E hënë, 23/12/2024, 18:04
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Alkooli medicinal

Pyetja:

Selam alejkum! Është hera e dytë që shkruaj në faqen tuaj dhe në herën e parë kam ngelur më se e kënaqur me përgjigjen tuaj. Kjo pyetje ndoshta nuk është shumë e lidhur me fenë tonë islame, por gjithsesi më nevojitet mendimi juaj. Unë në shtëpi përdor alkool medicinal. Ky alkool në mjekësi është i njohur për dezinfektim dhe unë më së shpeshti e përdor në kuzhinë për dezinfektim dhe për pastrim. Por disa njerëz më kanë thënë se është haram të përdorësh alkool edhe nëse është alkool medicinal ose ndryshe e njohur si etanol (C2H5OH) dhe është haram edhe të preket. A ka dallim midis alkoolit medicinal dhe alkoolit që pihet dhe a mund të vazhdoj ta përdor këtë alkool? Dhe ju kërkoj ndjesë që po dal jashtë temës për fenë. Allahu ju shpërbleftë.

 

Përgjigjja:

 

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Motër e nderuar, më lejoni së pari të bëj një sqarim në lidhje me hezitimin tuaj apo mendimin tuaj se kjo problematikë nuk ka të bëjë me Islamin. Është më se e saktë që kjo problematikë ka të bëjë me fenë, pasi është një çështje për të cilin ju kërkoni ta dini dispozitën se a lejohet apo jo. Besimtari duhet ta dijë se Islami nuk është një fe që e mëson njeriu vetëm se si të falet, agjërojë...; me një fjalë vetëm për adhurimet të cilat kanë të bëjnë në mes tij dhe Krijuesit të tij, Zotit të Madhëruar, dhe këtu merr fund njohuria islame. Jurisprudenca islame ashtu si është valide për çdo kohë dhe vend, është edhe universale dhe gjithëpërfshirëse; aty sqarohen edhe dispozitat të cilat kanë të bëjnë me krijesat, në raportet njeri-njeri dhe krijesa të tjera që jetojnë në këtë Tokë. Por gjithashtu në të përfshihen edhe problematika të tjera, për të cilat ka nevojë njeriu t`ua dijë dispozitën. Prandaj në shkencën e Fikhut (jurisprudencës islame) është një lëmi e veçantë që quhet "Fikhu nevazil”, që hulumton problematikat e ndodhitë e reja dhe aktualitetet me të cilat ballafaqohet njerëzimi në kohën bashkëkohore.

Pasi sqaruam këtë, themi se çështja e përdorimit të alkoolit medicional, është një nga çështjet e reja për të cilat ulematë e vjetër nuk kanë debatuar, pasi kjo nuk ishte prezent në kohën e tyre. Kurse nga ulematë bashkëkohorë kemi me dhjetëra fetva, mendime, qëndrime që flasin dhe e trajtojnë këtë mesele. Përgjigjet e tyre nuk janë unanime, por janë të ndryshme; disa e lejojnë, disa e ndalojnë, disa të tjerë edhe pse nuk e konsiderojnë të ndaluar e konsiderojnë më të dobishme për muslimanin t`i largohet përdorimit të tyre.

Pa u zgjeruar më shumë themi se dispozita në këtë është e njëjtë sikurse dispozita e përdorimit të alkoolit në kozmetikë (në parfume).

Mendimi më i saktë është se alkooli mjekësor lejohet të përdoret, pasi në esencë ky alkool është i denatyruar, pra është alkooli etilik i papastër ose i rafinuar të cilit i është shtuar një lëndë denatyruese për ta bërë të papërdorshëm për pije alkoolike. Si lëndë denatyruese përdoren metanoli, bazat piridinike. Prandaj derisa nuk qenka e mundshme që të përdoret për pirje, atëherë edhe nuk mund të dehë dhe për këtë nuk ka ndonjë ndalesë që do ta pengonte përdorimin e tij për dezinfektim. Për më gjerësisht kliko këtu: http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=1538

Zoti e di më së miri!

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (13/05/2010)
Klikime: 1542 | Komentet: 2 | Ranguar: 4.7/3
Gjithsejt komente: 2
2 waldrin  
0
Allahu e do faljen dhe pot pendohesh sinqerisht,ai eshte shume meshirues dhe fale!

1 edi  
0
selam alejkum.
un kam nje pyetje lidhur me fen ton.nese nje musliman beson tek allahu xhl.hu lutet tek ai por nuk falet qfar do te ndodh me te ne diten e gjykimit
allahu ju ndihmoft.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024