E shtunë, 20/04/2024, 01:31
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Anketë për mbulesën Islame në Kosovë
 
 
,,Dielli nuk mund të fshihet me gisht,,
Po u veshe ke shkel ligjin, gjersa për të kundërtën ..!
Diku mund të ndodhte kjo, por jo edhe në Kosovë, sepse Kosova është vend demokratik dhe me 98% të popullatës muslimane. Dhe do ta kisha ruajtur këtë mendim edhe në vijim, nëse nuk do të kisha dëgjuar për raste të përjashtimit të vajzave me mbulesë nga shkollat dhe institucionet publike.
Rastet janë evidente, publiku i njeh. Dikur është ngritur pluhur rreth këtyre rasteve në masmedia, e në vend që të trajtoheshin si raste, ato keqtrajtoheshin deri në atë masë, sa dukeshin si provokime publike të mazhorancës muslimane në Kosovë ose e thënë më thjesht, matje e pulsit të muslimanëve.

Gjithashtu, shfrytëzoheshin si raste për të degraduar mbulesën dhe vlerën e saj nëpërmjet komenteve të ,,itele-kuajve,, shprehje kjo që gati është bërë pjesë e fjalorit tonë për të treguar mos-kompetentëve përzierjen në kompetencat e tjetrit.

Gjithë këto masakrime mediale ndaj urdhëresës së Krijuesit për mbulesë i nxitën të rinjtë e Forumit Rinor Islam të Ferizajt që të kryejnë një anketë me qytetarët, ku këta do të thonë fjalën e tyre, çka do të mbetet si dokument për individë dhe institucionet që në rastet kur trajtohet çështja e mbulesës të kenë fakte nga opinionet e qytetarëve.

Anketa e iniciuar nga Forumi Rinor Islam i Ferizajt, që u përkrah nga bashkëpunëtorë në disa qendra të Kosovës, u realizua gjatë muajit Qershor 2007 në disa qendra të Kosovës si : Prishtinë, Ferizaj, Klinë, Lipjan, Malishevë, Han i Elezit, Skenderaj, Shtime etj. Në anketë kanë marrë pjesë 475 njerëz të pyetur nga këto qendra të cekura më lart.

Prej njerëzve të anketuar, pjesëmarrës të shkollimit të mesëm kanë qenë 38.77 % , universitar 45.12 %,

të tjera 15.67%.

Të gjinisë femrore kanë qenë 54.43% ndërsa të gjinisë mashkullore

45.56%.

Përsa i përket përkatësisë fetare si muslimanë janë deklaruar 93.20% ,jo muslimanë 1.69% , ndërsa kanë preferuar të mos flasin për identitetin e tyre 5.73% të njerëzve të anketuar.

Anketa përmbante pesë pyetje, prej të cilave janë nxjerrë rezultatet vijuese:

1. Shamia sipas bindjeve tuaja është ?

 

a) obligim fetar 72.18%

b) kopjim i orientit 7.00%

c) simbol fetar 20.81%

Ç'është në të vërtetë shamia?

 

Nëse flasim për mbulesën islame (hixhabin), nuk ka aspak dyshim se mbulesa për vajzat e moshës madhore është obligim i patjetërsueshëm dhe permanent për të gjitha vajzat që pretendojnë se i nënshtrohen tërësisht Zotit dhe urdhrave të Tij.

Që shamia është obligim e vërejmë qartë edhe nga citatet e Kur’anit dhe thëniet e Profetit salAllahu alejhi ue selem.

Një nga këto citate kuranore është edhe ky në vazhdim:

‘’Thuaju dhe besimtareve t’i ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të tyre, të mos i zbulojnë stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme, dhe le t’i vënë shamitë mbi kraharorët e tyre.’’ (En-Nur 31)

 

Por çfarë është puna me mendimin e qytetarëve se shamia qenka kopjim i orientit?

Në fakt, për një mendim të tillë as nuk ia vlen të humbasim kohë; është një shpifje e kahershme kur populli ynë pranonte çdo mendim që i ofronte pushteti i atëhershëm, dhe nuk ishte në gjendje të formonte mendimin e vet për këtë çështje.

Te kjo çështje na habit fakti se ende 7% të qytetarëve kanë mbetur mbrapa në kohë dhe njohuri dhe nuk janë në gjendje të formojnë një opinion më progresiv dhe autentik, duke qenë se jetojmë në kohën e internetit, në kohën e modës ku modë është çdo gjë.

 

Simbol fetar

,,Hajde babë t’i tregoj arat,, kjo është një shprehje ironike që populli vet e ka formuluar për t’i bërë me dije njerëzve që të mos përzien në punët e huaja.

