E diel, 22/12/2024, 08:55
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

BAJAZIT BISTAMIU DHE NDODHIA NË SINAGOGË

BAJAZIT BISTAMIU DHE NDODHIA NË SINAGOGË
 
Një ditë Bajazid Bestamiu pa një ëndërr duke parë veten në sinagogë të veshur si rabin jehudi. Së pari u shqetësua, por kur vizioni i është bërë më i shpeshtë, vendosi t’i veshë rrobat e jehudive dhe të shkoj në sinagogën e afërt.
Në sinagogë ishin mbledhur jehudit duke pritur rabinin që të filloj ligjeratën. Pas pak kohe arriti rabini dhe deshi të filloj ligjeratën. Por, papritmas zëri filloi t’i dridhej, gjuha iu shtangua dhe nuk mundi të flas asnjë fjalë. Mblodhi veten dhe tha:
“Në mësin tuaj sot gjindet një ithtarë i Muhammedit. Nuk mund të flas ngase ai ka ardhur të na sprovoj.”
Jehuditë e pyetën: “Si e di që në mesin tonë është një musliman” Rabini, në befasinë e atyre që ishin prezent u përgjigj me ajetin Kur’anor:
“Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes”
(El Feth, 29)
Kur dëgjuan këtë, u bë zhurmë e madhe dhe kërkuan nga rabini t’iu tregoj ku qëndron ai musliman duke kërkuar leje që ta mbysin. Në këtë rabini tha: “O Muhammedan, për hir të Pejgamberit tënd eja afër meje të bisedojmë. Do t’i parashtroj disa pyetje. Nëse në të gjitha do të përgjigjesh saktë dhe ua largon dyshimin në pejgamberllëkun e Muhammedit (a.s.) ne do ta pranojmë Islamin. Në të kundërten do të mbesim jehudi, ndërsa ty do të mbysim.
Kur i dëgjoi këto fjalë, Bajazit Bestamiu u ngrit dhe iu afrua rabinit duke i pritur pyetjet e tija.
Rabini e pyeti: “Çka është një e nuk ka dy?
Bistamiu u përgjigj: “All-llahu i Madhërishëm është një dhe nuk ka dy.
“Thuaj: Ai, All-llahu është Një”
(El Ihlas, 1)
Rabini e pyeti: “Çfarë janë dy e nuk janë tre?”
Bistamiu u përgjigj: “Ato janë nata e dita-dy shenja të All-llahut.”

“Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë), e shenjën e natës e shlyem (e errësuam), e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme që të mund të angazhoheni për shfrytëzimin e begative të dhuruara nga Zoti juaj, dhe që të mësoni njehësimin e vjetëve dhe llogaritjen (e kohës). Ne kemi sqaruar çdo send në mënyrë të hollësishme”.
(El-Isrë, 12)
Rabini pyeti: “Çfarë janë tre e nuk bëjnë katër?”
Bistamiu u përgjigj: “Janë tri errësirat në mitrën e nënës në të cilat krijohet fëmiu.

