E diel, 28/04/2024, 19:31
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Baba i nderuar!
 
Baba i nderuar!
 
 
ImageEs-selamu Alejkum!

    Këtë letër ia drejtoj zëmrës tënde e mbushur përplot mëshirë dhe dashuri. Zemrës, e cila më ushqeu me dashuri dhe sakrificë. Zemrës, e cila fluturon nga gëzim kur shikon buzëqeshje në fytyrën time, ndërsa copëtohet nëse më shikon të pikëlluar apo lot në faqet e mija.

    Letra ime për ty baba...

        Këtë letër e shkrova me plotëbindje se ti ma do të mirën. Po ta mundësonte All-llahu t’i posedosh të gjitha thesaret e kësaj bote nuk do të kurseje asgjë për mua, dhe do t’i lije nën shërbimin tim, do të kaplonte gëzimi duke me shikuar se si unë shëtis në këtë mirësi.

        Përse mos të jetë kështu kur ti je ai, i cili e heq kafshatën nga goja dhe ngel i uritur vetëm e vetëm të ngopem unë, dhe nxjerr veshjen në dimrin e ftoftë për të më ngrohur mua.

        Baba, ti ma do të mirën! Athua ka mirësi më të madhe se të më udhëzosh në mësimleximin e Kur’anit dhe të jem prej praktikuesve të tij?!  Vallë, a ekziston vepër më madhështore dhe begati më e mire se t’ma mësosh leximin e Librit të All-llahut të madhëruar, apo të më udhëzosh në vendet ku mësohet ai?

        Baba i çmuar!

        Kuptimi i besimit dhe bindja tek All-llahu [subhanehu ve teala] mbillën në zemrën time që në fëmijëri, duke e mësuar leximin e fjalëve të Krijuesit tim derisa drita e Kur’anit të reflektohet në gjuhen dhe gjymtyrët e mija. Baba, ti për çdo ditë shikon përreth teje djelmosha të humbur dhe të lajthitur në rrugët e drogës, prostitucionit, mashtrimeve, burgjeve... Përse nuk më mbron që nga fëmijëria?! Përse nuk e mbush zemrën time me nurin e Kur’anit dhe urtësinë para se të vargohem në rrjetin e mëkateve dhe epshit?!

        A nuk e din baba i dashur se All-llahu [subhanehu ve teala] e bëri librin e tij litar të fortë, në të cilin kush kapet për të vetëm se ka shpëtuar? E kam dëgjuar një Hadith nga i Dërguari i All-llahut [subhanehu ve teala] dhe dëshirova që ta shkruaj edhe ty, që ta dish:

        “Myzhde... myzhde...! A dëshmoni se nuk ka të adhuruar me të drejtë tjetër pos All-llahut dhe se unë jam i Dërguari i Tij? Thanë: Patjetër. Tha: Vërtetë, ky Kur'ani është shkak, një anë e tija është në Dorën e All-llahut dhe një anë është në dorën tuaj, andaj kapuni fort për te! Ju nuk do të devijoni e as do të humbeni pas tij asnjëherë."

        E dëgjova këtë hadith dhe mu rikujtove se si ngeleshe pa gjumë me netë të tëra duke planifikuar dhe bërë llogaritje për ardhmërinë time. Përse nuk më dorëzon në duart e të Fuqishmit dhe Mbrojtësit. Përse nuk më udhëzon në mësimin e Kur’anit që të fitoj këtë premtim të All-llahut “kapuni për atë sepse asnjëherë nuk do të shkatërroheni dhe as nuk do të devijoni”.

        Baba!

        Gjithashtu e kam dëgjuar edhe këtë thënie të Muhamedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Vërtet All-llahu me këtë Libër do t'i ngrit disa popuj, ndërsa do t'i ulë disa të tjerë”.

        Më kujtua gjithashtu se si dëshiron të më ngritesh e të kem autoritet dhe pozitë në shoqëri, mu kujtua dëshira e jote e flaktë se si dëshiron të jem mbi të gjithë, atëherë vallë përse nuk më drejton në vendet ku mësohen Fjalët e të Cilit i gjithë universi është në duart e Tij, i cili e ngritë kend të dojë dhe e nënçmon kend të dojë?! A nuk dëshiron që te kem pozitë dhe autoritet në këtë botë?!

        Pastaj ti e din shumë mirë se kjo botë është kalimtare dhe pas disa viteve mbaron. Mbaron ashtu siç mbaron një ëndërr dhe pasi të ringjallemi fillojmë një jetë plotësisht tjetër, fillon etapa e parë e botës tjetër dhe të përherëshme. All-llahu [subhanehu ve teala] pasuesit të Kur’anit nuk i ka ngritur vetëm në këtë botë por edhe në botën tjetër.

        Baba i dashur!

        Dëshiroj të jem prej lexuesve të Kur’anit të cilët i begaton All-llahu në Ditën e Gjykimit dhe ju thotë: "I thuhet të afërmit të Kur'anit (në Ahiret): Lexoje Kur'anin dhe ngritu lartë duke e recituar ashtu siç e recitojshe në dunja se vendbanimi yt do të jetë aty ku do ta përfundosh ajetin e fundit."    Baba, dëshiroj të jem prej këtyre!

