E martë, 16/04/2024, 06:33
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

A mund të komunikoj me Zotin drejtpërdrejt?
A mund të komunikoj me Zotin drejtpërdrejt?
 
 
Nga Hayat Anne Collins Osman 
 
    Unë jam rritur në një familje të krishterë. Në atë kohë, amerikanët kanë qenë më praktikues të fesë se sot— shumica e familjeve shkonin në kishë çdo të diel. Edhe prindërit e mi ishin aktivë në kishë. Madje motra ime jepte mësim në shkollën e së dielës dhe ndonjëherë e ndihmoja edhe unë.
Kur isha në shkollë të mesme, ndoqa një program studimi të Biblës për dy vjet. Deri në atë kohë kisha lexuar pjesë të Biblës, por nuk është se i kisha kuptuar edhe aq shumë. Ky kurs duket se do të më jepte mundësinë të mësoja më shumë, por fatkeqësisht aty studiuam shumë pasazhe të Testamentit të Ri e të Vjetër që mua më dukeshin të pashpjegueshme.

Në universitet unë vazhdoja të lutesha. Studentët shpesh diskutonin për fenë dhe unë dëgjoja ide të ndryshme. Ashtu si Jusuf Islami, edhe unë studiova fetë e ashtuquajtura të Lindjes, si Budizmi, Konfuçianizmi dhe Hinduizmi, por nuk më ndihmuan.
Në atë kohë takova një musliman nga Libia i cili më foli pak për Islamin dhe Kur’anin. Ai më tha se Islami ishte feja më moderne dhe më e saktë nga fetë e shpallura. Por duke qenë se unë i shihja Afrikën dhe Lindjen e Mesme si vende të prapambetura, nuk e shihja dot Islamin si modern.

Familja ime e ftoi këtë libianin në një ceremoni kishtare. Ceremonia ishte shumë e bukur, por në fund të saj libiani pyeti: "Kush ua ka mësuar këtë ceremoni? Kush ju ka thënë të uleni e të ngriheni kështu? Kush ju ka mësuar të faleni në këtë mënyrë?” Unë i tregova atij historinë e hershme të kishës. Pyetjet e tij në fillim më nervozuan, por më pas më bënë të mendoja.

Njerëzit që kanë përcaktuar mënyrën e ceremonive të adhurimit kishtar a kanë qenë të kualifikuar ta bënin atë? Si e kanë ditur se cilën formë adhurimi të zgjedhin, a kanë pasur udhëzim hyjnor?
Unë e dija se nuk besoja në shumë prej mësimeve të kishës, por megjithatë vazhdoja të shkoja në kishë. Kur të tjerët këndonin pjesë që unë i konsideroja blasfemike, unë nuk i këndoja. Tashmë ndihesha si e huaj në kishë.

Përse nevojitej njeriu për t’u lidhur me Zotin? Përse nuk mund të komunikoja me Të drejtpërdrejt?

Pa kaluar shumë kohë, unë gjeta një përkthim të kuptimeve të Kur’anit në një dyqan, e bleva dhe nisa ta lexoja. E lexova dhe e rilexova për tetë vjet me radhë. Gjatë kësaj kohe, vazhdoja të isha e interesuar e të lexoja për fetë e tjera.
Shqetësimi im rreth mëkateve të mia gjithnjë shtohej. Si ta dija se Zoti do të më falte?
Unë nuk besoja më në modelin e krishterë, në mënyrën e krishterë për faljen e mëkateve. Mëkatet e mia peshonin shumë mbi shpatullat e mia dhe nuk e dija si të çlirohesha prej tyre. Kërkoja me ngulm faljen e Zotit.


Në Kur’an lexova: "…Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët janë ata që thanë: "Ne jemi nesara- të krishterë”. Këtë ngase prej tyre (të krishterëve) ka dijetarë (ulema) dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneçë. Kur e dëgjojnë atë që i është zbritur të dërguarit (Kuranin), prej syve të tyre rrjedhin lot, ngase e kanë kuptuar të vërtetën dhe thonë: "Zoti ynë, ne kemi besuar, pra na regjistro ndër ata që dëshmojnë (ndër umetin e Muhamedit).(Dhe thonë) Përse të mos besojmë Allahun dhe atë të vërtetë që na erdhi, duke qenë se ne shpresojmë që Zoti ynë do të na çojë (në xhenet)së bashku me njerëzit e mirë.” (Maide 5:82-84)

Nisa të shpresoja se Islami e kishte përgjigjen. Por si të sigurohesha?
Në televizor pashë se si faleshin muslimanët. Madje gjeta edhe një libër që tregonte mënyrën e faljes së namazit (i shkruar nga një jomusliman), prandaj nisa ta praktikoja edhe vetë (por pa abdest dhe nuk falesha si duhet). Unë u fala në këtë mënyrë fshehurazi për disa vjet. 