Njerëzit më së paku adekuat nga mesi ynë, kanë trilluar një emërtim të tillë për mbulesën islame më të vetmen prirje që të përgatitet psikologjia e popullit tonë, më konkretisht, shamia trajtohet si simbol fetar me qëllim që të jetë më e lehtë që vajzave me mbulesë t’iu pamundësohej qasja në shoqëri, kur dihet se ligji për moslejim të simboleve fetare në institucionet publike ekziston prej kohësh. Në këtë mënyrë do të kursehej kohë për formulimin e një ligji të ri të veçantë për mbulesën.

 

2. Shamia një vajzë...?

 

a) e shëmton 6.52%

b) e zbukuron 15.78%

c) e nderon 77.68%

Çfarë roli ka shamia te një vajzë ?

 

Pyetjes se shamia një vajzë e shëmton, e zbukuron apo e nderon, lirisht mund të themi se 93.46% i janë përgjigjur drejtë.

Kjo pyetje i ka vënë në dilemë shumë qytetarë. Por që çështja e bukurisë, siç e dimë të gjithë, është relative dhe dytësore dhe përgjigjja e qenësishme ishte ajo se shamia një vajzë e nderon.

Shamia e nderon një vajzë, këtë përgjigje e mbështesim në citatin Kur'anor ku Zoti i Madhëruar thotë: ‘’O pejgamber thuaju grave tuaja, bijave tuaja dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër të njihen se nuk janë rrugaçe e të mos ofendohen’’ (El-Ahzab 59)

 

3. A ju pengojnë vajzat e mbuluara ?

 

a) po 7.98%

b) jo 92.01%

 

Gjatë jetës jemi përballur edhe me komete të tilla, si për shembull, se disa nga qytetarëve tanë po u pengoka vajza e mbuluar. Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë për përqindjen e vogël të njerëzve që vuajnë nga komplekse të tilla, që, me plot kuptimin e fjalës, në kohën tonë nuk kanë vend, sigurisht nëse flasim për kulturën e të respektuarit të tjetrit më konkretisht intimitetit, bindjeve të tjetrit.

Përqindja prej 91.01%, janë befasuar nga një pyetje e tillë, duke reaguar me ashpërsi se çfarë pengese mund të kishin nga vajzat me mbulesë, madje, përkundrazi, shprehnin kënaqësi për praninë e tyre në shoqërinë tonë. Më konkretisht dhe tekstualisht shprehnin kënaqësinë "kur i shohin në vende publike, ua ngrisin moralin".

E vërteta është se, pavarësisht se 54.43% e vajzave të anketuara nuk kanë pasur mbulesë, tek ato shihet një kënaqësi për praninë e vajzave me mbulesë, por gjithsesi dhe një shpresë se ato ndoshta një ditë mund ta marrin hapin e guximshëm dhe të vënë mbulesën, sigurisht nëse deri atëherë ,,njerëzit që punojnë për sqarimin e çështjeve për mbulesë e të ngjashme të jenë në numër (dhe fuqi juridike) përafërsisht ekuivalent me numrin e atyre që punojnë kundër saj, ose që krijojnë kushte për t’u pamundësuar vajzave me shami integrimin në shoqëri,,.

 

4. A mendoni se shamia për karrierë...

 

a) pengon 20.93%

b) ndihmon 17.12%

c) nuk luan rol 61.94%

Të jetuarit në një shoqëri me përqindje prej 98% muslimane, në mendjen e ndokujt mund të krijojë iluzionin e një harmonie dhe rahatie të përgjithshme. Por, t’i thuash dikujt se, në vendin ku përqindja e muslimanëve është deri në 98 %, vajzat që vënë mbulesë largohen nga shkolla, se vajzat që vënë mbulesën largohen nga institucionet publike, me siguri do të befasohet ose do të mendojë se jemi duke jetuar në “shekujt para historisë njerëzore” ose jemi duke jetuar në ndonjë diktaturë hitleriane apo enveriane, më konkretisht në ndonjë shtet komunist. Një vajzë nga një gjimnaz i Prishtinës, një mësuese nga Prishtina, një nxënëse nga Mitrovica, dy vajza nga Podujeva janë vetëm disa raste që janë përmendur heshtas në media si raste të përjashtimit për shkak të mbulesës .

Fakti është shumë ironik, ato përjashtohen me të vetmin nen, neni 4 i Ligjit për Arsim më konkretisht nën-neni 4.7 i cili thotë:

Neni 4.7

Institucionet arsimore publike do të përmbahen nga mësimdhënia fetare ose veprimtaritë tjera , të cilat propagandojnë ndonjë fe të caktuar.

 

Në fakt, askund në këtë nen nuk kemi frazë që deklaron se shamia nuk duhet të lejohet në shkollat publike. Këtë mund ta kuptojë çdo njeri, prej atyre 7 vjeçëve që i kanë mësuar shkronjat tani, deri tek ai më i vjetri.

