E diel, 22/12/2024, 22:56
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A lejohet ushtrimi i profesionit të avokatit

Pyetja: 
A më lejohet të përgatis dhe të jap inshAllah provimin e jurisprudencës (për avokat), me qëllim që të punoj në të ardhmen si avokat, kur dihet se këto ligjet tona janë në kundërshtim me sheriatin e Allahut?

 

Përgjigjja: 

 

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Në pyetjen rreth studimit të drejtimit të juridikut, e kemi përmendur se në disa raste i lejohet besimtarit të merret me këtë fushë, nëse qëllimet janë të drejta. Ndër këto raste është edhe punësimi si avokat, mirëpo në këtë rast duhet të kihen parasysh disa aspekte.

- Fillimisht themi se profesioni i avokatit në jurisprudencën islame është një profesion i cili konsiderohen si lloj i autorizimit (El Vekale). Kështu, një person e autorizon një tjetër që të flet e përfaqësoj atë në emër të tij, në një çështje me të cilën ai ballafaqohet. Për këtë lloj të autorizimit mund të argumentojmë me  kërkesën e Musait, alejhi selam, i cili përcillet në thënien e Allahut të Madhërishëm:

"Musai tha: "O Zoti im, unë kam vrarë një njeri të tyre, prandaj kam frikë se do të më vrasin. Vëllai im, Haruni, është më gojëtar se unë në të folur, andaj dërgoje atë me mua, si ndihmës timin, që të vërtetojë fjalët e mia. Unë vërtet kam frikë se ata do të më quajnë gënjeshtar”.(Kasas, 33-34)

Pra Musai, alejhi selam, kërkoi nga Zoti i tij, që ta fuqizoj atë duke ia shoqëruar edhe vëllain e tij Harunin, pasi që ai ishte më gojëtarë, fliste më rrjedhshëm dhe kishte mundësi më shumë ti elaboronte argumentet dhe faktet.

Gjithashtu vërtetohet se Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, kishte autorizuar Abdullah Ibën Xhaferin në gjykim.[1]

Ndërsa dijetari i njohur Hanefi Es Serhesiu ka thënë: "Ka vazhduar tradita e autorizimit (Vekalës) në çështjet e gjykimeve që nga koha e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, deri në ditët tona, pa e mohuar atë askush dhe pa u qortuar askush për atë veprim”[2]

Deri këtu kuptuam se profesioni i avokatit, është një veprim i lejuar dhe në këtë nuk ka ndonjë gjë që do ta pengonte. Prandaj në shtetin islam, nëse dikush do ta zgjidhte profesionin e avokatit, atëherë kjo gjë do të ishte e lejuar.

 

- Ushtrimi i profesionit të avokatit në një vend në të cilën gjykohet me ligje jo Islame, ashtu si është gjendja tani në kohën bashkëkohore, pothuajse në çdo vend, nuk është e ndaluar në të gjitha rastet. Kjo për faktin se myslimanët, të cilët jetojnë në vendet, në të cilat gjykohen me ligje jo Islame, detyrohen të paraqiten në gjykata të këtilla, qoftë për ti rikthyer të drejtat e tyre që u cenohen, qoftë për tu përgjigjur akuzave me të cilat mund të ballafaqohen. Në këto rrethana ata myslimanë detyrohen për avokat, njohës të këtyre ligjeve, që tu`a mbrojnë të drejtat dhe ti përfaqësojnë ata. Me fjalë tjera, ngritja e çështjes në këto gjykata, nga ana e myslimanit, për ta rimarrë hakun e tij, ose për ta mënjanuar një zullum (aktauzë) me të cilin ballafaqohet, nuk është e ndaluar (haram), nëse ai për këtë detyrohet,[3] ashtu si nuk është haram që avokati ta përfaqësoj këtë besimtar për kontestin e tij në këto gjykata. [4] Mëkati në këtë i takon atij që i ka ndryshuar këto gjykata me ligje të shpikura dhe i detyrojnë njerëzit që të gjykohen me to. Dijetari i mirënjohur Ibën Kajim el Xhevzije, Allahu e mëshiroftë,  e sqaron këtë në librin e tij: "Et Turuk el Hukmije”.[5]

Duke e pasur parasysh këtë zbërthim ju themi se nuk është e ndaluar për ju që ta paraqisni provimin e avokaturës dhe ta ushtroni këtë profesion. Njerëzit, më konkretisht myslimanët, janë të nevojshëm për persona të këtillë, që të jenë besnikë me ta dhe tu ndihmojnë atyre në tejkalimin e dëmeve që u kanosën në këto gjykata.

Prandaj le të jetë synimi i yt tu ndihmosh nevojtarëve, atyre që u bëhet padrejtësi dhe padyshim kjo është një vepër që vlerësohet.[6]

 

- Puna të cilin e kryen avokati është mbrojtja e klientit të tij, kështu nëse avokati e mbron atë për ndonjë të keqe që e ka bërë, pra avokati tenton ta shfajësoj atë, për të keqën që e ka bërë, atëherë nuk ka dyshim se kjo mbrojtje është e ndaluar dhe kjo bënë pjesë në veprimin për të cilin Allahu i Madhëruar na ka ndaluar me këtë ajet:

"Mos e ndihmoni njëri-tjetrin në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër” (Maide, 2).

