Pyetja:
Selam alejkum ue rahmetullahu ue berekatuhu! Kur bëhet fjalë për lejen e burrit, a është e lejuar t’i jepet ndonjë të varfri sadaka prej shtëpie dhe ke dëshirë të jetë sekret mes teje dhe Zotit? Në atë rast, a lejohet të jepet sadaka pa lejen e burrit?
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Sa i përket pyetjes së sadakasë së fshehtë, themi se juve u lejohet të jepni sadaka të fshehtë dhe mos i tregoni askujt, as burrit tuaj, nëse sadakaja që keni dhënë është pronë e juaja personale, për shembull kur dikush ju ka dhuruar diçka apo posedoni pasuri, etj.. Por nëse ju jepni sadaka nga pasuria e burrit, atëherë ai shpërblim i shkon atij që e posedon atë, prandaj nëse sadakaja është me vlerë të madhe, nuk do të ishte e qëlluar ta jepnit atë pa lejen e burrit. E, nëse sadakaja është diçka e thjeshtë, atëherë gjithashtu më e drejtë do të ishte t’i tregonit, por edhe nëse harroni apo është diçka për të cilën burri juaj nuk bezdiset, atëherë nuk prish punë edhe nëse nuk i tregoni. Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi
|