Pyetja:
A më lejohet hyrja në namazin farz para kohës, p.sh. 30 minuta përpara se të hyjë, për shkaqe udhëtimi? Përndryshe, nëse nuk kam mundësi assesi ta fal në kohën, sa zgjat për atë namaz?
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Falja e namazit para kohe nuk është e lejuar, pasi shtyllë (rukn) e namazit është hyrja e kohës. Por nëse jeni udhëtar, atëherë ju lejohet ta bashkoni drekën me ikindinë dhe ta falni së bashku në njërën nga dy kohët e këtyre dy namazeve dhe në këtë keni hapësirë mjaft të gjatë. Gjithashtu mund ta bashkoni akshamin me jacinë dhe t`i falni këto dy namaze duke filluar prej kohës së akshamit deri në përfundim të kohës së jacisë. Ndërsa sabahu nuk bashkohet dhe duhet të falet në kohën e përcaktuar. Në fund, ju bëjmë të ditur se bashkimi i namazit ju lejohet në momentin që ju filloni udhëtimin dhe dilni nga qyteti apo fshati në të cilin banoni dhe jo t`i bashkoni namazet në shtëpi dhe pastaj të filloni udhëtimin. Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi
|