E enjte, 26/12/2024, 13:52
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

Amber Akosta, ish-krishtere, SH.B.A.
Amber Akosta, ish-krishtere, SH.B.A.
 
Pse u bëra muslimane? Më kujtohet qartë dita kur zyrtarisht pranova Islamin në xhaminë El-Az'har në Kajro. Erdha drejt nga Shtetet e Bashkuara, por ajo që më bën ta kujtoj atë ditë si diçka të rëndësishme ende vazhdon, kërkimi për Zotin.

Si fëmijë, gjithmonë isha e sigurt në Zotin dhe fenë, por kurrë në mënyrën që ishte e paraqitur në katolicizëm. Unë kurrë nuk mund ta kuptoja si Zoti mund të jetë tre (Trininë); si mund t'i lutemi shumë njerëzve, si: Jezusit (paqja qoftë mbi të), Marisë dhe të shenjtëve të ndryshëm; konceptin e mëkatit origjinal; si mund t'i falë prifti mëkatet tona ose pse ishin qindra bibla komplet të ndryshme.

Si pasojë, ishin vetëm disa gjëra të cilat ndokush, përfshirë priftërinjtë, mund t'i shpjegonte. Ishte e çuditshme, se unë shkoja në kishë dhe edukohesha fetarisht pa e ditur saktësisht se çfarë duhet të bëja për t'u bërë i krishterë i mirë. Mësova se duhej të isha i mirë, bujar, i kujdesshëm, i mëshirshëm dhe të kisha shumë tipare tjera të mira, por kurrë nuk kishte ndonjë udhëzim praktik për mënyrën se si duhej të veproja për t'i kryer këto.

Pa i ditur këto, unë kërkoja për mënyrën se si të lidhem me të Zotin Një që e njihja dhe i lutesha gjithnjë, ashtu që Zoti do të më mësonte mua saktësisht se si duhet ta jetoj jetën time. Por, jeta kalonte dhe kjo nxitje nga familja dhe kundërshtimi nga unë vazhdonte. Derisa mbarova kolegjin, feja nuk ishte diçka më shumë te unë sesa një shqetësim në mëngjeset e të dieleve. Zoti, mendoja ishte ende i pranishëm.

Ndodhi që unë të shkoja në një kolegj katolik dhe mendova t'i jap katolicizmit një rast të fundit. Shumë i dëshpëruar dëshiroja ta njihja Zotin. U mundova përsëri ta gjeja rrugën përmes kuptimit të vetëm të mundshëm që dija por nuk bëri punë. Më në fund braktisa katolicizmin që nënkuptonte se ishte koha të kërkoja zgjidhje të tjera.

Katolicizmi dhe besimi i krishterë ishin jashtë kërkimeve të mia për shkak të shqetësimeve të mëparshme me to dhe gjithashtu Hebraizmi për shkak të mosbesimit të tij në Jezusin. Megjithëse kisha përfunduar me Krishterimin, isha gjithmonë e sigurt se Jezusi kishte një porosi të shkëlqyeshme për njerëzimin-porosinë e adhurimit të një Zoti të Vetëm. Kurrë nuk mund ta kuptoja se si të krishterët e adhuronin vet Jezusin. Ndihesha e sigurt se ai kurrë nuk do ta kishte dëshiruar atë. Kjo më la mua një zgjidhje më tepër-Islamin.

Ndodhi që të njihem me Islamin përmes udhëtimeve të kaluara në Egjipt, kështu që isha i hapur për mundësinë e këtij besimi. Islami nuk ishte i huaj për mua edhe pse në atë kohë nuk njihja ndonjë musliman tjetër përveç dy shokëve në Egjipt.

Fillova ta lexoj Kur'anin dhe të kërkoj në internet informata për Islamin. Më kujtohet ndjenja e parë për Kur'anin që e dita instiktivisht se ai kurrë s'mund të jetë i shkruar nga dora e njeriut; se ishte thjesht përtej saj. Kjo ishte saktësisht në kontrast me leximet e mia nga Bibla, të cilat dukeshin si një mbledhje e tregimeve të shkruara nga njeriu. Dashuria e fjalëve të Kur'anit dhe fakti se ai ishte dhe është vetëm një, Kur'an i pandryshuar që prej shpalljes së tij Profetit Muhamed, Zoti e mëshiroftë, nuk ishte gjëja e vetme që më impresionoi mua.

Ndihesha mirë për çdo gjë që mësoja rreth Islamit. Kjo ndjenjë nënkuptonte shumë prandaj hulumtoja, mësoja dhe më pëlqente. Më e rëndësishmja, gjeta përgjigje për çështjet kryesore të fesë. Islami është monoteizëm dhe muslimanët i luten vetëm një Zoti pa i shoqëruar ndonjë shok, dhe Kur'ani dhe Suneti japin një mënyrë komplete të jetës për ta ndjekur. Përfundimisht, e dita saktësisht se çfarë duhet të bëja për t'u bërë i krishterë i mirë, duhej të bëhesha musliman!

Gjatë dy viteve të fundit të kolegjit, mbaja besimin islam, pa qenë i sigurt se çka të bëj me të në mjedidin e kolegjit katolik. E dija se me zemër isha musliamn, por nuk dija se si t'i njoftoja familjen dhe shoqërinë me këtë lajm.

Pas kolegjit, m'u ofrua një udhëtim në Egjipt dhe u ktheva e lumtur. Bëra shumë shokë të mirë muslimanë, përfshirë edhe burrin tim të ardhshëm, i cili më ndihmoi të konvertohem zyrtarisht dhe të mësoj shumë gjëra të reja të cilat ishin të rëndësishme në fe. Isha e lumtur.

Nuk ishte e lehtë t'iu tregoja njerëzve se isha muslimane. Megjithëse disa njerëz ishin të kënaqur që e gjeta fenë që e doja, nuk kam marrur gjithnjë urime ose madje reagime njerëzore, por u bëra e fortë për shkak të kësaj. Unë mund ta mbroj besimin tim dhe e falënderoj Zotin çdo ditë që jam muslimane. Më kujtohet kur rritesha e hutuar rreth Zotit dhe fesë. Përfundimisht, ndihem e vetëkënaqur dhe thjesht e lumtur çdo ditë që kalon, sepse tani e kuptoj të vërtetën.       


                                                                                              Përktheu: Fexhrie Kaçiu
Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (01/08/2010)
Klikime: 726 | Komentet: 1 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 1
1 Abdullah  
0
MASHALLAH ALLAHU DOTA PLOTSON NURİN (iSLAMİN) E VET. ALLAHU NA FORCOFT NE İSLAM ME JETİM İSLAMİN DHE TREGİM. amin

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024