E hënë, 23/12/2024, 13:01
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A mund të më tregoni për shenjat e Kiametit?

 

Pyetja:

Eselamun alejkum! Së pari, ju përshëndes dhe Allahu ju shpërbleftë për punën që po e bëni në këtë website. A mund të më tregoni për shenjat e Kiametit? Cilat janë ato, si ndahen?

Përgjigja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Sa i përket pyetjes tënd rreth shenjave të Kiametit themi se ka shumë çfarë të flitet rreth tyre, por ne do të mundohemi me një pasqyrim të shkurtër rreth tyre të informojmë për disa gjëra të rëndësishme rreth tyre, nëse ju dëshironi të zgjeroheni më shumë, janë dy apo tri libra të shkruara apo të përkthyera rreth tyre, mund t’i kthehesh atyre.

Së pari, duhet të kuptojmë se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) sikurse të gjithë profetët nga Allahu i Lartësuar, u dërguan që t’ua tregojnë njerëzve rrugën e shpëtimit në këtë botë dhe botën tjetër. Të gjithë të dërguarit edhe Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) kanë paralajmëruar për gjëra që do të ndodhin në të ardhmen, jo nga vetja e tyre, por nga ajo që u është shpallur atyre.

Nga ato që ka paralajmëruar Muhamedi (salallahu alejhi ve selem) janë edhe disa ndodhi që do të ndodhin para Kijametit.

Këto shenja të kijametit mund të klasifikohen në disa aspekte:

Si ato që kanë ndodhur (kanë kaluar) dhe do të ndodhin, pastaj si ato që do ndodhin një herë dhe ato që do të përsëriten, etj.

Mirëpo ndarja më e qartë dhe e pranuar te dijetarët është ndarja e tyre në parashenja të vogla dhe parashenja të mëdha.

Shenjat e vogla janë të shumta, nga ato mund të veçojmë hadithin, ku Xhibrili i bën disa pyetje Resulullahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) rreth Islamit, imanit dhe ihsanit, ndër to edhe rreth prashenjave të Kiameti ku e pyet Xhibrili (alejhi selam): "Më trego mbi shenjat e tij? Tha (Resulullahu): ‘Kur robëresha t'i lindi vetes zonjushe, kur të shihen barinjtë këmbëzbathur, të zhveshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e godinave të mbudha.” (Muslimi)

Nga shenjat e vogla të Kiametit numërohen: shtimi i pasurisë, përhapja e muzikës, veglave muzikore, konsumimi i alkoolit, ndërprerja e raporteve farefisnore, paraqitja e një kodre të arit nën lumin Eufrat, etj.

Kurse shenjat e mëdha janë dhjetë:

1.2.3. Tri shafitje të tokës .

4.Dalja e Dexhallit.

5.Zbritja e Isait.

6. Dalja e jexhuxhëve dhe mexhuxhëve.

7. Tymi i cili do ta mbulojë tokën.

8. Dalja e një shtaze nga Toka.

9. Lindja e Diellit nga perëndimi.

10. Zjarri që i tubon njerëzit.

Pra këto janë parashenjat e mëdha të Kiametit të cilat përmenden në hadithin që e shënon Muslimi nga Hudhejfe ibn Jeman ku thotë: "Erdhi Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) te ne, derisa ne po përkujtonim njëri-tjetrin (këshillonim), e na pyeti: "Ç`jeni duke përkujtuar?” Ne thamë: "Po përkujtojmë Kiametin.” Ai tha: "Ai nuk do të ndodh para se të shihni dhjetë shenja.” E i përmendi ato: "Tymi, dexhalli, shtaza, lindja e Diellit nga perëndimi, zbritja e Isait (alejhi selam), jexhuxhët dhe mexhuxhët, tri shafitjet, një në lindje një në perëndim dhe një në gadishullin arabik, ndërsa e fundit nga ato: zjarri që del nga Jemeni, i cili i tubon njerëzit në vendtubimin e tyre.”

