Pyetja: A prishet abdesi nëse të shikon ndonjë mashkull pa mbulesë (vlen për të pa mbuluarat)?
Përgjigja: Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Gjërat të cilat e prishin abdesin sipas të gjithë dijetarëve të fikhut janë të njohura dhe të përmendura në librat që i shtjellojnë këto çështje. Abdesi prishet kur njeriu fle. Kryen nevojën. Nxjerr gazra. Ngrënia e mishit të devesë, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Humbja e vetëdijes. Prekja e organit me epsh. Dezertimi nga Islami Nëse del nga trupi diçka e ndyrë. Kurse, nëse femra e zbulon kokën para burrave të huaj apo del e zbuluar nëpër rrugë, kjo nuk e prish abdesin dhe kush thotë se e prish, atëherë duhet të sjellë argument për të, për shkak se siç e përmendëm, gjërat që e prishin abdesin janë të numëruara dhe të përmendura nëpër libra të fikhut. Kjo ishte sa i përket dispozitës që keni pyetur, kurse sa i përket mbulesës, duhet të cekim atë se ajo është e detyruar për çdo vajzë e cila arrin moshën e pjekurisë dhe nuk është ndonjë çështje e thjeshtë siç mendojnë disa. Prandaj, i këshillojmë motrat që ta kenë parasysh këtë dhe ta dijnë se zbulimi i trupit dhe ekspozimi i tij para njerëzve të huaj është nga haramet për të cilat na ndaloi Kurani. Allahu e di më së miri.
Alaudin Abazi
|