E diel, 22/12/2024, 14:47
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 5
Vizitorë: 5
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

Aisha Buta (Debi Rogjers)
 
Aisha Buta (Debi Rogjers)
 
 
 Si i ftoi në Islam Ajshja prindërit e saj, familjen dhe 30 shoqe
Si i ftoi në Islam Ajshja prindërit e saj, familjen dhe 30 shoqe
Për një vajzë katolike të pranosh Islamin dhe të martohesh me mysliman është mjaft e jashtëzakonshme. Por edhe më shumë se kaq, Ajshja u bë shkas që ta pranojnë Islamin edhe prindërit e saj, shumica tjetër e familjes dhe së paku 30 shoqe dhe fqinj.
Familja e saj ishin katolikë të rreptë. Kur të gjithë adoleshentët në Britani puthnin posterët e Gjorgj Majkëllit, ajo në mure kishte fotografi të Jezusit. Dhe pastaj kishte gjetur se krishterimi nuk i mjaftonte; kishte shumë pyetje për të cilat nuk gjente përgjigje dhe ajo u ndje e pakënaqur me mungesën e strukturës disiplinore të besimit të saj.

Ajshja e kishte parë burrin e saj të ardhshëm, Muhamed Butan, për herë të parë kur ishte 10 vjeç, pasi ishte blerëse e rregullt e shitores së këpucëve, në shitoren e vizituar nga familja e saj. Ajo e kishte parë atë në shpinë duke u falur. "Kishte një paqe në atë që bënte”. Ai kishte thënë se është mysliman. Unë i thashë: "Çka do të thotë mysliman?”
Më pas, me ndihmën e tij ajo filloi të interesohej më shumë për Islamin. Në moshën 17 vjeçare ajo kishte lexuar tërë Kuranin në gjuhën arabe. "Çdo gjë që lexoja”, thoshte ajo, "kishte arsye”. Ajo kishte vendosur për t’u kthyer në Islam në moshën 16 vjeçare.

Kur i thashë fjalët e dëshmisë, ishte sikur të më ishte larguar barra e rëndë që e kisha mbajtur mbi krahët e mi. Ndihesha sikur një foshnje e porsalindur.”
Pavarësisht nga kthimi i saj në Islam, prindërit e Muhamedit ishin kundër martesës së tyre. Ata e shihnin atë si një femër perëndimore e cila do ta linte djalin e tyre më të vjetër në rrugë dhe do t’ua jepte familjes një emër të lig.

Megjithatë, çifti u martua në një xhami lokale. Ajshja veshi një fustan të punuar nga nëna e Muhamedit. Të pranishme ishin edhe motrat e tij të cilat shkuan në ceremoni tinëz, jashtë dëshirës së babait të tyre, i cili refuzoi ta ndiqte atë.
Ishte gjyshja e tij e vjetër ajo e cila e shtroi rrugën mes grave. Ajo erdhi nga Pakistani, ku martesat e racave të përziera ishin edhe më tabu, dhe insistoi të takohet me Ajshen. Ajo u impresionua me faktin që ajo kishte lexuar Kuranin dhe ua mbushi mendjen të tjerëve; dhe dalëngadalë, Ajshja, tani 32 vjeçare, u bë njëra nga familjarët.

Prindërit e Ajshes, Majkëll dhe Mergjori Rogjers (Michael dhe Marjory Rogers), të cilët e ndoqën dasmën ishin më tepër të ngarkuar se çfarë rroba kishte veshur tani vajza e tyre (shallvaret tradicionale kamiz) dhe se çfarë do të mendonin fqinjët. Ajsha kishte mision që t’i thërrasë në Islam edhe pjesën tjetër të familjes së saj, me përjashtim të motrës së saj ("Ende jam duke punuar me të”).
"Unë dhe burri im kemi punuar me prindërit e mi, duke iu treguar për Islam dhe ata i panë ndryshimet në mua, si nuk ua ktheja më fjalën!”

Nëna e saj shpejt i ndoqi hapat e saj. Mergjori Rogjers e ndërroi emrin në Sumeja dhe u bë myslimane e devotshme. Ajo u mbulua dhe i falte namazet me kohë dhe asgjë nuk e preokuponte përveç lidhjes së saj me Zotin.”

Babai i Ajshes tregoi një angazhim më të ngadalshëm, kështu që ai i shërbente nënës që sapo kishte pranuar Islamin (e cila vdiq nga kanceri).

Unë dhe nëna bisedonim me babin rreth Islamit derisa ishim ulur në një shtrat në kuzhinë një ditë, kur ai tha: "Cilat janë fjalët që i thoni ju kur bëheni myslimanë?”
"Unë dhe nëna kërcyem mbi të.”

Tri vite më vonë, Islamin e pranoi edhe vëllai i Ajshes, gruaja dhe fëmijët e tij dhe djali i motrës së saj.
Ajo nuk u ndal me kaq. E tërë familja pranoi Islamin. Çdo të hënë, qe 13 vjet, Ajshja mban mësime për Islamin për gratë skoceze. Ajo u ndihmoi 30 vetave ta pranojnë Islamin. Ajo i mirëpret pyetjet. "Ne nuk presim që njerëzit ta pranojnë besimin verbërisht.”

Burri i saj, Muhamed Buta, tani 41 vjeçar, zakonisht ndihmon në restorantin familjar, por qëllimi i tij kryesor në jetë është që pesë fëmijët e tij t’i rrisë si myslimanë.
Çdo martesë ka përpjetat dhe tatëpjetat e saj. Por i Dërguari, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: "Çdo vështirësi ka lehtësi.” Kështu nëse jeni në një periudhë të vështirë, ju punoni që t’iu vijë lehtësimi.”

Muhamedi është më romantik: "Mendoj se e njohim njëri-tjetrin me shekuj...
Sipas Islamit, ju nuk jeni vetëm partnerë në jetë, mund të jeni partnerë edhe në xhenet, përgjithmonë. Është gjë e bukur, e dini.”


Marrë nga:
www.muslimconverts.com

Përktheu me shkurtime: F. K.
Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (01/08/2010)
Klikime: 818 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024