E hënë, 23/12/2024, 18:25
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Bërja padrejtësi tjetrit

Pyetja:

Selam alejkum! Allahu jua shpërbleftë për punën që bëni. Doja të dija nëse dikujt apo pasurisë së tij i bën keq apo padrejtësi, por pa qëllim (pa dashje) dhe nëse ai mallkon, a të kap mallkimi i tij? A ka ndonjë këshillë në Islam në këto raste? 

 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Vërtet një nga gjërat për të cilat më së shumti na e ka tërhequr vërejtjen Zoti i Madhëruar përmes të Dërguarit të Tij, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, është të ruhemi nga lutja e personit të cilit i bëhet zullum (padrejtësi). I Dërguari salallahu alejhi ve selem thotë: "Tre personave nuk u kthehet duaja prapa: prijësit të drejtë, agjëruesit gjersa të bëjë iftar dhe lutja e atij që i është bërë zullum.” (Tirmidhiu)

Dhe thotë: "Ruaju nga duaja e atij që i është bërë padrejtësi sepse ndërmjet tij dhe Allahut nuk ka perde.” (Buhariu)

Gjithashtu ai e bënte edhe këtë lutje: "Allahu im, kërkoj mbrojte te Ti nga lodhja e udhëtimit, kthimi i molisur, nga prishja e gjërave pas përmirësimit të tyre, nga lutja e atij që i është bërë zullum dhe shikimi i keq në familje dhe pasuri." (Hadithi është sahih, shënon Nesaiu)

Prandaj, vëlla i nderuar, ju këshillojmë që të keni kujdes në këto raste dhe mos nxitoni që të ndërmerrni hapa të ngutura në raport me njerëzit e tjerë. Vërtet nxitimi na shpie të tejkalojmë kufijtë ndaj të tjerëve. Gjithashtu ju këshillojmë që për ta përmirësuar gabimin ose zullumin që u keni bërë të tjerëve dhe për t`i ikur kapjes së lutjes së atij personi që i keni bërë padrejtësi, është e nevojshme që ju, posa ta kuptoni gabimin, të shkoni te personi në fjalë dhe t’i kërkoni falje dhe t`ia ktheni hakun. Zoti e di më së miri! 

 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (13/05/2010)
Klikime: 504 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024