Për të kuptuar më gjerësisht rreth këtyre shenjave ju porosisim të lexoni librin "Shenjat e Kijametit” nga Osman Abazi. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

02.06.2006

 

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (02/09/2010)
Klikime: 2973 | Komentet: 8 | Ranguar: 5.0/4
Gjithsejt komente: 8
8 Sujuti  
0
Je'xhuxhët dhe me'xhuxhët janë dy popuj shumë të mëdhenj dhe me pasardhës të shumtë. Ata janë njerëz, mirëpo do të bëjnë çrregullime në tokë dhe do të bëjnë krime të mëdha. Ata janë në një vend të ngujuar dhe do të dalin nga ai vend me lejen e Allahut kur t’u vijë koha, mirëpo atëherë Dita e Kiametit është shumë afër. Transmetojnë Termidhiu, Ibni Maxhe dhe Imam Ahmedi se Muhamedi alejhi selam tha: "Je'xhuxhët dhe me'xhuxhët gërmojnë tokën çdo ditë dhe gati sa e shohin dritën e diellit. Thotë i pari i tyre: “Kthehuni se do ta gërmojmë nesër.” E rikthen Allahu atë (tokën) më të vështirë seç ishte, kështu derisa të vijë koha e tyre dhe dëshiron Allahu që t'i dërgojë te njerëzit. E gërmojnë atë gati sa e shohin dritën e diellit dhe thotë i pari i tyre: “Kthehuni, se nesër, InshaAllahu teala, do ta gërmojmë.” Kështu që ata thanë InshaAllahu teala, e kur kthehen tek ai (vendi i gërmimit), e gjejnë siç e kishin lënë dje (pas gërmimit). E gërmojnë atë dhe dalin te njerëzit, e shterin ujin dhe njerëzit mbyllen në kalatë e tyre…"
Nuk është çudi të jenë ata popuj që ne nuk i kemi parë dhe janë të zbuluar, kur dihet se kjo botë është përplot fshehtësi. Edhe sot e kësaj dite në "Trekëndshin e Bermundeve" nuk është ë qartë se ç'fshihet, edhe pse ekzistojnë thënie të ndryshme. Ai është vendi ku u zhdukën njerëz, anije dhe aeroplanë, por megjithatë askush, përpos Allahut, nuk e di të vërtetën për atë vend.
Sidoqoftë, dalja e je'xhuxhëve dhe me'xhuxhëve është një nga shenjat e mëdha të Kiametit dhe ajo gjithsesi do të realizohet kur të vijë koha.

7 Haxhere  
0
Moter Fidane ne lidhje me pyetjen qe ek ber pergjigjjen e ki ne Kaptinen El Kehef aty flitet per jexhuxhet edhe mexhuxhet...... Ku thuhet se ata jan do krijesa as te vogla e as te mdhaja edhe do te perzihen me njerz ,ata ekan ni pend qe smunen me dal ,vetem kur te behet kijameti ajo pend ose mur munet meu shkatrru se ndryshe smunen me dal prej atyhit ku jan .Lexo ma gjensisht ne Kur'an

6 no name  
0
dikush me mtregu ku i postojn pyetjet ne kete faqe se spo muj me e gjet ktu qe po shkruaj eshte per komente, mirpo pyetjen??

5 fidane  
0
Dalja e jexhuxhëve dhe mexhuxhëve a mundet dikush me ma spjegu domethonajen e qesaj

4 Valmir  
0
Ka thene i dergari i Allahute se shenjate e vogela te kiametit jane . Se dote rritet imoraliteti, alkoli dote behet sevape, dote rritet numri i grave qe nje mashkulle dota rujne 15 gra. Allahu na ruajte nga keto gjynae.

3 Arlind  
0
Vertet Eshte i mahnitshem ky artikull .

1 alba  
0
Xhibrili i bën disa pyetje Resulullahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) rreth Islamit, imanit dhe ihsanit, ndër to edhe rreth prashenjave të Kiameti ku e pyet Xhibrili (alejhi selam): "Më trego mbi shenjat e tij? Tha (Resulullahu): ‘Kur robëresha t'i lindi vetes zonjushe"

a mund dikush tma sqaroj se spo e kuptoj kte: si kur robresah ti lind vetes zonjush,spo e kuptoj?


2 Argjendi  
0
dijetaret e kan komentuar kete hadith dhe kan thene se do te shtohet numri i robereshave aq shum sa qe pronari i robereshes lind femij me te i cili femij me von behet pronar i saj
Allahu e di me se miri

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024