nuk të ngarkojnë ty asgjë. Nuk ke nevojë të pastrohesh, të lodhesh, të mundohesh, por ke mundësi t'i bësh këto dhe ti je duke ecur në këmbë, ose je duke i grahur automjetit, ose je ulur, ose je duke pritur dikënd…


Muhammed Ibrahim El-Hamd
Muhamed Junus bin Abdu-Setar

Përktheu:
Omer Bajrami

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/10/2009)
Klikime: 1521 | Komentet: 5 | Ranguar: 4.0/4
Gjithsejt komente: 5
5 yla  
0
Selam Alejkum,ALL-LLAHU, iu ndricofte rrugen e jetes stafit,ju flm per keto lutje te vogla por teper te vlefshme,qe e bejne njeriun te mendoje se duhet te perpiqet ti krijoje vehtes nje vend ne XHENET.ALL-LLAHU,na e ka mundesuar me ane te Kuranit,ne duhet ti bejme ibadetin.

4 livia  
0
allahu jua shperblefte me te mira ne te dyja botet..e shikoj me shume kenaqesi kete faqe ..te mrekullueshme..

3 hedije  
0
selamun alejkum ju uroj nga zemra xhenetinfirdus dhe uroj lumturi ne familjet tuaja per kto shkrime allahu qoft me ju

2 rihan amiti  
0
selamu alejkum.si mund nje haxhi intelektual fale 5 kohe te namzit te te urdheroj per te keqe dhe te punoj si komunsit ne koke te vete pa mos e pyet askon ne dem te xhematit te vet?

1 BesLind  
0
E sELAMU ALEJKUM ZOTI JU SHPERBLEFT PER KETE WEB TE MREKULLUESHEM
ZOTI JU SHPERBLEFT

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024