E hënë, 23/12/2024, 21:30
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A mund të ndërhyj për t'u fejuar?

Pyetja:

Nëse një vëlla musliman është i interesuar të fejohet me një vajzë, a i lejohet ndonjërit të interesohet, poashtu, për të njejtën vajzë dhe nëse ndodh kjo pa dije, a është mëkat? Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigja:

Ekzistojnë disa hadithe që ndalojnë një gjë të tillë. Ne po zgjedhim hadithin ku Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) thotë: "Mos të fejoj ndonjëri nga ju, mbi fejesën e vëllait të tij, derisa ai ta martojë atë apo ta lë (të lirë vajzën)…”(Transmeton Buhariu)

Nga ky hadith nxjerrim se nëse kuptojmë se një vëlla musliman është i interesuar të fejohet me një vajzë dhe ka filluar procesin e fejeses, neve nuk na lejohet të ndërhyjmë dhe ta kërkojmë po të njejtën vajzë për martesë.

Që kjo çështje të kuptohet më qartë dëshirojmë të sqarojmë se rastet e fejesës në aspektin e pranimit dhe refuzimit nuk janë të njëjta, por ajo mund të ndahet në këto raste:

Rasti i parë: Nëse një mashkull i propozon martesë ndonjë vajze dhe të pranohet kjo ofertë nga pala e vajzës. Në këtë rast, të gjithë janë të pajtimit se nuk i lejohet ndonjë tjetër të shkojë tek ajo dhe t`i propozojë fejesë.

Rasti i dytë: Nëse vajza refuzon propozimin e personit të parë, atëherë, padyshim, lejohet që dikush tjetër të shkojë dhe t`i ofrojë fejesë, për shkak se personi i parë nuk ka fituar asnjë të drejtë ndaj vajzës që e ka kërkuar, kështu që nuk i takon atij të hidhërohet.

Rasti i tretë: Nëse një djalë i propozon fejesë  ndonjë vajze dhe nuk kthehet përgjigja nga ana vajzës, as pozitive e as negative, duke mos patur anim nga njëri opsion.

Në këtë rast ka mospajtim te dijetarët se a lejohet personi i dytë t’i ofrojë fejesë apo jo.

Disa fukaha (juristë islam) kanë thënë se nuk lejohet, pasi me këtë ne i ndërhyjmë në atë që ka të drejtë i pari, kështu që me ndërhyrjen e tij ndikon në kthimin e përgjigjes të parit.

Disa të tjerë kanë thënë se kjo  lejohet, pasi heshtja në këtë rast aludon në refuzim dhe nuk ka ndërhyrje, pasi personit të parë nuk i është premtuar asgjë.

Shumica e dijetarëve hanefi janë të mendimit se nuk lejohet dhe kjo është më logjike dhe më afër argumenteve, përveç nëse kjo përgjigje në këtë formë kalon në një interval kohor të gjatë, atëherë mund të themi se kjo e humb peshën që e kishte.

Rasti katërt: Nëse përgjigja nuk kthehet nga pala e vajzës as positive e as negative, por ekziston animi nga njëri opsion. Nëse animi është nga përgjigja negative, atëherë lejohet të propozojë dikush tjetër fejesë vajzës.Nëse ka anim nga përgjigja pozitive nuk lejohet ndërhyrja.

Imam Tahaviu, nga dijetarët hanefi, thotë se nëse ndodh që dikush t’i propozojë fejesë ndonjë vajze, kurse ajo nuk shpreh interesim në këtë, atëherë lejohet që dikush tjetër t`i propozojë fejesë po të njejtës vajzë. Kurse ajo që konsiderohet e ndaluar është nëse me të parin vajza shpreh interesim, atëherë i ndalohet tjetrit të ndërhyjë dhe t`i propozojë fejesë.

Këto ishin rastet e fejesës të cilat i përmendin dijetarët në librat ku trajtohen çështjet e martesës, këto raste në këtë formë përafërsisht i përmend dijetari i njohur Muhamed Ebu Zehre në librin e tij "El Ahual shekhsije”, ku kuptohet se secili rast ka dispozitë të caktuar.

Gjithashtu, mbetet të sqarojmë edhe çështjen nëse kjo ndodh rastësisht, pra nëse dy njerëz e kërkojnë po të njejtën vajzë përnjëherë, apo duke mos e ditur secili nga ata dy se tjetri është duke e kërkuar të njejtën vajzë.

Nëse kjo ndodh nga padija dhe paqëllim, nuk ka mëkat. Kjo ka ndodhur edhe në kohën e sahabëve, por ajo që është e ndaluar është nëse këtë e bëjmë qëllimisht, atëherë kemi mëkat. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (17/04/2010)
Klikime: 799 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024