“Ai u krijoi në barqet e nënave tuaja, krijim (etapë) pas krijimit në tri errësira.”
(Ez Zumer, 6)
Rabini pyeti: “Çfarë janë katër e jo pesë?”
Bistamiu u përgjigj: “Janë katër muajt e (mëdhenj) shenjtë.”
“Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë.”
(El Teube, 36)
Rabini pyeti: “Çfarë janë pesë e nuk janë gjashtë?”
Bistamiu u përgjigj: “Janë pesë shartet e islamit: shehadeti, namazi, agjerimi, zekati dhe haxhi.”
Rabini pyeti: “Çfarë janë gjashtë e nuk janë shtatë?”
Bistamiu u përgjigj: “Janë gjashtë ditë në të cilat u krijuan qiejt dhe Toka”
“Ne krijuam qiejt e tokën dhe gjithçka ka ndërmjet tyre brenda gjashtë ditesh dhe Ne nuk ndiem lodhje.”
(Kaff, 38)
Rabini pyeti: “Çfarë janë shtatë e nuk janë tetë?”
Bistamiu u përgjigj: “Janë shtatë qiej që i krijoi All-llahu.”
“Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj, drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje?”
(El Mulk, 3)
Rabini pyeti: “Çfarë janë tetë e nuk janë nëntë?”
Bistamiu u përgjigj: “Janë tetë mëlekët që e mbajnë Arshin e All-llahut”
“Dhe engjëjt qëndrojnë në skajet (anët) e tij, e atë ditë, tetë (engjëj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd.”
(El Hakka, 17)
Rabini pyeti: “Çfarë janë nëntë e jo dhjetë?”
Bistamiu u përgjigj: “Janë nëntë shenjat që iu dhanë Musait a.s. si mësim për Faraonin.”
“Ne i patëm dhënë Musait nëntë argumente (mrekulli) të qarta.”
(El-Isrë, 101)
Rabini pyeti: “Çfarë janë dhjetë e jo njëmbëdhjetë?”
Bistamiu u përgjigj: “Janë dhjetë netët në të cilat All-llahu betohet.”
“Pasha agimin! Pasha dhjetë netët!”
(El Fexhr, 1-2)
Rabini pyeti: “Çfarë janë njëmbëdhjetë e jo dymbëdhjetë?”
Bistamiu u përgjigj: “Janë njëmbëdhjetë vëllezërit e Jusufit a.s.”
“(përkujto) Kur Jusufi, babait të vet i tha: “O baba im, unë pashë (në ëndërr) njëmbëdhjetë yje dhe diellin e hënën, i pashë duke më bërë mua sexhde!”
(Jusuf, 4)
Rabini pyeti: “Çfarë janë dymbëdhjetë e jo trembëdhjetë?”
Bistamiu u përgjigj: “Janë dymbëdhjetë burimet që dolën nga bjeshka për dymbëdhjetë fise të popullit të Musait a.s.”
“Dhe (përkujtoni) kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, e Ne i thamë: “Bjeri gurit me shkopin tënd”, atëherë nga ai gufuan dymbëdhjetë kroje që secili grup e dinte vendin ku do të pinte ujë. (U thamë) Hani dhe pini nga begatitë e All-llahut e mos vazhdoni të jeni çrregullues në tokë.”
(El Bekare, 60)
Rabini pyeti: “Çfarë janë trembëdhjetë e jo katërmbëdhjetë?”
Bistamiu u përgjigj: “Janë trembëdhjetë trupat qiellor që Jusufi a.s. i pa në ëndërr duke i bërë sexhde.”
“(përkujto) Kur Jusufi, babait të vet i tha: "O baba im, unë pashë (në ëndërr) njëmbëdhjetë yje dhe diellin e hënën, i pashë duke më bërë mua sexhde!"
(Jusuf, 4)
Rabini pyeti: “Çfarë janë katërmbëdhjetë e jo pesëmbëdhjetë?”
Bistamiu u përgjigj: “Janë shtatë qiej dhe shtatë toka që All-llahu i krijoi.”
“All-llahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata…”
(Et Talakë, 12)

