E hënë, 23/12/2024, 20:46
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

A lejohet ta ndalojë vet për ta propozuar një vajzë?

Pyetja:

Jam i dashuruar me një vajzë që fal namazin rregullisht. Nuk po mundem t’ia shpreh asaj se më pëlqen dhe se kam qëllime serioze. A mund ta ndal vet atë dhe t’i flas për këto gjëra? A është kjo e lejuar?

Përgjigja:

Për dy të dashuruar nuk ka  asgjë që mund t’i bëjë të lumtur ata, përveç martesës. E mira më e dobishme për njeriun është ajo që nuk vonohet.

Kur mashkullit i pëlqen apo e dashuron një vajzë, atëherë ai menjëherë fillon në realizimin e hapave të nevojshme për t’u bashkuar me atë vajzë. Prej teje kërkohet me anë të ndonjë të afërme tënden, apo shoqe të saj t`ia përcjellësh asaj se je i interesuar seriozisht për të. Nëse edhe ajo është e gatshme për këtë, atëherë t’i fillon kontaktin me të familjës së vajzës. Filloni procedurën që është në përputhje me normat islame që është e njohur.

Ne asesi nuk të këshillojmë që të krijosh kontakte me vajzën para procedurave të lartpërmendura, për shkak se Islami i ndërton ndjenjat e dashurisë në baza shumë të shëndosha. Të këshilloj që mos të veprosh etë përdorësh terma siç e përmend në pyetje, si: jam dashuruar, apo të ngjashme si: më magjepsë ajo shumë, etj., vetëm pasi të kryesh fejesen.

Dije, vëlla i dashur, se dashuri e vërtetë është ajo që fillon pas kësaj e cila vazhdon të shtohet dhe forcohet me krijimin e familjes, posaçërisht nëse bashkshortët përkujdesen në kryerjen e obligimeve. Allahu i Lartësuar neve na përkujton Zekerian dhe thotë: "(Përkujto) Zekerian kur e luti Zotin e vet: ‘Zoti im! Mos më le të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt. Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj nesh.” (Enbija, 89-90)

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (17/04/2010)
Klikime: 795 | Ranguar: 4.3/3
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024