        Baba i nderuar!

        A nuk dëshiron të më shikosh Ditën e Gjykimit në vendbanimet me të larta të xhenetit? A nuk dëshiron të jem me melekët e nderuar. Pejgamberi  [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:  “Lexuesi i mirëfilltë i Kur’anit është me melekët  bujarë.”

        Baba!

        Cili do të ishte mendimi yt mbi personin, të cilit All-llahu do t’ia vesh kurorën e krenarisë,veshjen e krenarisë dhe të jetë i kënaqur me atë të gjitha këto para syve të gjithë krijesave? A nuk ëndërron të më shikosh ne këtë pozitë dhe gjendje? Vallë a e din se cili është çmimi i gjithë kësaj?

        Pejgamberi  [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Ditën e Gjykimit vjen lexuesi i Kur’anit, ndërsa Kur’ani thotë: “O Zot, zbukuroje! All-llahu [subhanehu ve teala] ia vendos kurorën e krenarisë, pastaj prapë thotë: O Zot, shtoja mirësitë! All-llahu [subhanehu ve teala] ia vesh  veshjen e krenarisë. Pastaj prapë thotë: O Zot, kënaqu me këtë person dhe All-llahu [subhanehu ve teala] kënaqet. I thuhet këtij personi: “Lexo dhe gritu dhe pas çdo leximi të kuranit vetëm se hijeshohet.”

        Baba!

        Kjo begati nuk është enkas vetëm për mua, mirëpo i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Prindërit e tij veshën me dy rroba me të vlefshme se e gjithë bota dhe çfarë ka në të. Pyesin prindërit prej kah e gjithë kjo begati: “Ngaqë fëmijës tuaj ia keni mësuar leximin e  Kuranit.”

        A nuk ke dëshirë që All-llahu t’u zbukuron me këto dy rroba joshëse në Ditën e Gjykimit kur njerëzit janë të zhveshur dhe të zbathur?

        Ndoshta ti nuk ke pasur mundësi të mësosh leximin e Kur’nit, atëherë mos e privo vetën nga mirësia e madhe që të më dërgosh tek vendet ku mësohet leximi i Kuranit e ndoshta All-llahu na begaton Ditën e Gjykimit.

        Baba i dashur!

        Ma mëso leximin e Kur’anit apo me dërgo tek ata persona që ua mësojnë të tjerëve... Ja pra, xhamitë dhe mektebet janë të hapura për ata që dëshirojnë të mësojnë.

        Më dërgo tek ata... Assesi mos mendo se me ke dërguar vetëm në xhami apo mektebe. Por, me ke dërguar në një rrugë ku më mbrojnë meleket dhe në një kopsht prej kopshteve të xhenetit.

        I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Çdo grup njerëzish që mblidhen në një shtëpi nga shtëpitë e All-llahut për të lexuar Kur'an dhe e mësojnë atë mes tyre, u zbret atyre qetësia dhe i mbulon ata rahmeti dhe meleket do të kujdesen për sigurimin e tyre e All-llahu do t'i lavdërojë tek ata që i ka pranë."

        Vendet dhe Tubimet ku mësohet Kur’ani janë kopshte ku nuk ka hise shejtani. Kopshte mbi të cilat zbret mëshira dhe begatia e All-llahut. Kopshte në të cilat mbrohem nga veset e këqija të kësaj shoqërie degjeneruese.

        Baba!

        Dëshiroj të më dojë All-llahu... të kujdesen melekët për sigurinë time... të zbret mbi mua paqja dhe qetësia... të më mbulon rahmeti i All-llahut... të më lavdëron All-llahu tek ata që i ka pranë... andaj mos më privo nga këto dobi!

        Mos më privo nga këto begati ngaqë janë amanet në duart tuaja dhe ke përgjegjësi këtë për në Ditën e Gjykimit!

        Nuk mendoj se do të jesh koprrac për mua në këtë çështje, ngaqë prej teje vetëm kam pasur dobi dhe mirësi, kam parë nga ti që të jesh vigjilent për mua në çështjet e kësaj bote dhe të ahiretit.

        Lus All-llahun [subhanehu ve teala] që të na begaton në këtë botë dhe botën tjetër të na furnizon xhenetin!

        Gjithashtu e lus Allahut që të zbukurojë ty me rrobat e xhenetit dhe të na bashkojë në xhennet!

 

        Përgatiti:
       
Abdyl Fuga

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/10/2009)
Klikime: 609 | Komentet: 1 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 1
1 Selvete  
0
Besoj qe ja vlen me lexu e me marr mesim prej kesaj teme shume mbres lanse,po ndodh qe shume prind jan te dhanun me shume ne qashtjet e kesaj bote e per boten tjeter punojne me pak ,mendoj qe asht motivim ,shembull i mire per te ndjekur e pershendes
.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024