Pyetja:
Para se të lindte fëmija im, bëra nijet që nëse lind vajzë të pres një kurban e për djalë dy. Por, kisha një frikë ndoshta pak të arsyetuar nga diagnoza e shtatzënisë së rrezikshme, se gjatë lindjes do vdisja dhe më kishte vajtur në mend që po të shpëtoja do preja kurban, por nuk e kisha prere si në rastin për kurbanin për fëmijën. D.m.th. pyetja ime është, a më obligon ai mendim që të pres kurban përkushtimi (mendoj se kështu quhet)? D.m.th. nuk jam e sigurt në e kam bërë nijet tamam apo jo, çfarë më sugjeroni të bëj?
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
Zotimi (në gjuhën arabe nedhri) i besimtarit se nëse i realizohet një punë ose ndodh një gjë e caktuar, do bëj këtë vepër apo atë vepër, është adhurim i vërtetuar me Kuran dhe Hadith.
Mirëpo shumica e dijetarëve sikurse hanefitë e shafitë, janë mendimit se për të qenë zotimi i detyruar nuk mjafton vetëm bërja nijet me zemër, por patjetër duhet ta themi atë me gojë. Kjo çështje është e njëjtë me shkurorëzimin, nuk mjafton që burri vetëm të bëj nijet me zemër shkurorëzimin që ajo të ndodh, por patjetër duhet ta shqiptoj, nëse e shqipton, pavarësisht a e dëgjoi gruaja apo jo shkurorëzimi ndodhë.
Kështu që nëse juve vetëm u ka shkuar mendja dhe nuk keni qenë të vendosur të therni kurban, me një fjalë nuk e keni thënë me gjuhë se do ta bëni atë veprim, atëherë nuk numërohet se keni bërë zotim.
Megjithatë, pasi që prerja e kurbanit nëse kemi fëmijë është një praktikë e njohur në jurisprudencën islame që quhet "Akika”, ju këshillojmë nëse i keni mundësit materiale mos nguroni në kryerjen e këtij adhurimi. Zoti e di më së miri!
Alaudin Abazi