Ndërsa, nëse e mbron atë për një padrejtësi që i është shkaktuar dhe avokati e mbron për ti`a larguar dëmin, atëherë në këtë rast kjo është e lejuar, bile edhe e lavdëruar, pasi që Allahu i Madhëruar thotë:

"Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat!”(Maideh, 2).

Për këtë, avokati duhet ta ketë parasysh këtë punë dhe mos të pranoj çdo mbrojtje që i kërkohet. Ai para se ta marrë çdo rast për ta proceduar, duhet ta hulumtoj e studioj mirë dhe ta shohë, nëse e drejta është në anën e personit i cili kërkon mbrojtje nga avokati, atëherë ai i hynë kësaj çështje dhe i ndihmon atij që ta fitoj të drejtën nga e cila është privuar. Në anën tjetër, nëse e drejta nuk është në anën e personit i cili i kërkon avokatit ta mbroj, me një fjalë është në kundërshti me atë që pretendon klienti, atëherë avokati e ka obligim që ti`a sqaroj klientit se ky pretendim nuk është i drejtë dhe ta këshilloj se cila është e sakta të cilën duhet ta kërkoj klienti. Nëse pas kësaj pranon klienti ta procedoj çështjen sipas këshillës së avokatit, atëherë këtij të fundit i lejohet ta merr për sipër rastin. Ndërsa nëse klienti nuk pranon dhe këmbëngul që të procedohet rasti sipas tij, atëherë avokati duhet të heq dorë nga ky rast. Kjo për faktin se ai i ndihmon atij në realizimin e një interesi që nuk është i drejtë dhe kjo është e ndaluar në Islam.[7]

Allahu i Madhërishëm në Kuran thotë: "Dhe mos u bëj mbrojtës i tradhtarëve!”(Nisa, 105), kështu që nëse vjen dikush te avokati dhe thotë, unë kam bërë krim, kam vjedhur, kam vrarë dhe më mbroj në gjykatë, atëherë avokati duhet ta ketë frikë Allahun dhe mos ta mbrojë ndonjë person të këtillë, me synim shfajësimi. Zoti e di më së miri!

 

Alaudin Abazi

 


[1] "El Um”, Imam Shafiu, vëll.III, f. 237.

[2] "El Mebsut”, Es Serhesi, vëll. IV, f. 19.

[3] "Fetava el Lexhne ed Daime”, vëll. XXIII, f. 503. Fetvaja numër:19504, me nënshkrim të dijetarëve Abdulaziz bin Baz, Salih el Fevzan, Abdulaziz Ale Shejh dhe Bekër Ebu Zejd.

[4] "Fetava el Lexhne ed Daime”, vëll.I, f. 794, numri i fetvasë: 3712, të nënshkruar nga këta dijetarë: Abdullah bin Ku`ud, Abdullah Gudejan, Abdurrezak Afifi dhe Abdulaziz bin Baz.

[5] "Et Turuk el Hukmije”, f. 185.

[6] Tema: "El Muhamat Ledel Mehakim el Ved`ije”, dr. Sad el Utejbi, http://almoslim.net/node/83750

[7] Revista fetare: "Mexheletu ed Dave”, nr:1789, f. 61; "Munteka Min Fetava Shejh Fevzan”, vëll. III, f. 288.

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (10/02/2011)
Klikime: 1348 | Komentet: 1 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 1
1 Ebo Omar  
0
selam alejkum

Shume tema me pelqyen Allahu ju shperbleft,mirpo ne ket tem ju kisha kshillu qe te beni ndryshim...

Duke u bazu ne shum ajete Kuranore,qe gjykimi dhe ligjvenia i takon Allahut,ndersa gjykimi me ligje tjera perveq ligjit te Allahut esht kufr...

Nese nje avokat musliman,studion juridikun dhe vendos te behet avokat ai mesiguri gjykon me ligje sekulariste ( e kam fjalen per vendet laike-si ne vendin ton) ai mesiguri ben kufr...

Muslimani nuk guxon te behet sikur qiri,te ndriqon te tjert ndersa vet te shkrihet...

Nuk pajtona me ket qeshtje per shkak se qdo musliman mund te mos shkoj ne gjykata te kufrit,mirpo ta marrin nje hoxh qe Elhamdulilah ka sa te duash qe e njeh sheriatin dhe te gjykoj mes atyre,e qe dy palet te pajtohen me gjykimin e tij...

Allahu i Madhëruar thotë:

"Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat!”(Maideh, 2)

Allahu i Madhërishëm në Kuran thotë:

"Dhe mos u bëj mbrojtës i tradhtarëve!”(Nisa, 105)

Qka nese gjykojm me ligje sekulariste-te kufrit,a po ju ndihmojm muslimant dmth ti gzojm qafirat e te hidherojm Allahun,SubhanAllah Allahu na rujt...

selam alejkum...
Allahu e di me se miri

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024