Siç mund të shihet qartë në vendimet për përjashtimin e këtyre vajzave, kemi vendime arbitrare të udhëheqësve të këtyre institucioneve, që lirisht mund të themi se janë pjesë në grupin e njerëzve 7.98% (shih pikën 3).

Që këto vendime janë arbitrare mund t’i kuptojmë edhe nga ndërhyrja e institucioneve të tjera, deri tek kryeadministratori dhe qeveria.

Në njërin nga rastet është dashur të ndërhyjë zyra e Avokatit të Popullit, për ta kthyer të përjashtuarën në shkollë.

Kosova, një vend demokratik, por me demokraci të kufizuar, jo që shkel vetëm ligjet që ajo i ka miratua, por shkel edhe konventat ndërkombëtare, sigurisht duke shfrytëzuar statusin e saj ende të papërcaktuar.

 

Për shembull:

Konventa Për Mbrojtjen E Të Drejtave Dhe Lirive Themelore Të Njeriut

(Miratuar në Romë më 4 nëntor 1950)

NENI 9

Neni 9.1

Çdo njëri ka të drejtën e lirisë së mendimit të ndërgjegjes dhe të fesë: kjo e drejtë përfshin lirin e ndërrimit të fesë ose të bindjes së tij dhe lirinë, qoftë vetëm ose së bashku me të tjerët dhe në publik ose privatisht, për ta shfaqur fenë ose bindjen e tij në adhurim, mësimdhënie, praktikë dhe respektim.

 

Neni 9.2

Liria për të shfaqur fenë ose bindjet u nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve që janë përcaktuar me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit, shëndetit ose të moralit publik, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.

 

Pastaj:

Deklarata Universale E Të Drejtave Të Njeriut

(Miratuar dhe shpallur nga Asambleja e përgjithshme me rezolutën e saj 217A(III) të 10 dhjetorit 1948 )

Neni 18

Secili ka të drejtën e lirisë së mendimit të ndërgjegjes dhe të fesë: kjo e drejtë përfshin lirinë e ndërrimit të fesë ose të bindjes së tij dhe lirinë, qoftë vetëm ose së bashku me të tjerët dhe në publik ose privatisht, për ta shfaqur fenë a bindjen e vet, nëpërmjet arsimit, praktikës, kryerjes së kultit dhe riteve fetare.

 

I nderuar lexues, ke rastin të bësh vetë analogji, dhe kur t’i kesh kuptuar drejt juridikisht, sigurisht do të jesh duke kapur kokën me duar nga ,,masakra ligjore që bëjnë pushtetarët tanë me ligjin,,.

 

Nëse flasim për respektimin e ligjit në shkollat tona në Ligjin e Arsimit të Kosovës, në të njëjtin nen ku ndodhet neni (i abuzuar nga pushtetarët tanë), neni i 4, më konkretisht nën-neni 4.7, vetëm një nën-nen më lart ndodhet nën-neni 4.6, që as një shkollë publike apo private fillore apo e mesme nuk e ka shkelë.

 

Dhe pyetja e fundit

5. A mendoni se shamia duhet të lejohet në shkollat publike?

 

a) po 83.29%

b) jo 16.70%

Siç mund të shihet, përqindja prej 83.29% të qytetarëve të Kosovës mendojnë se duhet të lejohet mbajtja e shamisë në shkollat publike, me këtë rast mund të deklarojmë haptazi se në Kosovë kemi shkelje të mendimit të mazhorancës dhe kjo kryhet pa arsye juridike, thjesht sepse munden dhe me paramendimin se ua bëjnë atyre që nuk dinë, duke thënë ,,hajt se këta të fesë nuk i marrin vesh këto gjëra,,.

Lexues i nderuar, iniciuesit, formuluesit e pyetjeve, anketuesit të gjithë ishin të rinj nën 19 vjeç dhe kjo le të jetë një shpresë se për zërin e ngulfatur të rinisë që ndoshta një ditë mund të dëgjohet më hapur dhe më kthjellët.

Ndoshta mund t’ju befasojë ky koment, por që kjo arsyetohet me faktin se në ditën kur këto rezultate u prezantuan para mediave në Ferizaj, nuk ishte prezent asnjë medium i ftuar, pos një televizion lokal që informoi në mbrëmje organizatorin se nuk mund të jepte kronikën .

Hair inshaAllah ,,Dielli nuk mund të fshihet me gisht,,, e vërteta do të dalë në shesh kurdoherë dhe nuk ka kush e ndal.

 

(autori i këtyre rreshtave është edhe koordinator i këtij projekti)

 

Autori: Gentian Jetishi

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (13/09/2009)
Klikime: 740 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024