A nuk dëshiron të udhëzohesh
I nderuar vëlla, A nuk është Allahu i Lartëmadhëruar Ai i Cili po të jep të mira gjatë tërë jetës tënde, Ai po të bën mirë e ti po ia kthen me të këqija?!... A nuk është Allahu Ai i cili të krijoi dhe po të dërgon furnizimin e pamasë ditë për ditë?! Po t’i mbulon mëkatet e tua, dhe ti përsëri po vazhdon në mëkate. Edhe më e keqja se ti dhuntitë e Tij po i shfytëzon për të keqe, po t’i lehtëson vështërsitë, po të ndihmon, po të furnizon dhe Ai nuk ka nevojë për ty, as për të mirat e tua. Ai është Ai që jep dhe merr, Ai që ta ka dhënë shpirtin dhe ta merr atë. A nuk meriton pra Ai dashurinë më të madhe?! A nuk po turpërohesh para Tij?! Vëlla i dashur, a nuk dëshiron që të udhëzohesh ?! Të pyes për hirë të Zotit, sepse rruga e udhëzimit dhe praktikimit të fesë, vallë mos është rrugë e gabuar, kurse rruga të cilën jeni duke e ndjekur është rrugë e vërtetë?! Të lutem, përgjigju nga zemra, nga ajo që e ndien në shpirtin tënd! -Të përgjigjem nga zemra?!! Po, - iu përgjigja, nga ajo që e ndien në zemrën tënde. Dhe bashkëbisedimi vijoi: -Të betohem në Allahun, e ndiej në thellësinë e zemrës sime se rruga e udhëzimit është rrugë e vërtetë, kurse rruga të cilën jam duke e ndjekur është rrugë e gabuar. -Po si ka mundësi që një njeri i mençur ta braktisë rrugën e vërtetë dhe të ndjekë rrugën e gabuar? Ai thuhet këtij i mençur? -Jo. -Pra, ju nuk jeni i mençur? -Jo, unë jam i mençur, por tani do të tregoj arsyen pse nuk e kam ndjekur rrugën e vërtetë. -Pse? -Kjo është rrugë e vërtetë, por e vështirë, kurse rrugën të cilën po e ndjek është e gabuar, por e lehtë. -Ke të drejtë, edhe un jam me ty..., po ti, e ke lënë rrugën e vështirë për të lehtën apo për më të vështirën?! -Për më të lehtën. -Jo, ju e keni lënë të vështirën për një katastrofë, një tragjedi, një shkatërrim, për humbjen e kësaj bote dhe botës tjetër. -Ç’thua?! Nuk po të kuptoj. -A nuk është mbyllja e syrit nga ajo që e ka ndaluar Allahu ( nga filmat dhe pornografitë) e vështirë? -Normalisht. -Kur ju nuk e keni mbyllur syrin nga harami, nga ajo që e ka ndaluar Allahu, keni vepruar atë, e hidhëroni Allahun…etj. Kjo është më e vështirë. -Cila është më e vështirë ?! -Ajo që t’i mbushë Allahu sytë e tu me zjarr të xhehenemit. Ki kujdes! Cila është më e lehtë: të durosh pak dhe ta ulësh shikimin tend apo mbushja e tij me zjarr të xhehenemit? Heshti. Atë muzikë që po e dëgjon, largimi i veshit nga ajo është vështirë, a nuk është kështu ? -Normalisht. -Por nëse ti ndëgjon muzikë, ke zgjedhur atë që është edhe më e vështirë, sepse ai që ndëgjon muzikë në Ditën e Gjykimit, Allahu do t’ia mbushë veshët e tij me plumb të shkrirë. E, cila është më e vështirë? -Për Allahun, kjo e fundit është më e vështirë. -Të zgjuarit për namaz të sabahut është vështirë. -Po. -Cila është më e vështirë, të ngrihesh për namaz të sabahut apo të shtypet koka jote Ditën e Gjykimit me gurë në zjarr të xhehenemit? -Jo, normal…, më e vështirë është shtypja e kokës me gurë në zjarr. -Pra, ju e keni lënë rrugën e vështirë për më të vështirën. Rruga e praktikimit të fesë është e vështirë, por të shpie për në xhenet. Ti kur shkon në shkollë 12 vite, pastaj kalon në periudhën universitare dhe fillon vitin e ri shkollor, do të ngrihesh herët. Detyra, provime, ngarkesë psiqike, probleme të ndyshme, a nuk është kjo e vështirë? -Normalisht. -Pra, pse bëjnë durim njerëzit në vështirësitë e mësimit? -Për të siguruar diçka për të ardhmen e tyre. -Pra, pse të durojmë në vështirsitë e praktikimit të fesë. A thua për të siguruar të ardhmen e jetës 60 vite, punë, shtëpi etj.? Jo, jo, por për të siguruar të ardhmen e jetës së përhershme, jetës pa fund, xhenetin, sipërfaqja e të cilit është më e madhe se Toka dhe qiejt. Ne e sigurojmë të ardhmen e kësaj bote dhe të botës tjetër me këtë udhëzim. Vëlla i dashur, a e di se gabimi më i madh është që ti ta lëshë rrugën e Zotit dhe të ndjekësh rrugën e të devijuarve, rrugën e atyre që nuk mendojnë për ditën e nesërme, vetem kur një ditë do të ballafaqohen me realitetin e vdekjes e do të thonë: "O Zot, më kthe përsëri që të veproj punë të mira!”, por kthim më nuk ka. Vëlla i dashur, mendoje këtë ditë para se të bëhet vonë se do të pendohesh një ditë, por nuk do të pranohet pendimi. Praktikimi i fesë është i vështirë, mirëpo ajo është Jeta, aty është lumturia, aty e gjen pushimin shpirtëror dhe zgjerimin e gjoksit. O vëlla i nderuar, posedues i mendjes, deri kur do të vazhdosh në zhytje të epsheve në humnerën e pafundë?! A nuk po kthehesh te Zoti yt, vallë a mos keni ndonjë premtim se nuk do të vdisni deri sa të pendoheni?! Të pyes për hire të Atij që të ka krijuar se ata mëkatarët a mos kanë gjetur ndonjëherë pushim dhe qetësi në mëkatet e tyre?! Njëri prej tyre thotë : Para njerëzve shfaqa lumturinë Sa që mendojnë se unë gjithmonë jam në gëzim
Sikur ta dinin jetën time të mërzitshme Se si vjen e ngushtohet çdo ditë e përvitshme
Nëse dëshiron udhëzim, bëhu i sinqertë me Allahun! Nëse dëshiron ndjekjen e kësaj rruge, vendos sinqeritet me Allahun! Nëse dëshiron të gjesh rrugën e xhenetit, drejtohu sinqeritetit me Allahun! Nëse e do Allahun, edhe Ai do të dojë ty.
Me nderime dhe respekt për lexuesin Nazmi Shaqiri
|