E martë, 24/12/2024, 04:10
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A mund të ndikojë magjia edhe te anëtarët e tjerë të familjes?
Pyetja:

E nderuara redaksi!
Ju uroj për punën e mrekullueshme që jeni duke bërë. Ju lutem që, me ndihmën e Allahut, të më jepni një përgjigje për pyetjet e mëposhtme:
1) Jam e martuar dhe jetoj me vjehrrit, kunatën, burrin dhe vajzën. Vjehrra ime që prej pesë vitesh është e sëmurë. Diagnoza e caktuar nga mjekët është depresioni. Ajo gjatë tërë vitit nuk ndihet mirë, mirëpo çdo pranverë sëmuret shumë, as nuk mund të flasë, as të ecë dhe i ka gjestet shumë të çuditshme. Ne mendojmë se është e sëmurë nga magjia. E kemi ftuar një vëlla musliman që t’i këndojë rukjen. Ai filloi, mirëpo ajo mbeti në të njëjtën gjendje. Ky vëlla thotë se nuk ndikon rukja për shkak të terapisë së rëndë që ajo përdor kundër depresionit. Ai thotë se është një lloj droge dhe për këtë shkak nuk ndikon Kurani.
Jemi në hall shumë të madh. Nuk po mundet ta ndihmojë as mjeku, as hoxha. Ju lutem për një këshillë e nderuara redaksi.
2) Nëse është e sëmurë nga magjia, a mund të ndikojë edhe te anëtarët e tjerë të familjes?
Allahu ju shpërbleftë!
 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Fillimisht, lusim Allahun e Lartësuar ta shërojë vjehrrën tuaj dhe ajo t`i tejkalojë problemet me të cilat ballafaqohet, pa marrë parasysh a është problemi te magjia (sihër) apo te sëmundjet psikike.

Ajo çfarë ne mund t’ju propozojmë është që ju të vazhdoni përkujdesjen ndaj saj si dhe hulumtimin për gjetjen e shërimit. Është e mundur që sëmundja e saj të jetë psikike si rezultat i problemeve apo traumave me të cilat është ballafaquar gjatë jetës. Por është e mundur të ketë edhe sihër dhe për këtë ajo është e sëmurë dhe në disa raste apo kohë asaj mund t`i vështirësohet situata. Sido që të jetë, ne do t`ju këshillonim që të vazhdoni te mjeku, posaçërisht në ato raste kur i keqësohet gjendja. Por, në anën tjetër ju duhet të provoni edhe me rukje (shërimi me lexim të Kuranit dhe lutje profetike). Kërkoni nga hoxhallarët e mirëfilltë, të cilët aplikojnë mënyrat e rukjes së drejtë, që t`i këndojnë Kuran asaj. Nëse është problemi te terapia e rëndë, që mund të jetë pengesë për mosndikimin e rukjes, atëherë le t`i bëhet rukja në ato faza kur ajo ndihet më mirë dhe e ka terapinë të ndërprerë, ose së paku më të vogël. Besojmë se në këtë kohë, nëse i bëhet rukja, është e mundur të vërtetohet në ka magji apo jo.

Kurse sa i përket pyetjes së dytë, se, nëse ajo është e sëmurë nga magjia, a ka mundësi të ndikohen nga ajo anëtarët e tjerë të familjes, themi se nëse asaj i është bërë magji, atëherë sëmundja nga magjia ka të bëjë me të dhe kjo nuk do të ndikojë te të tjerët. Por, njerëzit në përgjithësi, gjithashtu edhe besimtarët është e mundur të sprovohen me magji. Me këtë është sprovuar edhe Profeti ynë, Muhamedi salallahu alejhi ue selem. Prandaj, goditja ose jo nga magjia është në dorën e Allahut dhe nga gjërat që njeriu nuk mund të ndërhyjë direkt në të, ashtu si nuk ka mundësi ta ndalojë të mos ndodhë vdekja, ose ndonjë fatkeqësi tjetër. Ajo që ka mundësi të bëjë besimtari është të mundohet t`i realizojë shkaqet parandaluese (sebepe) të ndikimit nga magjia dhe cytjet e xhinëve. Këtu, në radhë të parë hyn forcimi i raportit të besimtarit me Krijuesin e Tij, duke qenë i bindur se çdo e mirë dhe e keqe që i ndodh atij është me dijen dhe lejen e Allahut dhe se Allahu i Lartësuar nuk do ta humbë ose se ai nuk do ta pësojë atë derisa i është nënshtruar Atij, në dorën e të Cilit është çdo gjë. Për këtë, themi se e rëndësishme për anëtarët e familjes që të mundoheni t`i forconi raportet tuaja me Allahun e Lartësuar, i Cili është Mbikëqyrësi i të gjithëve, duke i kryer obligimet e përcaktuara dhe duke u larguar nga haramet. Nëse kjo realizohet, atëherë pa marrë parasysh se çfarë do t`i ndodhë njeriut, padyshim fundi do të jetë i mirë për të. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (01/10/2009)
Klikime: 581 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024