E hënë, 23/12/2024, 17:24
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Akti i kurorëzimit pa dërguar gruan në shtëpinë e burrit

Pyetja:

Pikë së pari desha t’ju falënderoj përzemërsisht për punën që po bën stafi i klubitkulturor jo vetëm falënderim i rëndomtë por me të vërtet më pëlqen mënyra shumë se si punoni, se si aspak nuk përtoni që të jepni përgjigje të detajuar, Allahu ju shpërbleftë dhe ju shtoftë dijen dhe sabrin. Unë kam një pyetje që është e pranishme shumë tek ju, mirëpo jo e këtij lloji. Desha të di unë e kam ndërmend të punoj jashtë shtetit inshallah dhe dua të kurorëzohem me një motër muslimane këtu në Kosovë, mirëpo ajo nuk mundet mbasi të shkoj unë jashtë ajo nuk mund të jetojë në shtëpinë time, edhe pse e kam kurorëzuar, sepse babai im nuk dëshiron që ajo të jetojë tek unë pa mua dhe nëse e kurorëzoj kështu si thashë e unë gjendem jashtë, a e kam legalizuar lidhjen me të? Qëllimi im është vetëm ta legalizoj, çfarë më sugjeroni?
Selam alejkum!

 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Nuk ka të keqe nëse një mashkull dhe femër bëjnë kurorëzimin dhe merren vesh ta prolongojnë marrjen e gruas në shtëpinë e burrit, pavarësisht për çfarë arsye ndodh ky vonim. Raporti i këtyre të dyve në këtë rast është se ata konsiderohen burrë e grua për njëri-tjetrin, prandaj në mes tyre lejohen të gjitha gjërat që lejohen mes burrit dhe gruas, gjithashtu vlejnë edhe obligimet e ndërsjella, përveç këtyre çështjeve që do të përmendim:

-         Burri nuk është i obliguar t`ia sigurojë gruas nevojat elementare për jetesë (ushqimin dhe veshmbathjen) ashtu si obligohet kur ta dërgojë në shtëpinë e tij, pasi femra ende është nën kujdesin e prindit të saj dhe me këto obligohet prindi, por nëse burri e bën këtë, atëherë kjo është mirë.

-         Në këtë kohë femra nuk është e obliguar që për daljen nga shtëpia ta marrë lejen e burrit ashtu siç është me rastin kur gruaja banon në shtëpinë e burrit. Gjatë kësaj kohe ende përgjegjës për femrën është prindi i saj.

-         Në çështjen e marrëdhënieve intime më primare ose më mirë është të themi se e domosdoshme është që kjo të prolongohet deri në kohën kur burri e merr gruan në shtëpinë e tij. Kjo për faktin se edhe pse në esencë kjo mund të jetë e lejuar, por duke i pasur parasysh pasojat që mund të shkaktohen nëse ndodh deri te ndarja mes tyre pavarësisht arsyet (vdekja e burrit apo arsye tjetër), atëherë duhet të pritet derisa gruaja të përcillet në shtëpinë e burrit të saj.

Zoti e di më së miri!

 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (07/07/2010)
Klikime: 935 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024