Rabini pyeti: “Çfarë janë pesëmbëdhjetë e jo gjashtëmbëdhjetë?”
Bistamiu u përgjigj: “Ato janë shtatë netë dhe tetë ditë, që fryma e ftohtë me të cilat All-llahu i Gjithëfuqishëm e shkatërroi popullin e Adit.”
“Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme. Atë Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht, kur shihje njerëzit në to të rrëzuar si të ishin trupa hurmash të zgavëruara.”
(El Hakka, 6-7)
Rabini e pyeti: “ Kush janë ata njerëz që gënjyen e do të hyjnë në Xhennet, dhe kush janë ata njerëz që folën të vërtetën e do të hyjnë në Xhehennem?”
Bistamiu u përgjigj: “Ata që gënjyen por do të hyjnë në Xhennet janë vëllezërit e Jusufit a.s.
“E në mbrëmje erdhën duke qarë te baba i tyre.
Thanë: "O baba ynë, ne shkuam të bëjmë gara, e Jusufin e lamë te teshat tona edhe atë e kishte ngrënë ujku. Ti nuk do të na besosh neve, edhe po të jemi të vërtetë!"
E erdhën (i sollën) e në këmishën e tij me gjak të rrejshëm. Ai tha: "Jo, (nuk e ka ngrënë ujku), por epshet tuaja ua hijeshuan punën. Halli im është: durim i mirë. All-llahu është nga i cili kërkohet ndihmë për këtë që përshkruani ju".
.(Jusuf, 16-18)
"Më vonë do të kërkoj Zotit tim faljen tuaj", tha ai (Jakubi), se vërtet, Ai është që falë, është mëshirues.
(Jusuf, 98)
Ndërsa ata që folën të vërtetën, por do të hyjnë në Xhehennem janë jehuditë dhe të krishterët të cilët thanë njëri për tjetrin se nuk janë në rrugë të vërtetë.”
“Jehuditë thanë se të krishterët nuk janë të mbështetur në asgjë (nuk kanë fé të vërtetë). Edhe të krishterët thanë se jehudit nuk janë të mbështetur në asgjë, e duke qenë se ata të dy palët e lexojnë librin…”
(El Bekare, 113)
Rabini e pyeti: “Çfarë kuptimi kanë ajetet 1-4 të sures Edh Dharijat?”
“Për erërat që ngrehin dheun dhe e shpërndajnë.
Për retë që e bartin shiun e rëndë.
Për anijet që lundrojnë lehtë.
Për engjëjt që bëjnë ndarjen e çështjeve.”
(Edh Dharijat, 1-4)
Bistamiu u përgjigj: “Ato që fryejnë janë erërat. Ato që bartin shiun e rënd janë retë. Ato që lundrojnë lehtë janë anijet, dhe ato që bëjnë ndarjen e qështjeve janë melekët e urdhëruar për qështjet e jetës.”
Rabini pyeti: “Kush është ai varr i cili lëvizë, por lëvizë edhe ai që është në të?”
Bistamiu u përgjigj: “Peshku që e gëlltiti Junusin a.s.”
Rabini pyeti: “Cili është ai ujë që nuk ka zbritë as nga qielli e as nga toka?”
Bistamiu u përgjigj: “Ishte uji që ia dërgoi Sulejmani a.s. Belkizes.”
Rabini pyeti: “Cilët janë katër veta pa babë dhe pa nënë?”
Bistamiu u përgjigj: “Hz. Ademi as., Hava, dashi i Ibrahimit a.s. dhe deveja e Salihut a.s.
Rabini pyeti: “Cili është gjaku i parë që u derdh në tokë?”
Bistamiu u përgjigj: “Gjaku i Habilit të cilin e mbyti Kabili.”
Rabini e pyeti: “Çështë ajo që e krijoi All-llahu, pastaj e bleu?”
Bistamiu u përgjigj: “Shpirti i besimtarit”
“All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me xhennet.”
(Et Teube, 111)
Rabini pyeti: “Cilin zë e krijoi All-llahu e pastaj foli keq për të?”
Bistamiu tha: ”Zëri i gomarit”
“Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit.”
(Llukman, 19)
Rabini pyeti: “Cila është ajo krijesë të cilën e krijoi All-llahu dhe nga ajo krijoi frikën?”
