E shtunë, 04/05/2024, 15:33
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Ajetet Kuranore në trupin e foshnjës

Ajetet Kuranore në trupin e foshnjës

Mrekulli apo shaka? Rusët në mëdyshje pasi ajetet nga Kurani filluan të shfaqen në mënyrë 'spontane' në lëkurën e foshnjës.

Një fëmijë është duke shkaktuar një valë të spekulimeve në Rusi pasi ajetet nga Kurani filluan të shfaqeshin në lëkurën e tij. Thëniet nga libri i shenjtë mysliman thuhet se janë paraqitur në duart, këmbët dhe stomakun e foshnjës nëntë muajshe Ali Yakubov - para se ato të largoheshin dhe zëvendësoheshin me ajete të reja. Punonjësit mjekësor rus deklarojnë se ata janë në mëdyshje për shkak të shenjave në lëkurë të fëmijës tek i cili e tëra filloi kur fjala All-llah u shfaq në mjekrën e tij në javët e para të lindjes së tij. Mjekët mohojnë se janë shenja që dikush ti ketë shkruar në lëkurën e fëmijës. Nëna e tij, Medina tha se ajo dhe burri i saj nuk ishin praktikues të Islamit deri sa shkrimet filluan të shfaqeshin në lëkurën e foshnjës.


Fillimisht ata nuk i treguan askujt për shkrimet e pasqaruara tha ajo, deri në zbulimin e tyre nga mjeku dhe imam i tyre në fshatin Tetori i Kuq i cili është një rajon me mysliman të fortë nga besimi. Tani djali është bërë një vatër e nderit mysliman në vendlindjen e tij në krahinën e trazuar të Dagestanit në jug të Rusisë i rrënuar nga lufta në Çeçeni. Ministri i pushtetit lokal Akhmedpasha Amiralaev tha: "Ky djalë është një shenjë e pastër nga Zoti. All-llahu e dërgoi atë në zonën e Dagestanit në mënyrë që të mos ketë revolta dhe tensione në republikën tonë. "

Nëna e djalit tha: "Normalisht këto shenja shfaqen dy herë në javë - të hënave dhe në netët mes të enjteve dhe të premteve. Aliu ndjehet keq kur kjo i ndodh. Ai qan shumë dhe temperatura e tij shkon lart. Është e pamundur për ta mbajtur në duar derisa kjo ndodh, trupi i tij lëvizë në mënyrë aktive kështu që ne e kemi vënë atë në djepin e tij. Është aq vështirë për ta parë atë duke vuajtur".


"Ajetet Kuranore zëvendësohen rregullisht njëra me tjetrin në lëkurën e foshnjës", tha ajo.

Imami lokal Abdullahu tha se nga parashikimet në Kuran për fundin e botës, është se do të ketë njerëz me thëniet në trupin e tyre. Ai tha se në njërën nga shenjat shkruante: "Mos i fshihni këto shenja nga njerëzit."

Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme në mediat ruse dhe në internet.
 
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (20/10/2009)
Klikime: 1457 | Komentet: 5 | Ranguar: 4.3/3
Gjithsejt komente: 5
5 diona  
0
shum interesont kjo pun po nejse osht pun e Zotit

4 arjoni  
0
gjitheqka mund te ndosh se zoti ehste i madh dhe qka te vjen prej zotit duhet me pranu se zoti este nje e duhet mu pajtu me realitetin.zoti na ruajt aj di me se miri

3 myslimane  
0
o vellezer e motra mysliman faluni sa me shum sepse ene ditene kiametit pytja e par do te jet falja jote ta dini se dy reqate namaz ne ekt dyja sa shum kan vleft te Allahu xh.a dhe shum te vdekur ne oren e vjdekjes i luten zotit qe ti kthej dhe ti falin vetem dy reqate namaz kthejuni rryges se allahut o njerez se pa ndihmen e allahut ska asgje vleht selam alejkum

2 besimtari  
0
O..vllazen dhe Motra Musliman-e keni frien e allahut sepse eshte Një dhe perveq tij tjeter ska.
THAJ: O..Zot vertet ti je falës
Falna o Falës i dashur
O..Zot ti veret je mëshirues
Mëshirona O..mëshirues i dashur..

O.. vllazen dhe motra ket fjal persirtne gjo moment gjdo orë ku do qe jeni ku do qe shkoni me këdo qe jeni.
All-llahu-n mos e harroni
eselamun-alejkum

E per ket femi nuk di qka me me than por allahu e rujt ket femi familjen e tij dhe gjith besimatret allahu e di më së miri per ket qe i shkrun ne trupin e femijes,,


1 burim janova  
0
all-llahu ekber all-llahu ekber all-llahu ekber ... kjo treon se duhet me besu 1all-llah se te aii kemi me u kthy

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024