Më në fund, gati tetë vjet pasi kisha blerë Kuranin, gjeta këtë ajet në të:
"Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe.” (Maide 5:3)
 Qava nga gëzimi, pasi e dija se përpara krijimit të qiellit e të tokës, Allahu e kishte shkruar këtë ajet edhe për mua, se Allahu e kishte ditur se Anne Collins, në Cheektowaga, Nju-Jork, SHBA, do ta lexonte këtë ajet në maj të vitit 1986 dhe do të shpëtonte. Tani, e dija se më duhet të mësoja shumë gjëra, si për shembull si të falesha si duhet... etj. Problem tjetër ishte se nuk njihja asnjë muslimane. Muslimanët ishin më të paktë atëherë sesa tani.
Në numëratorin telefonik gjeta numrin e një shoqate islame dhe i telefonova. Por kur një burrë u përgjigj, më zuri frika dhe e mbylla telefonin. Çfarë do të thosha? Si do të më përgjigjej?
Për disa muaj unë e telefonova atë xhami disa herë, por prapë nuk pata guximin të flisja.
Më në fund, gjeta një mënyrë tjetër, si një frikacake. U shkrova një letër, ku u kërkoja informacione për Islamin. Një vëlla musliman nisi të më dërgonte libra dhe broshura. Unë i tregova atij, këtë herë me telefon, se dëshiroja të bëhesha muslimane, por ai ma ktheu: "Prit derisa të jesh e sigurtë.” Kjo më mërziti pak, por e dija se ai kishte të drejtë, pasi duhet të isha e sigurtë se çfarë po bëja. E dija se pas pranimit të Islamit, asgjë nuk do të ishte si më parë.
Mendoja për Islamin ditë e natë. Në disa raste madje shkova me makinë deri te xhamia (një shtëpi e konvertuar në xhami) dhe i rashë përqark disa herë, por pa mundur të hyja brenda.
Më në fund, një ditë në fillim të nëntorit të vitit 1986, teksa po bëja diçka në kuzhinë, e ndjeva se isha bërë muslimane. Por duke pasur ende frikë, i shkrova sërish xhamisë: "Unë besoj në Allah, të Vetmin Zot, dhe besoj se Muhamedi është i Dërguari. Dëshiroj të më llogarisni në mesin e besimtarëve muslimanë.
”Të nesërmen një vëlla musliman më thirri në telefon dhe unë i thashë shehadetin në telefon. Ai më tha se Allahu m’i ka falur gjynahet e kaluara dhe se unë tani isha e pastër si një fëmijë i porsalindur. Ndjeva se barra e mëkatit po largohej nga shpatullat e mia dhe nisa të qaja nga gëzimi. Fjeta fare pak atë natë, duke qarë dhe duke përmendur Allahun e Lartësuar. Tashmë isha e falur. Falënderimi i takon Allahut! 
 

Përktheu dhe përshtati: Eglantina Muça
Marrë nga
www.islamtomorrow.com
Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (01/08/2010)
Klikime: 2972 | Komentet: 3 | Ranguar: 5.0/5
Gjithsejt komente: 3
3 visar  
0
shum ngjarje interesante ALLAHU JU SHPERBLEFT

2 Sheri  
0
woo shumm guximtaree dhe besimtare...Zoti te Shprbleft me gjitha te mira ne jet...

1 besim  
0
e mrekullueshme kjo ngjarje FALEMNDEROJM ALLAHUN QE NA KA UDHEZUAR NE KTE FE TE PRANUESHME TEK AI,FALEMNDEROJM ATE QE NA KA DERGUAR KURANIN TE JET PRANVER I ZEMRAVE TONA,FALEMNDEROJM ATE QE NA KA DERGUAR MUHAMEDIB A.S. KRIJESEN ME TE DASHUR TEK AI TE JETE SHEMBULL PER NE,FALEMNDEROJM ALLAHUN PER GJITH TE MIRAT QE NA KA FALUR.
LUSIM ALLAHUN TE NA MBROJ NGA XHDO E KEQE NE KTE BOT DHE NE BOTEN TJETER.....LUSIM ALLAHUN TE NA LARGOJ NGA RRUGA E KEQE ,TNA UDHZOJ GJITHMON NE RUG TE DREJT DHE TE NA SHPERBLEJ ME TE MIRAT E TIJ NE KTE BOT DHE NE BOTEN TJETER.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024