Bistamiu u përgjigj: “Dredhitë e grave.”
“E kur e pa ai (burri i saj) këmishën e tij të grisur prapa, tha: “Kjo është dredhi juaja, vërtet dredhia juaj është e madhe!”
(Jusuf, 28)
Rabini pyeti: “Çështë ajo që All-llahu e krijoi e pastaj për të pyeti?”
Bistamiu tha: “Shkopi i Musait a.s.
“O Musa, ç’është ajo që e ke në të djathtën tënde? Ai (Musai) tha: “Ai është shkopi im…”
(Ta Ha, 17-18)
Rabini pyeti: “Cili është muaji dhe nata më e mirë?”
Bistamiu u përgjigj: “Ramazani dhe Lejletul Kadr”
Rabini pyeti: “Ekziston një pemë me dymbëdhjetë degë, secila degë i ka tridhjetë gjethe, e secili gjeth ka nga pesë fryte, dy në Diell e tre në hije. çfarë aludon kjo?”
Bistamiu u përgjigj: “Pema paraqet një vit, degët dymbëdhjetë muaj, gjethet ditët e muajit (tridhjetë), ndërsa pesë frytet janë pesë kohët e namazit (dy të ditës dhe tre të natës).”
Rabini e pyeti: “Cila është ajo gjë që bëri tavaf rreth Qabes por nuk ka shpirt?”
Bistamiu u përgjigj: “Ishte anija e Nuhut a.s. e cila pas përmbytjes e kishte bërë tavaf Qaben”
Rabini e pyeti: “Sa kan qenë të Dërguar të All-llahut si resul?”
Bistamiu u përgjigj: “All-llahu e di më së miri, por është thënë se i ka dërguar 126 000 pejgamber, prej tyre 313 kanë qenë resul.”
Rabini e pyeti: “Cilat katër gjëra kanë prejardhje të njejtë por shije të ndryshme?”
Bistamiu u përgjigj: “Sytë, veshët, goja dhe hunda. Sekretet e tyre janë me shije të ndryshme.”
Rabini e pyeti: “Çfarë do të thotë pllatja e gomarit?”
Bistamiu u përgjigj: “Mallkim për tatimorët e padrejtë.”
Rabini e pyeti: “Çfarë do të thotë lehja e qenit?”
Bistamiu u përgjigj: “Shkatërrim për ata që dyshojnë në ekzistimin e Xhehennemit.”
Rabini e pyeti: “Çfarë simbolizon lopa?”
Bistamiu u përgjigj: “Përmendjen e All-llahut dhe shenjë se lavdërimi i takon vetëm Atij.”
Rabini e pyeti: “Çfarë simbolizon deveja?”
Bistamiu u përgjigj: “All-llahu na mjafton, Ai është mbrojtësi më i mirë.”
Rabini e pyeti: “Çfarë simbolizon pauni?”
Bistamiu u përgjigj: “All-llahu dashuron pa masë, Ai i cili mbizotëron Arshin.
Rabini e pyeti: “Çfarë simbolizon zëri i ëmbël i bilbilit?”
Bistamiu u përgjigj: “Kështu të pastërtit e përkujtojnë All-llahun në mëngjes dhe mbrëmje.”
Rabini e pyeti: “Kujt All-llahu ia dërgoi shpalljen (vahjin) e nuk është njeri, as xhin e as melek?”
Bistamiu u përgjigj: “Bleta”
“Zoti yt e inspiroi Bletën…”
(Nahl, 68)
Pas kësaj rabini heshti. Bajazit Bistamiu i tha: “Tani, ti mu përgjigj mua vetëm në një pyetje: Kush është çelësi i Xhennetit?”
Rabini tha: “Nëse të përgjigjem, do të më mbysin”
Turma u përgjigj: “Nuk do të bëjmë asgjë, thuaje”
Rabini tha: “Dëgjoni! Qelësi i Xhennetit janë fjalët: ESHHEDU EN LA ILAHE IL ALL-LLAH, VE ESHHEDU ENNE MUHAMMEDEN RESULULLAH “Dëshmoj se nuk ka Zot pos All-llahut dhe Muhammedi a.s. është i Dërguari i Tij.”
Kur dëgjuan këto fjalë e gjithë turma përsëriti këto fjalë duke pranuar Islamin, ndërsa Bajazit Bistamiu u kthye i kënaqur në shtëpi duke falënderuar All-llahun.

Prim. Med. Dr. sci. Ali F. Iljazi

Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/10/2009)
Klikime: 662 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024